Familja Ismaili nga Tetova ngjall habi me tre ujqërit për të cilët ka marrë përgjegjësinë për t’u kujdesur. Kjo familje, e cila jeton me ujqit e zbutur në një vilë në rrëzë të Malit Sharr, mal ky të cilit i janë thurur vargje që nga romanet e deri te këngët, vazhdon të jetojë e lumtur me këto kafshë, për dallim nga ajo që në përgjithësi dihet mbi këtë lloj kafshe. Megjithëse ujku nga njeriu konsiderohet si kafshë dinake, gjakpirëse dhe e rrezikshme, Alek, Lupo dhe Luna, tre ujqërit për të cilët tashmë mbi dy vite kujdeset familja tetovare, nuk paraqesin…
Author: almakos
Qyteti i Shkupit në seancën e sotme ka vendosur që ti rrikthejë linjat e Ndërmarrjes për Transport Publik 9 dhe 19 por me një përqindje të reduktuar. Përkatësisht, në seancën e sotme u vendos që në linjën me numër 9 nga 26% nisje të jenë të transportit public, ndërsa në 19-tën vetëm 15 përqind të nisjeve të jenë të transportit public. Kryetari i Qytetit të Shkupit tha se kjo është përqindja maksimale që kanë mundur të arrijnë në bisedimet me transportuesit privat. “Së bashku me transportuesit provat jemi munduar që të gjejmë përqindjen maksimale të numrave të autobusëve publik që…
Janë gjithsej 218 të rinj u pajisën me bursa nga fondacioni Albiz, duke u motivuar për të vazhduar shkollimin e tyre të lartë dhe të mesëm me anë të lehtësimit të mjeteve financiare. Drejtori Ekzekutiv i Fondacionit “Albiz”, Ilir Idrizi, tha se ky investim dhe të gjitha që i ndërmerr fondacioni bëhen me të vetmin qëllim për të ngritur nivelin e shoqërisë. ”Investimi për një shoqëri më të ngritur dhe gjenerata me përgjegjësi që do t’i shpiejnë përpara proceset, e konkretizuam përmes platformës edukativo arsimore dhe programeve si, bursa për nxënës dhe studentë , trajnimeve për edukim joformal, ligjëratave motivuese…
BDI këto ditë pritet të rikthejë mbledhjet maratonike të kryesisë qendrore ku do të shqyrtohet dokumenti i pranuar nga LSDM dhe që ka të bëjë me platformën e partive shqiptare. Jozyrtarisht mësohet se konsultimet kanë filluar që dje, ndërsa ditët në vazhdim pritet të shpeshtohen dhe të zyrtarizohen. Ndërkohë nga LSDM edhe një herë kanë rikujtuar BDI-në se në vend të përgjigjes presin nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie me të cilat Zoran Zaev do të marrë mandatin për formimin e Qeverisë. Zëdhënësi Petre Shilegov tha se për përmbajtjen e platformës së ardhshme qeveritare Zaev do të flasë vetëm si…
LSDM ngrit dyshimet për vizitat e ministrit të mbrojtjes Zoran Jolevski në SHBA dhe takimet me kongresmenin Dejna Rodrabaher i cili dha deklarata kontroverse për ndarjen dhe shpërbërjen e Maqedonisë. Zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov pyeti publikisht se çfarë qëndron pas këtyre takimeve. A po zhvillohet ndonjë lobim për interesa të VMRO-DPMNE-së, pyesin nga LSDM. “Ministri i VMRO-DPMNE-së Zoran Jolevski duhet të shpjegojë se çfarë u fol në takimin që e kishte me Dejna Rohrabaher. A ka qenë ai takim për shkak të deklaratave kontroverse të tij për shpërbërjen dhe ndarjen e Maqedonisë? Ministri i mbrojtjes është i obliguar…
Rrugët e fshatit Gllumovë janë në gjendje shumë të keqe. Asfalte të çara, gropa të shumta dhe uji që del nëpër rrugë e vështirësojnë lëvizjen e qytetarëve në këtë fshat. Banorët e intervistuar nga televizioni Shenja, thonë që është turp për këtë fshat të jetë në këtë gjendje duke pasur parasysh faktin që nga po ky fshat ka pasur dhe ka ministra dhe të njëjtit nuk kanë kontribuar në rregullimin e kësaj rruge kryesore të fshatit. Ata thonë që ka kohë që nuk është investuar në këtë fshat edhe pse janë ankuar shumë herë. “Kur flitet për fshatin Gllumovë, duhet…
Ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar ka thënë se nuk duhet dramatizuar dhe se partive duhet të ju jepet më tepër kohë për formimin e Qeverisë. “Nuk mendoj se gjendja në vend është shumë e keqe, nuk duhet të dramatizojmë. Patëm zgjedhje dhe duhet tu jepet më tepër kohë që të mund liderët politik të formojnë qeveri. Po e shoh se partitë janë angazhuar. Jam optimist se liderët politik do të gjejnë mënyrë e vërtet për të formuar qeveri, që të mund ne si BE të vazhdojmë të punojmë në realizmin e reformave që janë të nevojshme”, ka thënë Zhbogar, gjatë…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të Shërbimit Konsullor Onlajn deklaroi dje përpara trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, se Shqipëria dhe Kosova do të fillojnë të operojnë me ambasada të përbashkëta. “Nëse dikush mendon se kjo është Shqipëria e Madhe, ky është problemi i tij”, u shpreh kryeministri shqiptar. Në ceremoninë inaugurimit të Shërbimit Konsullor Onlajn, kryeministri Rama theksoi se kjo risi do të sjellë reduktim të ndjeshëm të kostove për shtetin, ndërkohë që do të ofrojë më shumë shërbime për qytetarët.a Powered by WPeMatico
Deputeti Taulant Balla e ka quajtur vepër të rëndë penale goditjen me letër që deputeti i PD-së Flamur Noka i bëri nënkryetarit të grupit parlamentar të PS-së, Erion Braçe. Ai mohoi akuzat e opozitës se ishte Braçe që nxiti sherrin me fjalë fyese. “Ka goditur nënkryetarin e grupit tonë parlamentar. Kjo nuk është vetëm thyerje e rregullores së kuvendit, por e quaj një vepër të rëndë penale, goditje për shkak të detyrës nga një deputet për një deputet tjetër. Nuk është e vërtetë ajo që thotë PD se reagimi i Nokës ka ardhur pas nxitjes nga Braçe. Nuk kam parë…
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur jashtë dyerve të sallës së seancave plenare se më 18 shkurt protesta do të jetë një uragan. Ai ka paralajmëruar një fillim të ri të madh, me protestën e opozitës, duke iu drejtuar Ramës se do përgjigjet për çdo të zezë që iu ka bërë shqiptarëve këto 4 vjet. Berisha ka folur edhe për përplasjen në Kuvend mes Nokës e Braçes. Ai tha se veprimi i Nokës ishte i imponuar. “Do të jetë fillimi i ri i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi…
Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur jashtë dyerve të sallës së seancave plenare se më 18 shkurt protesta do të jetë një uragan. Ai ka paralajmëruar një fillim të ri të madh, me protestën e opozitës, duke iu drejtuar Ramës se do përgjigjet për çdo të zezë që iu ka bërë shqiptarëve këto 4 vjet. Berisha ka folur edhe për përplasjen në Kuvend mes Nokës e Braçes. Ai tha se veprimi i Nokës ishte i imponuar. “Do të jetë fillimi i ri i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi…
Deputeti i PS Artan Gaçi e ka cilësuar dashakeqësi dhe lojë politike përfshirjen e emrit të tij në listën e hetimeve të prokurorisë për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Në një fjalim në Kuvend, Gaçi tha se është gati të pranojë çdo vendim të prokurorisë edhe pse nënvizoi se nuk kaa marrë asnjëherë një gjobë në jetën ee tij. Një pjesë e fajlimit të Gaçit Që nga 1990 deri më sot edhe për shkak të tre dokumentave të mësipërm dhe të lëvizjeve mbase edhe nga dy herë në muaj unë mund të kem qenë një nga njerëzit më të kontrolluar…

