Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare, është takuar sot në Tetovë. Në këtë mbledhje diskutohet rreth analizës së Raportit zgjedhor, që tashmë është bërë në të gjitha degët e PDSH-së dhe është dorëzuar në kryesinë qendrore të PDSH-së. Bekim Fazliu nga PDSH tha se në këtë takim do të vendoset edhe data e konkgresit të parakohshëm të partisë. “Në këtë mbledhje të Kuvendit qendror do të diskutohet, debatohet për raport analizën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, për të njëjtin do të ketë debat dhe në fund do të miratohen konkluza. Pika…
Author: almakos
Dy ditë pas takimit të eurokomisarit për zgjerim Joanes Han me liderët e partive politike parlamentare në Maqedoni, ende nuk ka asgjë konkrete për formimin e qeverisë së ardhshme. Në kontakt me përfaqësuesit e LSDM-së, ata thonë se për momentin po bëjnë vetëm konsultime të brendshme partiake dhe ende nuk ka asgjë konkrete deri në këto momente. Nga partia e Zaevit thone se kur do të ketë hapa konkret atëherë mediat do të informohen në kohë. Të pyetur nëse do të dorëzojnë qëndrimin dhe kërkesat e tyre me shkrim tek BDI, ashti siç kërkoi kryetari i BDI-së pas takimit me…
Ndaj sulmeve dhe tentativave të pushtetit qendror për të gjetur ndonjë parregullsi në mënyrë që ti vihet dryri shtëpisë botuese Logos-A, si hakmarrje se gjoja kjo shtëpi gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare kanë financuar një parti të re politike, në mbrojtje të Logosit, kanë reaguar shumë opinionistë shqiptarë. Njëri ndër to është edhe profesori universitar, Salajdin Salihu. “Në kohën kur institucionet europiane përpilojnë politika kulturore për ta ndihmuar librin, duke mundësuar lehtësime të shumta tatimore, mundësi më të madhe qarkullimi etj., këtu ndodh e kundërta. Institucionet shtetërore në vend se të ndihmonin shtëpitë botuese ose të paktën mos t’i pengonin…
Nëse nuk eksportojmë stabilitet, atëherë do të importojmë jo-stabilitet, kjo vlen si për Ballkanin, ashtu edhe për fqinjësinë tjetër të BE-së. Kështu ka thënë komisari për zgjerim i BE-së, Johanes Hahn për “Cajt Online”. Në pyetjen për Maqedoninë, Hahn ka thënë se në interes të Maqedonisë është që të ketë stabilitet dhe zhvillim të drejtësisë në shtet. “Çdo vend në Ballkan duhet të ketë perspektivë evropiane. Kjo do të thotë se duhet të arrihet ndryshim në një proces evolutiv. Ne jemi angazhuar mjaft. Kemi arritur disa rezultate. Kishte zgjedhje të lira dhe fer. Për vendin, nënkuptohet me disa përpjekje do…
Vendkalimi Kufitar Evzoni vazhdon të qëndrojë I mbyllur, pasi fermerët grek vazhdojnë protestën. Bisedimet mes qeverisë greke dhe fermerëve, të cilët kanë bllokuar rrugët në shenjë proteste ndaj masave të kursimit, mbrëmë nuk sollën ndonjë kompromis, ndaj sindikata informoi për vazhdimin e bllokadës. Bllokimi I kësaj pike kufitare nga ana e fermerëve grek I ka sjellë mjaft dëme Maqedonisë, pasi ka paralizuar transportin e mallrave dhe të naftës. Komisioni Europian e di këtë problem dhe po e ndjek nga afër situatën në kufirin e Maqedonisë. Pasi dje KE kërkoi kohë që “në mënyrë shtesë të kontrollojnë” çfarë probleme i krijon…
Në momentin që do të arrijnë temperaturat nga 12/16 gradë, atëher do të përfundojnë punimet në bulevardin Xhon Kenedi, tha kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Trajanovski tha se punimet janë shtyrë për shkak se kushtet atmosferike nuk u mundësuan përfundimin e së njejtës më herët. “Qyteti i Shkupit ka investuar shumë të madhe për këtë projekt dhe mendoj që ishte e nevojsme të investohet aty sepse Komuna e Çairit kishte probleme të mëdha kur kishte reshje të mëdha shiu dhe sasia e madhe e ujit nuk kishte ku të shkoj…në këto ratse nuk mund ta caktohet afat i…
Vizita e eurokomisarit , Johanes Hahn, aspak nuk e ndryshoi situatën në Maqedoni, por ajo që la të kuptohet nga deklaratë e tij ishte se Maqedonia nuk duhet të shkoj në zgjedhje të reja, sepse kjo mund ta thelloj krizën në vend, vlerësojnë analistët Ismet Ramadani dhe Nano Ruzhin. Ismet Ramadani tha se vizita e Hanit tregoi që partitë poltike duhet të vetëdijesohen dhe të marrin punën me seriozitet për ta formuar qeverinë sepse në këtë mënyrë Maqedonia edhe më tutje po zhytet në krizë. “Mendoj se porosia e Hanit ishte shumë e qartë, nuk ka kohë të pritet sepse…
Gazeta italiane, “Il Giornale” i ka kushtuar sot, një hapësirë të gjerë debatit të ashpër ndërmjet Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla dhe Ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Në artikull theksi është vënë tek lidhjete Soros-it, të cilat tashmë janë bërë pjesë e diskutimit politik në vendin tonë. Ambasadori amerikan u akuzua se është një agjent i Soros-it që synon të manipulojë politikën e brendshme shqiptare. Shkrimi është realizuar nga gazetari Giovanni Giacalone. Gazetari në artikullin e tij bën edhe një paralelizëm me vendin e tij, ku shprehet se edhe ish-ambasadorin amerikan në Romë, John R. Philips, i…
“Atak ndaj kulturës elitare shqiptare, ndaj një universiteti alternativ, ndaj vlerave që kanë shumëfishuar produktet e dijes dhe shkencës nga lexuesi ordiner deri te studimet doktorale”, kështu profesori universitar, Ali Pajaziti e ka cilësuar intervenimin e inspektoratit shtetëror që me çdo kusht po përpiqen ta zhbëjnë djepin e dijes, shtëpinë botuese, Logos-A. “Është ndërhyrje në një shtëpi të dijes që është simbol i cilësisë botuese, që është konfirmuar nga autoritete gjithandej, që ka arritur të jetë padiskutueshëm njëshi në sferën e publikimeve si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Është prekje në sedrën tonë kulturore, në një markë të shqiptarëve…
Deri tani 7.882 qytetarë janë nënshkruar në peticionin kundër ndërtimit të Rrotës Panoramike në Shkup. Peticioni është dërguar deri tek kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski. Qytetarët thonë se ky projekt është i kotë dhe se do të jetë hedhje parash në kohë krize. Kujtojmë se ndërtimi i Rrotës Panoramike do të kushtoj 18.2 milionë euro. /SHENJA/
Rusia ka shlyer borxhin që ka pasur ish BRSS ndaj Maqedonisë edhe atë në vlerë prej 60.6 milionë dollarë ka bërë të ditur TASS. Ministria e Financave ruse ka njoftuar se kjo është pjesa që i takon Maqedonisë nga borxhi i BRSS-së, i krijuar në kohën e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik mes Ish Republikës Jugosllave dhe BRSS-së. Për momentin vendi i vetëm me të cilin nuk e ka të rregulluar borxhin Rusia është Bosnja dhe Hercegovina. Në vitin 2016 u arrit marrëveshje mes Rusisë dhe Bosnjës për shlyerjen e borxhit.
Pas një takimi me të rinj demokratë në Durrës, kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaroi se në paketën e zgjidhjeve të opozitës për të nxjerrë të rinjtë dhe vendin nga depresioni përfshihet edhe anulimi i ligjit “Për arsimin e lartë” dhe punëzënia e të rinjve. I ftuar nga Forumi Rinor Demokrat i Durrësit, Basha tha se u diskutua mbi situatën, problemet e të rinjve dhe përgatitjet e këtij forumi për protestën mbarëkombëtare të 18 shkurtit. “Durrësi i gëzimit dhe verës me të cilin shoqërojmë kujtimet tona sot është një qytet i depresuar psiqikisht dhe ekonomikisht ku shpresa për të nesërmen është vrarë nga…

