Një protestë në shenjë përkrahje për Shtëpinë Botuese “Logos A””, e organizuar nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, e cila është përkrahur nga më shumë shoqata joqeveritare, do të mbahet nesër në Çarshinë e Shkupit me fillim nga ora 13:30.
Në këtë organizim, përpos fjalimeve, do të mbahet edhe ekspozitë me fotografi mbi të arriturat e kësaj Shtëpie Botuese gjatë 25 viteve të kaluara.
Organizatorët kanë një kërkesë të pazakontë për të gjithë ata që planifikojnë të marrin pjesë në këtë protestë, që të kenë me vete një libër të botuar nga Shtëpia Botuese “Logos A”.
Powered by WPeMatico