Prokuroria Themelore po heton rastin e dhunës në Kuvend, raporton SHENJA. Nga ky institucion thonë se ata po i ndjekin me shumë kujdes ngjarjet e djeshme dhe epilogun e sotshëm dhe dje madje kishte pasur edhe prokuror në kujdestari. Thonë se vazhdimisht janë në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme për çdo hetim. Prokuroria Themelore tha se në momentin që do të zbardhin rastet e veçanta të dhunës dhe sulmit fizik, pra ku do të konstatohet kryerja e veprave penale, do të merren masat adekuate. Pasi dokumentimit të të gjithë veprave penale do të sillet edhe vendim prokurorial.
Author: almakos
28 April Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ka folur për ngjarjet e djeshme në Kuvend ku si pasojë e përleshjes së protestuesve brenda godinës u plagosën 109 persona. Në një lidhje telefonike për “News24” Agim Nuhiu tha se situata u përshkallëzua pasi policia nuk reagoi në mënyrë të shpejtë dhe efikase, ndërsa pranoi se në strukturat e policisë ka interesa poltike. “Grupet të caktuara kanë shkaktuar incidente dhe dhunë ndaj deputeteve në Parlament. Si ministër i Brendshëm ndaj besimin se policia nuk ka reaguar në mënyrë të shpejtë dhe efikase, pasi në strukturat e policisë ka ndikime të interesit politik.…
Vullneti i shumicës do të realizohet deri në fund, proceset demokratike vazhdojnë pas përzgjedhjes legjitime të kryetarit të ri të Kuvendit, kanë thënë nga LSDM në komunikatën e sotme për mediat në të cilën mes tjerash, përcjell SHENJA, apelojnë që qytetarët të ngelin të qetë. “Dhuna mbi përfaqësuesit legjitim të qytetarëve në Kuvend dhe mbi Shtëpinë ligjvënëse është rezultat i konfliktit politik, urrejtjes, ndarjeve, nxitja e trazirave është rezultat i Nikolla Gruevskit, të përkrahur nga Gjorge Ivanov dhe Trajko Velanovski dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Do të përgjigjen për rrezikimin e qytetarëve dhe të mos bien pre e skenarëve…
Ish ndërmjetësuesi belg për zgjidhjen e krizës Piter Vanhaute i ka shkruar letër të hapur ish kryeministrit Nikolla Gruevski. SHENJA ju sjellë letrën e hapur të Vanhautes: Zotëri Gruevski, Ngjarjet e djeshme që ndodhën në Shkup, për çka ju mbani përgjegjësinë kryesore, pasi që ju jeni ata të cilët iniciuat dhunën, do të mbahet mend si një ditë tjetër e zezë e historisë së Maqedonisë. Të qartësoj: përdorimi i dhunës për të penguar procedurat demokratike në Parlemant është i papranueshëm. Jam i vetëdijshëm se VMRO ende është partia më e madhe në Parlament, por kjo nuk do të thotë asgjë…
28 April Talat Xhaferi, kryetari i ri i Parlamentit akuzon presidentin Gjorge Ivanov se është burimi kryesor i situatës në Maqedoni.Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News dhënë mëngjesin e sotëm deklaroi se: “Ivanov është burimi kryesor i gjithë kësaj pasoje. Nga dita e djeshme e ka të qartë se ai është burimi i kësaj gjëndje dhe me thirrjen politike dëshiron të lajë veten nga fajësia por nuk mund të anashkalojë. Takimi i thirrur sot për të mbledhur partitë është farsë”. Intervista e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi: Gazetarja: Si e përjetuat këtë moment që erdhi pas…
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, sot në mëngjes para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Maltë, ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, raporton SHENJA. Ajo tha se ngjarjet që ndodhën në Kuvend ishin të tmerrshme dhe shqetësuese. “Atë që e pamë mbrëmë në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë e tmerrshme për të gjithë ne. ne vlerësojmë se dhuna është çdoherë e papranueshme, madje edhe më shumë kur ndodh në shtëpinë e demokracisë, në Kuvend dhe ne besojmë se në Shkup duhet të ndjeken parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të…
28 April Gjendja e sigurisë në kryeqytet është e qetë, po ashtu edhe në Kuvend prej mbrëmë pas mesnate është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, informon Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve të MPB-së në protestat janë lënduar 109 persona. Siç qëndron në kumtesë deri në ora 23:30 minuta në Spitalin e Qytetit 8 Shatori, Spitalin e qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në Qendrën klinike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë në kazermën Gjorqe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe shtatë personave tjerë. Nga MPB…
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) në lidhje me rrahjen dhe marrjen peng të disa deputetëve në Parlamentin e Maqedonisë, pas zgjedhjes së kryetarit të këtij institucioni, ka thënë se dhuna ndaj atyre që janë zgjedhur nga populli dhe institucioneve demokratike, është e papranueshme, raporton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se janë dukje ndjekur me një shqetësim shumë të madh, ngjarjet që po ndodhin në Parlamentin e Maqedonisë. Ndërsa duke bërë thirrje për gjakftohtësi Dujarric në vijim ka shtuar: “Dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe atyre që…
Me keqardhje dhe shqetësim po shohim se si Maqedonia po rrëshqet në krizë të thellë politike. Kriza, kërkon të kyçen të gjithë palët dhe të tregojnë respekt për principet e demokracisë, ligjshmërisë dhe sundimit të drejtësisë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, transmeton SHENJA. “Respekt- siç kemi kërkuar me vite për kulturën e kompromisit dhe konsensusit. Në mungesë të këtyre principeve, po krijohen qorr-sokak dhe situata shpërthyese, thuhet në kumtesë. MPJ e Greqisë shtonë se “Greqia, i cila gjatë kohe e përkrah principin e mos përzierjes në punët e brendshme të fqinjëve, është e gatshme,…
Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc, i cili është kryesues aktual me OSBE-në, dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri, publikuan kumtesë të përbashkët në të cilën e dënuan incidentin në Kuvendin e Maqedonisë të enjten pasdite. Në kumtesë thuhet se dhuna nuk mund të zëvendësohet për zgjidhje politike dhe se vendimet duhet të miratohen në pajtueshmëri me proceset demokratike dhe në mënyrë të përgjegjshme. “Janë shokuese sulmet ndaj disa anëtarëve të Kuvendit dhe hyrja e dhunshme në Kuvend, i cili është zemra e demokracisë së vendit. Ky ishte akt i frikësimit dhe sulm ndaj përfaqësuesve të…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski rreth orës 4 pas mesnate ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka thënë se dënon dhunën që ka ndodhur në Kuvend ku u sulmuan disa deputetë. Ai ka bërë thirrje institucioneve që të reagojnë shpejtë dhe të zbulojnë dhunuesit. “Nuk kam qenë për atë që me dhunë të mbetem në pushtet dhe nuk kam përkrahur mënyrë të tillë tek tjerët. Bëj thirrje të mos trajtohen të gjithë njëjtë ata që po protestojnë para Kuvendit. Përshëndes përpjekjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët bënë gjithçka për të ndihmuar deputetët e lënduar”, ka deklaruar…
Gjendja e sigurisë në rajonin qendror të qytetit, rreth dhe në Kuvend prej mbrëmë pas mesnate është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve të MPB-së në protestat janë lënduar 109 persona. Siç qëndron në kumtesë deri në ora 23:30 minuta në Spitalin e Qytetit 8 Shatori, Spitalin e qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në Qendrën klinike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë në kazermën Gjorqe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe shtatë personave tjerë. Nga MPB theksojnë se për…

