Tashmë dy ditë pas shpalljes së platformës së partive parlamentare shqiptare, mbretëron heshtje në VMRO-DPMNE dhe LSDM. Asnjëra prej këtyre partive nuk ka formuluar një qëndrim të qartë lidhur me kërkesat zyrtare të faktorit politik shqiptar. Nga LSDM, shkurtimisht për televizionin Shenja thanë se ende partitë shqiptare nuk ua kanë dorëzuar marrëveshjen zyrtarisht, në formë kushti, prandaj nuk mund të formojnë qëndrim të prerë se a është ose jo e pranueshme kjo platformë. “Kur të na i dorëzojnë platformën zyrtarish do të formulojmë qëndrim dhe të njëjtin do t’ia kumtojmë opinionit. Dje u prezantua paltforma publikisht, por ne duhet t’i…
Author: almakos
Në lagjen “Sahat Kullë”, kamionët që mbartin mbeturina nuk shkojnë rregullisht. Qytetarët e kësaj lagje, ankohen se përveç ajrit që është i ndotur, ata përballen edhe me këtë problem. Qytetarët thonë se mbeturinat të cilat grumbullohen me javë, përshkak se kamionët shkojnë që t’i marrin ato me shumë vonesë, shkaktojnë erë të keqe në lagje dhe ato kanë frikë se mos shkaktohet edhe ndonjë epidemi. “Problemi është, këtu çdoherë ka qenë të martën dhe të shtunën me i marrë mbeturinat, por ka 2-3 muajt e fundit vijnë nga 2-3 herë në muaj ose aspak. Po flitet që ajri është i…
Nesër presidenti Ivanov pritet t’i ndajë mandatin për formimin e Qeverisë liderit të partisë apo koalicionit që do të sigurojë 61 deputetë, shkruan SHENJA. Në mungesë të një koalicioni të këtillë, jozyrtarisht Ivanov pritet që mandatin t’ia ndajë liderit të partisë fituese të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, kreut të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski. 9 janari është afati i fundit kushtetues ku thuhet se presidenti i jep mandatin për formimin e Qeverisë mandatarit të ri në afat më së voni prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit. Zyrtarisht nga kabineti i presidentit Gjorgji Ivanov, nuk kanë zbuluar akoma kohën e saktë të…
Më së voni deri më 15 janar skadon afati për parashtrim të paraqitjes për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar nga ana e obliguesve tatimor – persona juridik dhe fizik, të cilët në vitin e kaluar kalendarik, përfundimisht me muajin dhjetor të vitit 2016, nga kryerja e veprimtarisë tatimore ekonomike kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm më të lartë se 1.000.000 denarë, kumtoi DAP-i. Në afatin e njëjtë, shtohet në kumtesë, Paraqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari “DDV-01”) mund të parashtrojnë edhe obliguesit tatimor të cilët dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet…
Zh.P (58) nga fshati Sopot vdiq nga zjarri i cili ka shpërthyer në një hapësirë ndihmëse në oborrin e shtëpisë së tij. MPB informon se zjarri ka shpërthyer dje rreth orës 9 e 30 minuta. Gjatë shuarjes së zjarrit nga ana e banorëve lokal është gjetur i vdekur pronari. Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekip nga Stacioni policor – Shën Nikollë, ndërsa vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, si pasojë e karbonizimit pa shenja të dhunës. Trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.
Më së ftohti me minus 28 gradë sot në mëngjes ka qenë në Berovë. Sipas DPHM vijon -25 Manastiri, -24 Mavrova, -23 Lazaropole dhe Kriva Pallanka, -22 Tetova dhe Krusheva, -21 Shkup Petrovec, Shtip dhe Prilep, -20 Vinicë, -19 Kumanovë, Gjurishte dhe Topolçan, -18 Strumicë, -17 Demir Kapi, -16 Ohër dhe Pretor, -15 Dibër, -12 Dojran, -10 Gjevgjeli dhe -17 Shkup. Reshje të reja të borës nuk janë vërejtur, ndërsa shtresa e borës lëviz prej 8 centimetra në Pretor dhe Demir Kapi, 9 në Strumicë dhe Shkup, 10 Shkup Petrovec, 11 Vinicë, 14 Shtip dhe Prilep, 15 Ohër, 17 Manastir,…
Kryetari i PD, Lulzim Basha deklaron se shkollat po mbahen mbyllur nga moti i ftohtë dhe jo nga gripi. Në një deklaratë për mediat, kryedemokrati Basha thotë se gripi është një pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale, siç është mungesa e ngrohjeve. “Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit. Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale. Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar liderët e partive shqiptare në Maqedoni për deklaratën e përbashkët, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve. Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Ky duhet të jetë një shembull dhe frymëzim për të gjithë.”. Postimi i plotë i Thaçit: “I përgëzoj liderët e partive shqiptare në Maqedoni për bashkimin e tyre rreth një platforme, e cila siguron se do të punohet edhe më fuqishëm për realizimin e të drejtave të shqiptarëve, por edhe hap perspektivën evropiane të Maqedonisë. Me këtë bashkim…
Disa rrugë në rajonin e Likovës ende janë të pakalushme për shkak të sasisë së madhe të borës. Ndërkohë ekipi mobil “Likova” pranë Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit që kujdeset për emigrantët, ka ndihmuar disa fshatra të bllokuar në këtë rajon. Siç kanë treguar anëtarë të ekipit të Kryqit të Kuq, në 24 orët e fundit nga rrugët e bllokuara i kanë nxjerrë më shumë se 20 civilë. Në atë rajon, rrugët janë të pakalushme nga fshati Reçicë drejt fshatit Vaksincë, por gjendja e njejtë është edhe në fshatrat tjerë që gravitojnë në përreth kufirit serb. “Përveç që…
Kryeministri Rama ka nisur pa humbur kohë takimet për të bërë gati Partinë Socialiste për zgjedhjet e qershorit. Ai ka pasur një takim në vilën qeveritare të Durrësit vetëm me grupin socialist, të ngarkuar për koordinimin e strukturave të forcës më të madhe qeverisëse. Kryeministri u ka kërkuar koordinatorëve socialistë të mbajnë lidhje të ngushta me qytetarët, t’i dëgjojnë ata dhe t’u japin zgjidhje problemeve, duke mos anashkaluar reformat e ndërmarra nga qeveria. Bashkë me 12 koordinatorët e qarqeve, në takimin me kryeministrin Rama kanë marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion…
Lirimi i Ramush Haradinajt nga autoritetet franceze dhe mospërsëritja e praktikave të tilla nga vendet e BE-së është e vetmja pikë ku Lëvizja Socialiste për Integrim bie dakord plotësisht me qeverinë këtë vit. Megjithëse 2017 sapo ka filluar, mes dy aleatëve ka patur shkëndija, që paralajmërojnë se marrëdhënia do të ketë ulje-ngritje të forta në muajt para zgjedhjeve. Petrit Vasili sfidoi indirekt Edi Ramen ditën e ndërrimit të viteve duke deklaruar votat e LSI-së për mbylljen e lojrave të fatit, një çështje për të cilën Rama tha se nuk kishte mazhorancë. Sërish, Petrit Vasili, pasi mori pjesë në koncertin e…
Fshatrat e komunës se Likovës kanë vështirësi në qarkullim, për shkak se rrugët nuk janë pastruar nga bora. Fshati Llojan për dy ditë radhazi nga reshjet intenzive. Banorët kanë qenë të izoluar dhe nuk kanë mundur të lëvizin nëpër fshat as edhe për nevojat elementare, madje banorët nuk mundeshin të shkonin as në mjek. Kështu banorët e fshatit Llojan janë detyruan që me vetëiniciativë dhe me mjetet e tyre të pastrojnë rrugën kryesore, në mënyrë qe bashkfshatarëve të ju mundësojnë lëvizje nëpër fshat. Rruga Vaksincë-Reçicë, është tërësisht e bllokuar. Disa fshatra të kësaj komune kanë mbetur edhe pa energji elektrike.…