Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Maqedoni. Ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga fuqizimi i shqiptarëve dhe se përkundrazi stabiliteti në këtë shtet reflektohet edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri. Kjo propagandë bëhet për t’i trembur joshqiptarët e që për qëllim ka ngecjen e shqiptarëve në Maqedoni. Kështu ka thënë një ditë pas incidentit në Parlamentin e Maqedonisë kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, për gazetën “Zëri”. Ai u ka bërë thirrje liderëve shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë që të kontaktojnë me të gjitha…
Author: almakos
Shumica parlamentare, në përputhje me Kushtetutën, rregulloren dhe në mënyrë të qetë, zgjodhi kryetarin e ri të Kuvendit, thuhet në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se me këtë, është bërë hapi i parë drejt realizimit të vullnetit të 700 mijë qytetarëve të shprehur në zgjedhje. Gjithashtu, në kumtesë thuhet se zgjedhja e kryeparlamentarit u përshëndet nga partnerët strategjik SHBA dhe BE. “Tani, Trajko Veljanovski duhet t’ia dorëzojë funksionin dhe të vazhdojnë procedurat demokratike me dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë së re. Shumica parlamentare është e vendosur në vendosjen e institucioneve funksionale, demokracisë dhe drejtësisë në Republikën e Maqeodnisë”,…
Realizimi i platformës së Tiranës nuk i sjell dobi askujt, thuhet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së, ku theksohet se shkelja e ligjeve, rregullores dhe Kushtetutës është shkelje mbi rendin kushtetues dhe shtetin. “Kufizimi i të drejtës demokratike për diskutim është kufizim brutal dhe shkelje e qytetarëve të cilët i kanë votuar. Dhuna politike të cilën e zbatoi LSD mund të rezultojë vetëm në dhunë fizike”, thuhet po ashtu në kumtesë. Nga VMRO-DPMNE thotë se “tentimi i paligjshëm për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, ishte provokim i drejtpërdrejtë për popullin maqedonas, dhe në dëm të shtetit”. Mirëpo, nga partia…
Oliver Spasovski në emisionin 360 ° në Alsat-M, foli rreth asaj që përjetoi mbrëmjen e së enjtes në hapësirat e Kuvendit të Maqedonisë. Ai u shpreh se nuk ka incident më serioz se protestuesit të futen në institucione shtetërore. Sipas tij, të gjithë deputetët shqiptar dhe të tjerët kanë qenë të kërcënuar se do të varrosen. “Njërit i ra poshtë arma, ndërsa kishin edhe thika. Unë u godita me shufër hekuri, me shkop flamuri dhe me karrige. U kërcënuam se do të masakrohemi dhe varrosemi”, tha Spasovski. Ai tha se jeta e tij u shpëtua nga sigurimi personal i tij,…
Në Maqedoni do të mbizotërojë mot kryesisht me vranësira dhe me reshje lokale në perëndim të vendit. Temperaturat do të varjojnë prej 21 deri 27 gradë celcius ndërsa në Shkup dhe rrethinë deri 25 gradë celcius.
Ndërmjetësuesi për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Piter Fejt, ka thënë se nacionalistët po luajnë me zjarr, duke refuzuar që të dorëzojnë pushtetin. Në të intervistë për Rojters, ai shpreh shqetësimin për eskalim të mëtejmë të situatës, që do të çonte Maqedoninë “në prag të luftës qytetare”, në rast se EU vendos që të qëndrojë joaktive.
Në ditën e dytë pas ngjarjeve të dhunshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, gjendja raportohet të jetë e qetë. Tanimë është normalizuar edhe trafiku, i cili ishte bllokuar dje nga policia. Mirëpo, rreth godinës së Kuvendit akoma ka një prani të shtuar të forcave policore. Në lidhje me gjithë atë që ndodhi para dy ditësh në Kuvend, policia deri më tani ka ndaluar 8 persona, ndërsa ka siguruar edhe video material nga Kuvendi me qëllim që të identifikojë personat që kanë shkaktuar dhunë.
Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka uruar përzgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, duke shpresuar se që ai t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët. “Me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, i uroj qytetarët e Shqipërisë për Presidentin e ri. Uroj dhe shpresoj që ai t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët dhe të reflektojë në tejkalimin e krizës aktuale dhe në sfidat që e presin Shqipërinë, ndërsa në raport me shqiptarët e Maqedonisë presim që ky institucion ta mbështesë çështjen shqiptare në Maqedoni, por edhe të ndërtojë relacione…
Askush nuk do të ikë nga përgjegjësia për veprimet e tij, kanë porositur nga LSDM. “Joprofesionalizmi dhe moskujdesi për sigurinë e qytetarëve me dhunën e djeshme në Kuvend arriti majën e saj. Çavkov është realizues i Gruevskit, së bashku me Ivanovin dhe Velanovskin dhe dyfytyrësia nuk mund t’i ndihmoj”, kanë thënë nga LSDM. Nga kjo parti paralajmërojnë se po vjen koha e profesionalizmit në Ministrinë dhe stabilizimin e sistemit të përgjithshëm të sigurisë në shtet.
Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi, deklaroi se do të vazhdojë procesi i formimit të institucioneve nga shumica e re parlamentare. Megjithatë ai njoftoi se të gjitha veprimet e më tutjeshme në këtë kontekst do të ndërmerren pas festave.
Sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar si hap pozitiv zgjedhjen e krye-parlamentarit të ri në Kuvendin e Maqedonisë ai edhe njëherë i ka dënuar sulmet e dhunshme gjatë ditës së djeshme. “I dënoj fuqishëm sulmet e djeshme ndaj anëtarëve të Parlamentit në Shkup. Dhuna nuk ka vend në asnjë Kuvend. U bëj thirrje aktorëve politik ta ruajnë qetësinë, vetëpërmbajtjen dhe t’i respektojnë proceset demokratike. Dialogu politk është rruga e vetme e arsyeshme, e duhur dhe në të mirën e të gjithë qytetarëve të vendit” deklaroi Stoltenberg. Stoltenberg ka shtuar duke thënë se autoritetet kanë përgjegjësi të madhe…
Shtetet e Bashkuara dënojnë ashpër sulmet e dhunshme ndaj anëtarëve të parlamentit të Maqedonisë pas zgjedhjes së Talat Xhaferit si krye-parlamentar. Nga DASH thonë se krye-parlamentari i ri do të ketë mbështetjen e tyre të plotë për t’i ndihmuar Maqedonisë të eci përpara në rrugën evropiane. “Dhuna nuk ka vend në proceset demokratike. Shprehim keqardhjen tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje autoriteteve të Maqedonisë për të siguruar sigurinë e të gjithë anëtarëve të Parlamentit, të hetojnë me detaje sulmin dhe të kërkohet llogari nga ato që shkaktuan dhunën”, thuhet në…

