Author: almakos

Seanca e sotme gjyqësore për rastin “Mitmarrja”, në të cilin është i akuzuar lider i LSDM-së, Zoran Zaev, është shtyrë për më 27 qershor. Arsyeja për anulimin e seancës ishte se Zaev në ora 10:30 ka pas takim me përfaqësuesit e OSBE-së për ndodhitë e 27 prillit, gjegjësisht rrahjes së deputetëve të shumicës parlamentare dhe gazetarëve në Kuvend. Në seancën e fundit, avokatët mbrojtës kërkuan nga Prokuroria Themelore për Krim të Organizuar dhe Korrupsion që t’ju jep kopjet e dëshmive për rastin. Sipas akuzës Zaev,  ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni,…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Marko Zërlevskit ka ftuar deputetët e rrahur në bisedë për të dëgjuar dëshmitë e tyre mbi dhunën e ushtruar nga protestuesit. Ftesat i janë dërguar sekretarit të përgjithshëm, Zharko Denkovski. Prokuroria nuk tregon cili nga deputetët është ftuar për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur saktë para shtatë ditëve në pres-qendrën e Kuvendit, në momentin kur janë futur protestuesit e dhunshëm. Tani për tani nuk është ftuar asnjë gazetar dhe punonjës mediatik të cilët gjithashtu ishin në shënjestër të dhunuesve. Prokuroria tashmë disa ditë nuk jep informacione nëse vepron sipas kërkesave të policisë lidhur me atë nëse do…

Lexo më Shumë

Gjendja shëndetësore e kreut të LR PDSH-së Ziadin Sela vazhdon të përmirësohet dhe së shpejti pritet të lëshohet në kurim shtëpiak, thonë mjekët në spitalin klinik të Tetovës. Siç bëhet e ditur nga kabineti i Ziadin Selës, ai dje po ashtu ka marrë pjesë edhe në një mbledhje me anëtarët e partisë që është realizuar brenda hapësirave të Spitalit, ndërkohë që për vetëm disa ditë, pritet që t`iu bashkohet edhe deputetëve në parlament. Përndryshe ditëve të fundit, Sela është vizituar nga ndërkombëtarët dhe ambasadorët në vendin tonë, ndërsa sot për vizitë në Spitalin klinik të Tetovës, ishte edhe kreu i…

Lexo më Shumë

Komisioni Anti korrupsion  ka shkatërruar  materiale arkivore që kanë të bëjnë me  periudhën 2002-2014, njoftoi portali Nova TV. Gjatë ditës së sotme, dokumentacioni është ngarkuar në dy automjete të një kompanie e cila merret me prodhimin e letrës dhe ambalazhit. Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit për shkatërrimin e dokumenteve ka marrë leje nga Arkivi shtetëror në krye të cilit është Filip Petrovski. Për momentin nuk dihet arsyeja për shkatërrimin e arkivit dhe për cilat raste janë dokumentet. Komisioni antikorrupsion me vite të tëra është krejt i mbyllur për opinionin dhe thuajse nuk ka ngritur anjë rast serioz për korrupsion…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE apelon tek MPB dhe Prokuroria që të mos arrestojnë edhe më tej qytetarë të cilët, sipas deputetit të kësaj partie Antonio Milloshoski janë të pafajshëm dhe për të cilët nuk ka asnjë dëshmi materiale, njofton SHENJA. Milloshoski po ashtu deklaroi se nuk duhet që vetëm për disa persona që kanë shkaktuar dhunë të arrestohen edhe të pafajshëm. Deputeti i VMRO-DPMNE-së apeloi deri tek ministri i punëve të brendshme Agim Nuhiu dhe gjykatat që të kenë kujdes se si veprojnë në të ardhmen. Sipas Milloshoskit, gjestet e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi, janë provokim i rëndë për qytetarët…

Lexo më Shumë

Identifikohen personat të cilat përmes videos ekskluzive që siguroi Alsat, tërhiqnin zvarrë të gjakosur liderin e LR PDSH-së Zijadin Sela. Bëhet fjalë për Toni Trajkovskin nga Kumanova si dhe Kire Gjorgjievskin nga Shkupi i cili në videon e publikuar shihet duke u krenuar me aktin e tij. Gjorgjievski është një ish pjesëtar i forcave paramilitare në vitin 2001, i punësuar në ELEM ndërsa njihet si njëri i afërt i Gruevskit dhe drejtorit të Arkivit Shtetëror, Filip Petrovski. Ka dyshime se i njëjti është i varur nga droga. Mbrëmë pas identifikimit të tij, në rrjetin social Facebook i ka fshirë të…

Lexo më Shumë

Anëtari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), akademiku Vllado Kambovski, në ndarjen e çmimit “Goce Dellçev” për vitin 2017 në hapësirat e ASHAM-it dënoi fuqishëm ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, ku mbetën të plagosur rreth 100 persona, përfshirë deputetë, punonjës të medias dhe pjesëtarë të policisë, raporton Anadolu Agency (AA). Kambovski theksoi se ai incident i egër është turp që bie në shpinë të atyre që e organizuan, e nxitën dhe ndihmuan në kryerjen e saj. Ai shtoi se sulmuesit dhe nxitësit e këtij incidenti sulmuan Kuvendin e Maqedonisë së lirë, siç…

Lexo më Shumë

Kuvendi Popullor i Bullgarisë sot e zgjodhi liderin e partisë Qytetarë për Zhvillimin Evropian të Bullgarisë (GERB), Bojko Borisov si kryeministër i ri i Bullgarisë, njofton BTA. “Për” zgjedhjen e Borisovit votuan 133 deputetë, ndërsa 100 ishin kundër. Pasdite Kuvendi duhet të votojë edhe për zgjedhjen e Qeverisë së Borisovit, e cila do të ketë katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministra. Në fjalimin e tij para deputetëve para zgjedhjes, Borisov deklaroi se sipas vullnetit të popullit bullgar GERB dhe koalicioni Patriotë të bashkuar (PB) e “ndërmarrin përgjegjësinë për menaxhim me vendin në katër vitet e ardhshme në momente të cilat janë…

Lexo më Shumë

Lideri I LSDM-së, Zoran Zaev, ka thënë se akoma janë të mundshme pengesa të reja në procesin e formimit të Qeverisë së re, duke shtuar gjasat për të ndodhë kjo janë gjithnjë e më të vogla, njofton SHENJA. “Besoj se OSBE mund të ofrojë ndihmë të madhe në parandalimin e krizës, në zbatimin e reformave dhe stabilizimin e vendit, si dhe ofrimin e garancive se asnjëherë nuk do të përsëriten raste të tilla. Kërkuam që OSBE të përfshihet në të gjitha proceset e ardhshme me qëllim që të përshpejtohen proceset e stabilizimit të vendit”, ka thënë Zaev pas takimit me…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i Parlamentit, Talat Xhaferi, nga Brukseli deklaroi se eurokomesari Han edhe një herë e ka rikonfirmuar mbështetjen e zgjedhjes së tij si kryetar, njofton SHENJA. Xhaferi tha se “takimi i radhës me komisarin Han rikonfirmon mbështetjen pa rezervë të BE-së dhe institucioneve evropiane për zgjedhjen e tij”. Ai tha se në takim i është dhënë shtytje të vazhdoj në këtë drejtim në bartjen e funksionit të kryeparlamentarit të Maqedonisë. Kryeparlamentari Xhaferi tha se e ka informuar Eurokomisarin Joanes Han se të gjitha letrat përfshirë edhe atë për presidentin Gjorge Ivanovit janë të dërguara, madje dhe ka konfirmim…

Lexo më Shumë

Komisari për fqinjësi dhe zgjerim, Johanes Han, pas takimit të realizuar sot me kryeparlamentarin e ri, Talat Xhaferi, ka përsëritur se BE dënon fuqishëm sulmin ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend javën e kaluar., njofton SHENJA. Nëpërmjet një komunikate, Han ka thënë se përsëritja e sulmit të tillë vë seriozisht në rrezik perspektivën evropiane të vendit. “Komisari ka mirëpritur zgjedhjen e z. Xhaferi nga shumica e deputetëve dhe ka shprehur gatishmërinë e BE-së të punoj me të për të avancuar agjendën e reformave të BE-së, përfshirë implementimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe Reformat Urgjente Prioritare. Kuvendi duhet të lejohet të…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Shkup 1 – Shkup para gjykatësit me procedurë paraprake, gjatë ditës së djeshme janë ndaluar tre persona me propozimin e Prokurorisë Publike Themelore – Shkup për përcaktimin e masës paraburgim për një person dhe përcaktimin e masës së kujdesit për dy persona. Në kumtesë theksohet se Gjykata Themelore Shkup 1 – Shkup mori vendim me të cilin për një person për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale Pjesëmarrje në masë që do të kryejë vepër penale sipas nenit 385 të Kodit Penal dhe vepër penale Shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm sipas nenit 288 të…

Lexo më Shumë