Author: almakos

29 April Situata e sigurisë në vend nuk është në faze kritike, pavarësisht se organet e rendit nën ndikimin e politikës dy ditë më pare dështuan në përmbushjen e detyrave të tyre, gjegjësisht parandalimin e turmës për të mos hyrë në Institucionin më të lartë ligjvënës. Kështu vlerëson eksperti  i sigurisë Lubomir Gjurçevski, sipas të cilit nuk guxon edhe njëherë të përsëritet që grupe të organizuara apo mafia të uzurpojnë institucionet e shtetit. Për momentin gjendja e sigurisë në Maqedoni është e ngarkuar dhe e rëndë por nuk mund të thuhet se është në ndonjë fazë kritike. Pas kësaj ngjarje…

Lexo më Shumë

29 April Deklarata e partive politike shqiptare e cila nga VMRO-ja dhe organizatat e afërt me të njihet edhe si “Platforma e Tiranës” assesi nuk paraqet burim të krizës në Maqedoni dhe duhet ndalur trillimet e tilla, porosisin politikanët e Shqipërisë. Mimi Kodheli, Ministre e Mbrojtjes nga Partia Socialiste thekson se shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë e as që do të jenë pengesë e zhvillimit të Maqedonisë, përkundrazi pikërisht ata luftojnë fort për ta pasur një Maqedoni sa më demokratike e të drejtë.  Ky ngërrç, me sa kuptoj, do të vazhdojë edhe për disa kohë të tjera dhe kjo është…

Lexo më Shumë

29 April Dy ditë pas trazirave dhe hyrjes së dhunshme të protestuesve në Kuvend, situata paraqitet e qetë. Megjithatë forca të shumta policore vazhdojnë të sigurojnë objektin e institucionit më të lartë ligjvënës. Edhe qarkullimi në këtë pjesë të kryeqendrës është normalizuar. Bogdan Ilievski nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” konfirmoi se protestuesit do të pushojnë në fundjavë dhe se me aktivitete do të rikthehen nga dita e hënë. Ilievski ndër tjerash deklaroi se nuk ndjehet përgjegjës për dhunën e përdorur nga protestuesit, me arsyetimin se nuk ka pasur urdhër për një gjë të tillë. Ne do të vazhdojmë më…

Lexo më Shumë

29 April Shumica e re parlamentare shprehet e prerë se së shpejti do të vijojë procesi i formimit të institucioneve demokratike.  LSDM-ja sot i bëri thirrje ish kreut të kuvendit Trajko Veljanovski që urgjentisht t’ia dorëzojë funksionin kryeparlamentarit të sapo zgjedhur Talat Xhaferi. Nga partia e Zaevit gjithashtu bën thirrje që qytetarët të mos bien pre e skenarëve të Gruevskit të cilat synojnë rrënimin e proceseve demokratike dhe largojnë vendin nga integrimet euro-atlantike.  Shumica parlamentare është e përcaktuar për vendosjen institucioneve funksionale, sundimin e ligjit dhe drejtësisë. Dhuna në parlament e nxitur nga Nikolla Gruevski, Gjorge Ivanov, Trajko Veljanovski, Mitko…

Lexo më Shumë

29 April Në një deklaratë nga Zyra e Prokurorit Publik, bëjnë me dije se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme në lidhje me identifikimin e pjesëmarrësve në trazirat që ndodhën në Kuvend dy ditë më parë dhe se prokurorët në detyrë po informohen rregullisht në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve dhe po i japin udhëzime të mëtejshëm policisë. Aktualisht për këtë rast po punojnë gjashtë prokurorë publik, por sipas nevojave pritet të rritet numëri i tyre dhe kanë për qëllim sqarimin e shpejtë dhe efikas të këtyre ngjarjeve kriminale, thuhet në deklaratë. Në lidhje me numrin e…

Lexo më Shumë

29 April Hoyt Brian Yee, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi do tё vizitojё Republikёn e Maqedonisё mё 30 prill dhe 1 maj 2017. Zёvendёs ndihmёs sekretari Yee do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik. Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe, dhe reformat e nevojshme pёr integrim Euro-Atlantik.

Lexo më Shumë

Hoyt Brian Yee, zёvendёs ndihmёs sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi do tё vizitojё Republikёn e Maqedonisё mё 30 prill dhe 1 maj 2017, ndryshe nga siç fillisht ishte paralajmëruar se zyrtari amerikan  dotë vijë më 1 maj. Zёvendёs ndihmёs sekretari Yee do tё takohet me presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferi, liderёt e partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti, Bilal Kasami, Vesel Memedi, dhe  Menduh Thaçi, si dhe me pёrfaqёsues tё shoqёrisё civile dhe komunitetit diplomatik. Nё takime do tё diskutohet pёr statusin e formimit tё qeverisё, marrёdhёniet dypalёshe, dhe reformat e nevojshme pёr…

Lexo më Shumë

Ne, shqipet e Kosoves dhe Shqiperise kepusin mufka n’Qiell dhe jemi te paret per te dhene mend’ ose thene ma mire per te shit’ mend! Ne rastin e Maqedonise, nuk asht e nevojshme me u ba eksperta te tane’ sepse kjo nuk i ndihmon HIÇ shqiptareve andej; e as qytetareve te tjere ne Maqedoni!z. Sela dhe z. Ibrahimi se bashku me deputet e tjere meritojne krejt respektin per -burrnine-(meqe na vdesim i fije per te tille terma) guximin qytetar si dhe pergjegjesine intelektuale & humane kundrejt votuesve t’vet!As i pari e as i dyti NUK ASHT ‘hero’. T’mos e rrej…

Lexo më Shumë

29 April Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela pas qëndrimit dy ditor në Spitalin e Shkupit sot rreth orës 11,00 është transferuar në Spitalin Klinik të Tetovës Pas mbëritjes në spitalin e Tetovës në fillim ai iu është nënshtruar disa kontrolleve rutinë e më pas është akomoduar në dhomën e tij ku vazhdon të jetë nën mbikqyrjen e mjekëve specialist. Drejtori i Spitalit të Tetvoës, Florin Besimi tha se Ziadin Sela do të qëndrojë disa ditë, do të jetë në kujdesin e mjekëve sepcialist ku edhe kushtet janë më të mira dhe ka hapsirë më të madha.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Arben Labënishti, në një shkrim të tij thotë se protestuesit ë dhunshëm që hynë në kuvend, realizuan një akt mizor. Ai gjithashtu thotë se shqiptarët duhet të tregohen të zgjuar dhe të ekuilibruar, ndërsa shpreh keqardhjen për keqtrajtimin e Selës dhe i uron një shërim sa më të shpejtë. Labënishti gjithashtu shpreh konsiderata për aktin dinjitoz të këndimit në Parlament të Himnit Kombëtar Shqiptar nga Zeqirija Ibrahimi. Ja edhe postimi i tij i plotë: “Mendësia bizantine si mallkim Protestuesit e tërbuar e të çmoralizuar, të cilët pas zgjedhjes nga shumica parlamentare të Kryetarit të Parlamentit në…

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë Vuçiç e pranoi në takim Ambasadorin e Turqisë në Beograd Tanzhu Bilgiç dhe e ftoi Presidentin e Turqisë Rexhep Tajjip Erdogan në vizitë. Në deklaratën e publikuar nga Kryeministria u tha që Kryeministri Vuçiç i përkrah projektet e realizuara nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim – TIKA dhe që e fton Presidentin e Turqisë ta viziton Serbin. Vuçiçi në deklaratën e tij shprehi dëshirë për thellësim të marrëdhënieve të mira aktuale me Turqinë dhe popullin turk si dhe i falënderoj Turqisë për përkrahjen e dhënë në kohën e fundit. Kryeministri aktual i Serbisë i cili me…

Lexo më Shumë

Krerët e Delegacionit të BE-së, Ambasadës së ShBA-s, Misionit të OSBE-së dhe zyrës së NATO-s në Shkup kanë realizuar një takim të përbashkët për të diskutuar rreth sulmit në Kuvend dhe për të shqyrtuar situatën e sigurisë. Ata kanë dënuar ashpër sulmin e organizuar në Kuvend. “Ne shprehim shqetësim serioz që autoritetet dështuar të parandalojnë atë dhe nuk I kanë ofruar sigurinë e nevojshme për deputetët dhe gazetarët që kanë qenë present. Një sulm në institucionin shtetëror I cii është zemra e demokracisë është një sulm i vet demokracisë”, thuhet në komunikatën e përbashkët. Ata kanë shtuar se presin që…

Lexo më Shumë