Author: almakos

Një protestë në shenjë përkrahje për Shtëpinë Botuese “Logos A””, e organizuar nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, e cila është përkrahur nga më shumë shoqata joqeveritare, do të mbahet nesër në Çarshinë e Shkupit me fillim nga ora 13:30. Në këtë organizim, përpos fjalimeve, do të mbahet edhe ekspozitë me fotografi mbi të arriturat e kësaj Shtëpie Botuese gjatë 25 viteve të kaluara. Organizatorët kanë një kërkesë të pazakontë për të gjithë ata që planifikojnë të marrin pjesë në këtë protestë, që të kenë me vete një libër të botuar nga Shtëpia Botuese “Logos A”. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka konfirmuar se mbrëmë vonë nga BDI ka marrë dokumentin me zgjidhjet e propozuara të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Ai shtoi se ai personalisht nuk e kishte parë përmbajtjen e dokumentit, por theksoi se dokumenti po shqyrtohet nga një grup pune i përbërë nga Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska dhe Renata Deskoska, shkruan Meta. “Për ne është e pranueshme që gjithçka që është e pranuar në korniza të Kushtetutës dhe nevojave të qytetarëve të shqiptarëve ose cilës do pakicë në tjetër. Propozimi të jetë i qëndrueshëm sipas Kushtetutës dhe t’i shprehë nevojat praktike të qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Një granatë e pashpërthyer artilerike nga Lufta e Parë Botërore me kalibër 75 milimetra, është gjetur në fshatin Debreshtë. Rastin e ka paraqitur R. Sh (46) në sektorin e Policisë në Ropotovë. Ai tha se granata është gjetur gjatë gërmimeve  të tokës  për ndërtimin e një objekti të kultit, përballë SHF “Vera Ciriviri-Trena. Nëpunësit policorë e kanë siguruar vendin dhe e njoftuan ekipin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim e cila e ka hequr granatën. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e nëntë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës i dërgon urime të përzemërta popullit të Kosovës. “Në këtë Ditë të Pavarësisë së Kosovës, kam kënaqësinë e veçantë që në emër të të gjithë ne pranë Bashkimit Demokratik për Integrim, të përcjell urimet më të ngrohta e vëllazërore bashkëkombasve tanë në Kosovë dhe gjithandej”, thotë Ahmeti në urimin e tij. Në urimin e tij ai kujtoi me përulësi heronjtë e UÇK-së dhe shpreh mirënjohje dhe respekt pa fund për patriotizmin, atdhedashurinë, sakrificën dhe kontributin e madh të brezave të tërë. “Ne, motra dhe vëllezër tuaj,…

Lexo më Shumë

Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli akuzoj direkt politiken dhe Qeverinë e fundit për montimin e rastit të Kumanovës. Ai nuk dha emra konkrete por tha se gjithçka do të dalë në shesh. Sokoli nuk dha emra të funksionarëve politik që kanë mundur të urdhërojnë skenarin pasi siç tha, për komunikim me to ka qenë pergjegjës Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj. Ukshini ishte i qetë në fjalimin e tij duke shpjeguar se si ka ardhur në Kumanovë dhe për çfarë shkaku Ai tha se qëllimi i tij dhe shokëve të tij nuk ka qenë të sulmojnë askënd por vetëm…

Lexo më Shumë

Spitali klinik “Axhibadem Sistina” e ka hapur poliklinikën e saj të parë në Manastir. Poliklinika ndodhet në afërsi të qytetit, në sipërfaqe prej mbi 500 metra katror. “Në poliklinikën e re do të ofrojmë shërbime mjekësore nga pediatria, gjinekologjia dhe obstetrika, mjekësia interne dhe kardiologjia. Poliklinika “Axhibadem Sistina” disponon edhe me spital ditor për të moshuar dhe spital ditor pediatrik. Në poliklinikën në Manastir, krahas mjekëve të rregullt, çdo ditë pune kontrolle dhe konsultime do të kryejnë edhe mjekë nga Spitali klinik “Axhibadem Sistina” nga Shkupi. Me këtë, të gjithë qytetarët e Manastirit dhe rajonit do të kenë mundësi të jenë…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku prej të cilëve katër janë me lëndime trupore, ndërsa tre kanë kaluar vetëm me dëme materiale. Me automjetin special policor janë larguar 65 automjete. Dje nga ana e policisë së trafikut, janë sanksionuar 52 shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, tre shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, si dhe 10 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht…

Lexo më Shumë

Për shkak të grevës së bujqve grekë, vendkalimi kufitar Evzoni edhe më tej është i mbyllur për qarkullim. Vendkalimet Mexhitlia (Manastir) dhe Dojran janë të hapura për qarkullim për çfarëdo lloj të automjeteve, informoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM). Evzoni është i bllokuar nga bujqit grekë nga data 30 e muajit të kaluar. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë dje kumtoi se gjatë ditëve të shkuara ndërmori aktivitete konkrete në drejtim të tejkalimit të problemit me bllokadën në vendkalimin kufitar Evzoni, në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë. Është dërguar notë proteste  Minsitrisë greke të Punëve të jashtme…

Lexo më Shumë

Duke folur mbi krizën e krijuar për formimin e Qeverisë së re, sekretari i përgjithshëm i UNITETIT, Muhamed Ismaili, tha se vendi gjendet në një situatë kaotike, dhe në rrezik të madh që të kalojë në anarki. “Kemi situatë shumë paradoksale. Ta zëmë, shtyrja e mandatit të deputetëve, ose shtyrja e mandatit të këshilltarëve komunal si dhe mandatit të kryetarëve të komunave, është e paraparë vetëm në gjendje të jashtëzakonshme edhe atë deri në gjashtë muaj, Ndërsa kjo situatë kështu pa shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ose lufte, mund të shtyhet deri në pakufi. Kemi disa momente ku nuk janë paraparë…

Lexo më Shumë

Një aksident ka ndodhur në qarkoren e Shkupit në të cilin u përfshi ish presidenti kroat Stjepan Mesiq. Vetura e Ambasadës kroate në të cilën ka qenë ish presidenti ki Kroacisë, është përplasur me një veturë me targa të Shkupit, gjatë kohës që po kthehej në hotel. Si pasoje e aksidentit nuk ka persona të lënduar, njofton TV24. Nga MPB e kanë konfirmuar rastin e aksidentit dhe vendndodhjen duke thënë se kanë ndërhyrë pas një lajmërimi nga ana e kalimtarëve të rastit. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Bashkimi Deokratik për Integrim nuk është ajo që duhet ta nxjerrë Maqedoninë nga kjo krizë politike, pasi pikërisht kjo parti e ka futur vendin në këtë krizë. Kështu u shpreh sekretari i përgjithshëm i UNITETI-t, Muhamed Ismaili në emisionin ‘Arena’. Ai tha se nuk ka fajtor tjetër përpos VMRO DPMNE-së dhe BDI-së që janë përgjegjës për këtë krizë politike. Ismaili shtoi se bartës i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare nuk është BDI-ja, por bartës janë të gjitha partitë nënshkruese në mënyrë të barabartë. “Nëse ndokush nga një parti e caktuar dëshiron ta paraqesë se ka më tepër hise në…

Lexo më Shumë

UNITETI nuk pajtohet me deklaratat e Vesel Memedit i cili pat thënë se Ali Ahmeti është kryeplaku i shqiptarëve, por sipas sekretarit gjereral të partisë UNITETI, deklarata e Memedit ndoshta është nxjerrë nga konteksti. “Sigurisht se UNITETI nuk pajtohet. Megjithëse unë nuk jam i sigurtë se ai ka thënë se Ahmeti është kryeplaku i politikës shqiptare, mendoj se e ka thënë me një kontekst tjetër kundrejt negociatave shqiptaro-maqedone për formimin e Qeverisë sepse është njeriu i cili momentalisht po i udhëheq negociatat, por megjithatë këto sqarime duhet ai t’i jep. UNITETI aspak nuk pajtohet me këtë kategorizim për shkak se…

Lexo më Shumë