Author: almakos

“Në Sektorin për Punë të Brendshme Shkup nga Qendra Urgjente “Nëna Tereza”, në orën 1 e 10 minuta, ka ardhur denoncimi se tek ata me lëndime është paraqitur personi me iniciale M.Z, duke thënë se ka pasur sulm fizik në një objekt hotelerik nga ana e një personi të panjohur, deri tani”. Kështu kanë thënë nga SPB Shkup, në pyetjen  e TV SHENJA, në lidhje me sulmin që ka denoncuar deputeti Muhamed Zekiri, gjatë ditës së djeshme. Ata kanë shtuar se po ndërmarrin masa për zbardhjen e plotë të rastit. Kujtojmë, deputeti Zekiri, denoncoi se është sulmuar nga truproja e…

Lexo më Shumë

Protesta e nisur sot nga Partia Demokratike (PD) në Tiranë, po vazhdon edhe tani, dhe pritet të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. Në tendën e ngritur në Bulevardin e kryeqytetit shqiptar vazhdojnë të qëndrojnë një numër i madh i qytetarëve, të cilët po e kalojnë kohën duke kënduar dhe mbajtur fjalime. Sipas drejtuesve të PD-së, protesta do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të opozitës, ndërsa në protestë do të qëndrojnë gjatë tërë kohës edhe drejtues të PD-së. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Propozimet e LSDM-së për përdorimin e gjuhës shqipe, nuk janë të pranueshme për Aleancën për Shqiptarët dhe BDI-në. Pas takimit të sotëm mes këtyre dy subjekteve, Zijadin Sela në emër të pjesëmarrësve tha se partitë shqiptare vetë do të përpilojnë Ligjin për Dygjuhësinë dhe nuk do të pranojnë propozime nga partitë maqedonase. Partitë sot u morën vesh edhe për formimin e një grupi të punës i cili do të përpilonte rregullore për funksionimin e takimeve të partive nënshkruese të platformës shqiptare. Ali Ahmeti nuk qëndroi pranë Selës për pyetje gazetarësh. “Partitë nënshkruese të deklaratës së përbashkët obligohen që në afat…

Lexo më Shumë

Me një libër në dorë të botuar nga Shtëpia Botuese “Logos-A”, qytetarë të shumtë në Çarshi të Shkupit dolën sot për t’i dhënë përkrahje Shtëpisë Botuese “Logos-A”, pas presioneve të shumta që po i bën pushteti kohëve të fundit. Amar Rexhepi nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, njëherit edhe organizatorë të kësaj proteste tha se është jo njerëzore dhe jodemokratike që institucionet shtetërore nëpërmjet mekanizmave të tyre të sulmojnë këtë djep të librit, të atakojnë mikun e diturisë dhe humanizmit, të pengojnë ngritjen dhe zhvillimin e arsimit dhe librit. “Goditjet ndaj Logos-A, janë goditje edhe ndaj arsimit, librit dhe ndaj njerëzisë.…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Organizatës Terroriste FETO, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, janë në kërkim të rrugëve për t’u arratisur nga Turqia, thuhet në një analizë të Agjencisë së lajmeve Anadollu. Në këtë analizë theksohet se një nga itineraret e tyre është edhe Maqedonia, e cila ka pozicionin e një pike hyrëse në Ballkanin Perëndimor, për të vazhduar më pas në shtetet e Evropës. Por, në analizë thuhet se disa nga anëtarët e kësaj organizate parapëlqejnë shtetet e Ballkanit Perëndimor, ku struktura e FETO-s vazhdon praninë përmes shkollave, universiteteve, shoqatave dhe organeve mediatike. “Pjesëtarët e organizatës shfrytëzojnë…

Lexo më Shumë

Më shumë se tre persona, trafikant të lëndëve narkotike janë arrestuar mbrëmjen e djeshme në një aksion të policisë dhe Prokurorisë Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit. Sipas informacioneve aksioni është zhvilluar në më tepër lokacione. “Duke punuar në vazhdimësi në zbulimin dhe ndjekjen e krimit, Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit dhe korrupsionit udhëheq me procedurë parahetimore për zbulimin e grupit të organizuar që bën vepra penale me tregti të palejuar të drogës. Aksioni kundër grupit kriminel është zhvilluar në më shumë lokacione dhe vendbanime, ndërsa janë arrestuar më shumë se tre persona”, thonë nga Prokuroria Publike.…

Lexo më Shumë

Pas përfundimit të takimin mes BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët, para medieve ka folur vetëm kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, që është pjesë e Aleancës për Shqiptarët. Sela tha se në këtë takim është biseduar për Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, duke shtuar se nga ky takim kanë dalë dy konkluza. https://www.dailymotion.com/video/x5cchg6_deklarata-e-ziadin-seles-18-02-2017_news Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Anëtarët e Organizatës Terroriste FETO, të cilët pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik në Turqi janë në kërkim të rrugëve për t’u arratisur nga Turqia, si një nga itineraret e tyre kanë edhe Maqedoninë, e cila ka pozicionin e një pike hyrëse në Ballkanin Perëndimor. Anëtarët e FETO-s, të cilët pas tentativës makabre për grusht shteti nga organizata janë në kërkim të vendeve për t’u strehuar, përpiqen veçanërisht të hyjnë në shtetet e Evropës pa viza përmes Ballkanit. Teksa disa anëtarë të organizatës hyjnë në shtetet e Evropës duke zgjedhur këtë rrugë, disa të tjerë parapëlqejnë shtetet e…

Lexo më Shumë

Pas interesimit të mediave se a do të marrë pjesë Lëvizja BESA në një takim që sot mbahet në Shkup, e njoftojmë opinionin se nuk ndjejmë asnjë detyrim të marrim pjesë në takime që nuk janë në frymë të Deklaratës së Përbashkët të Partive Shqiptare në Maqedoni, aq më shumë që për ne ky takim është bilateral ndërmjet dy partive shqiptare në Maqedoni. Me këtë rast Lëvizja BESA e rithekson qëndrimin e saj se, përkundër asaj se disa eksponentë politikë – në mënyrë infantile – i dolën zot autorësisë së Deklaratës, megjithatë Lëvizja BESA nuk ka hequr dorë nga mbështetja…

Lexo më Shumë

Aktivistë të shoqërisë civile dhe qytetarë kanë filluar të grumbullohen në Çarshi të Shkupit, në protestën e cila organizohet në shenjë përkrahje për Shtëpinë Botuese “Logos A” Kjo protestë, është organizuar nga Lidhja e Nxënësve Shqiptarë, e cila është përkrahur nga më shumë shoqata joqeveritare. Organizatorët kanë pasur një kërkesë të pazakontë për të gjithë ata që planifikojnë të marrin pjesë në këtë protestë, që të kenë me vete një libër të botuar nga Shtëpia Botuese “Logos A”. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Para pak çastesh ka filluar takimi i radhës mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së. Për dallim nga takimi i fundit që ishte në nivel të nënkryetarëve, kësaj radhe Ziadin Sela është në krye të delegacionit të Aleancës, i shoqëruar nga Vesel Memedi dhe Gëzim Ostreni, ndërsa BDI përfaqësohet nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi. Në këto takime, bisedohet rreth platformës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni dhe mundësisë së jetësimit të asaj platforme. BDI-ja, si parit e parë ndër shqiptarët, fillimisht ka zhvilluar bisedime me VMRO-në, të cilat përfunduan pa sukses gjatë afatit të paraparë kushtetues kur Nikolla Gruevski…

Lexo më Shumë