Author: almakos

Deputeti i LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili ishte njëri ndër të sulmuarit mbrëmjen e së enjtes, sot në një konferencë për shtyp publikoi disa fotografi dhe emra, të cilët sipas tij, kanë sulmuar deputetët. Ai tha se do të përgjigjen edhe ata që kanë dhënë urdhër edhe ata që kanë sulmuar. “PTHP, MPB dhe institucionet kompetente duhet të bëjnë hetim publik dhe trasnparent me qëllim që të zbulohet numri i keqbërësve të cilët ishin pjesëmarrës në këto ngjarje. Nga inçizimet qytetarët masovikisht kanë njohur përmbaruesit e Gruevskit, Mijallkovit, Çavkovit dhe Veljanoskit. Të gjithë ata janë të njohur për deputetët e…

Lexo më Shumë

https://almakos.com/wp-admin/post.php?post=294578&action=edit Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela vazhdon të kurohet në spital, por edhe pse gjendja e tij është e qëndrueshme, mjekët kanë urdhëruar ndalimin e të gjitha vizitave nga jashtë. “Kryetari i partisë tonë z.Ziadin Sela është me shëndet të mirë dhe ne gjendje stabile, por duhet të komunikojmë kërkesën e ekipit mjekësor të cilët sot morëm vendim të formës së prerë që të ndalohen të gjitha vizitat në dhomën e tij. Jemi të sigurtë për mirëkuptimin tuaj dhe faleminderit sërish, që edhe pse këto ditë kanë qënë orë tmerri, shqiptarët kanë dhënë një fotografi madhështore bashkimi, duke harruar ndarjet…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja sot përmes kumtesës e akuzoi LSDM-në se, siç thuhet, duke shpejtuar që ta realizojë platformën e Tiranës ashpër e ka shkelur Kushtetutën, ligjin dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe kërkoi përgjegjësi juridike dhe politike për situatën në të cilën e kanë sjellë Kuvendin dhe shkatërrimin e demokracisë në Republikën e Maqedonisë. “LSDM-ja në mënyrë të planifikuar dhe të dhunshme realizoi performancë të cilën e quajnë zgjedhje të Kryetarit të Kuvendit dhe me këtë me paramendim veten dhe deputetët e tyre dhe të punësuarit në Kuvend i vunë në rrezik dhe goditje të revoltës popullore, që me ditë të…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar katër persona nga gjithsej 15 që i kërkon Prokuroria Publike lidhur me dhunën në Kuvend, mëson Alsat-M nga burime jozyrtare. Njëri nga katër personat, sipas burimeve të njëjta është kryeshef në Drejtorinë për siguri dhe kundërzbulim. 11 personat e tjerë ndaj të cilëve është lëshuar flet-arrest janë të pakapshëm për policinë. Të gjithë 15 personat të cilët po i kërkon MPB-ja, jo-zyrtarisht janë pjesë e grupit që pushtuan qendrën për pres konferenca në Kuvend dhe rrahën deputetët. Për më shumë informatat ndiqni edicionet e lajmeve në orën 16.00, 19.00 dhe 22.00.

Lexo më Shumë

Një fëmijë katërvjeçar ka marrë lëndime të rënda nëpër trup pasi ka rënë dhe është shtypur nga një traktor, që e drejtonte gjyshi i tij. Pas ndihmës së dhënë në spitalin e Gostivarit, ai urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit. Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite në një arë, në vendin e quajtur “Dunaishte” kur R.A. (60) me traktor ka qënë duke kryer punë bujqësore. Fëmija është ngjitur në traktorin që lëvizte dhe për një moment ka rënë, dhe me pas  është shtypur me njërën nga gomat e traktorit. Prindërit e fëmijës e kanë dërguar menjëherë në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme ka akuzuar LSDM-së, se duke shpejtuar për të realizuar Platformën e Tiranës ka shkelur Kushtetutën, Ligjet dhe Rregulloren për punë të Kuvendit dhe ka kërkuar përgjegjësi juridike dhe politike për situatën në të cilën, thonë ata, e ka sjellur Kuvendin dhe demokracinë në Maqedoni. Sipas partisë, LSDM i ka borxh kërkim falje qytetarëve për revoltën e shkaktuar, duke realizuar performansin e tyre për përzgjedhje të kryetarit të Kuvendit, në orë kur e dinë se mijëra protestues janë para Kuvendit, durimin e të cilëve me ditë e kanë testuar dhe qëllimisht i kanë provokuar. /SHENJA/

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një kumtese thekson se shumica parlamentare realizoi detyrimin e saj ndaj qytetarëve me dinjitet, urtësi dhe kujdes. Ata thonë se kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. “Në periudhën që vjen në pajtim me Rregulloren, Kushtetutën dhe ligjet do të formohet edhe qeveria e re reformuese. Proceset demokratike do të vazhdojnë për shkak se kjo është ardhmëria e qytetarëve për jetë cilësore dhe kjo është rruga e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Ky është vullneti i shumicës dhe ajo vendos dhe jo grupi i dhunuesve dhe kriminelëve”, theksojnë nga LSDM-ja. Gjithashtu kërkojnë nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë një deklarate për mediat për shpalljen e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit, ka folur edhe për krizën në Maqedoni dhe zhvillimet e fundit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA). “Jemi në drejtën tonë që fqinjëve tanë maqedonas t’iu kujtonim se do të dëshironim shumë që shqiptarët në Maqedoni, që nuk janë një minoritet, por janë një popullsi shtetformuese, janë një nga dy entitetet që formojnë Maqedoninë, të gëzojnë respektin, liritë dhe të drejtat 100 për qind të barabarta me maqedonasit”, u shpreh Rama. Ai…

Lexo më Shumë

Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, sot dhe nesër qëndron në Maqedoni, ndërsa në takimet me zyrtarët e lartë dhe përfaqësuesit e partive politike në fokus ka krizën politike, e cila u përshkallëzua me dhunë në Kuvend, si pasojë e ndërhyrjes së protestuesve kundër formimit të institucioneve nga shumica e re parlamentare. Në njoftimin e Ambasadës Amerikane bëhet e ditur se zyrtari i lartë nga Uashingtoni do të takojë presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e sapo zgjedhur të Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, kryetarin e VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, të BDI-së, Ali Ahmeti, të lëvizjes Besa, Bilall…

Lexo më Shumë

Sipas burimeve jozyrtare, Prokuroria Publike ka dhënë urdhër për ndalimin e 15 personave që kanë marrë pjesë në dhunën ndaj deputetëve të enjten në Kuvend. Faktor shkruan se Ministria e Punëve të Brendshme po merret me zbatimin e këtij urdhri të Prokurorisë. Në momentin që policia do t’i gjejë këta persona, ata do të barten nëpër stacionet policore dhe nesër do të nxirren para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe me siguri, do të kërkohet masa e paraburgimit.

Lexo më Shumë

Me kërkesë të Prokurorisë Publike, Ministria për Punë të Brendshme (MPB) ka nxjerrë flet-arrest për 15 persona. Bëhet fjalë për persona të cilët ishin pjesë e protestuesve të cilët ushtruan dhunë ndaj, deputetëve dhe gazetarëve. Flet-arresti është lëshuar dhe policia është në ndjekje për kapjen e personave, ata pritet së shpejti të privohen nga liria dhe t’i dorëzohen sa më shpejt Prokurorisë, të merren në pyetje, prej nga pason edhe marrja e masës së sigurisë ndaj tyre. Ndryshe këto janë urdhrat e parë pas lirimit të 8 personave të ndaluar që nga nata e protestave.

Lexo më Shumë