Author: almakos

Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar vlerëson se Prokurorisë Speciale publike duhet ti jepet kohë dhe hapësirë për zbulimin e përgjegjësisë ligjore për skandalet nga materialet e përgjuara. Ai nga Strumica edhe një herë përsëriti qëndrimin e BE-së se PSP duhet patjetër të përfundojë punën për të cilën është themeluar me marrëveshjen e Përzhinos. “PSP u formua me një qëllim dhe ky është të caktohet përgjegjësia ligjore e cila del nga skandali i materialeve të përgjuara. Mendoj se PSP-së duhet ti jepet kohë dhe hapësirë për të finalizuar punën e vetë”, ka thënë Zhbogar. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Ekipi i Prokurorisë Speciale Publike në Këshillin e Prokurorëve është duke arsyetuar se përse ata kanë hequr dorë nga lënda “Puçi”, në të cilën i akuzuar ka qenë lideri i opozitës, Zoran Zaev. Katica Janeva, javën e kaluar kishte takim me kryetarin e Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski, i cili pas takimit tha se PSP në mënyrë shtesë do të shpjegoj se përse kanë hequr dorë nga lënda “Puçi” dhe se do të kërkojnë të hetojnë tërë dokumentacionin. Nga PSP kanë thënë se kanë hequr dorë nga lënda sepse është në kundërshtim me argumentet e lëndëve “Target” dhe “Fortesa”. /SHENJA/…

Lexo më Shumë

Një pjesë e shfrytëzuesve të fshatit Saraj, të locuara në nënrrugën “10”, nesër pa energji elektrike nga ora 9 e deri në orën 15:30 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike. Në periudhën nga ora 9 e deri në orën 14, pa energji do të mbeten edhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Rashçe, tek xhamia e poshtme, nga ora 10:30 e deri në orën 12, një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Lluka Gerov” në shtrirjen nga numri 10 deri në numrin 52 në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa nga ora 8:30 e deri në orën 9:15, një pjesë e…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka bërë të ditur se është duke zbatuar procedura paraqasëse për vërtetimin e dyshimeve për vepra penale kundër zgjedhjeve dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare nga ana e ish funksionarëve të lartë në MPB dhe persona tjerë fizik dhe juridik nga Shkupi, Kumanova dhe Strumica. Veprat për të cilat po udhëhiqen procedurat janë kryer gjatë vitit 2014 dhe 2016. “Ekzistojnë dyshime se personat ka ndikuar në mënyrën e votimit nëpërmjet formave të ndryshme gjatë kohës së zgjedhjeve, me çka kanë bërë vepra penale. Prokuroria Themelore Publike për krim të organizuar…

Lexo më Shumë

EPSH Klinika universitare për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit”, ish-Spitali i qytetit, informon se në objektin e saj po kryhet rikonstruksion i plotë i brendshëm dhe se pranohen vetëm rastet urgjente. “Për këtë arsye pranohen vetëm pacientët urgjentë, ndërsa të tjerët riudhëzohen në Kliniakt kirurgjike dhe Spitalin e përgjithshëm të Qytetit ‘8 Shtatori’ Shkup”, kumtoi Klinika, duke reaguar ndaj disa mediumeve të cilat dje kumtuan se ashensori i spitalit nuk punon. Klinika thekson se rikonstruksioni ka filluar në shtator të vitit të kaluar. Powered by WPeMatico

Lexo më Shumë

Qarkullimi hekurudhor në Maqedoni tashmë tre ditë me radhë është në ndërprerje të tërësishme për shkak të protestës së të punësuarve në Hekurudhat e Maqedonisë “Insfrastruktua” sindikatat e të cilave kërkojnë zgjidhje të problemit me pagesën e pagave. Nuk qarkullojnë as trenat për udhëtarë e as ato të mallrave, informojnë nga Stacioni hekurudhor në Shkup. Protesta është në organizim të organizatës së Sindikatës së pavarur të HM “SZHM -Infrastruktura” dhe “ANS – Zhelezniçari”. Nga Hekurudha e Maqedonisë Transport SHA Shkup informojnë se para fillimit të fundjavës të punësuarve do t’u paguhet pjesa e dytë e pagave për dhjetorin 2016, ndërsa…

Lexo më Shumë

Disa mijëra rumunë edhe mbrëmë dolën në protesta në disa qytete në Rumani, me kërkesën për dorëheqje të Qeverisë, me çka do të mundësohet lirimi nga ndjekja e personave të dyshuar për korrupsion. Rreth 2.000 persona u grumbulluan në ndërtesën e Qeverisë në Bukuresht edhe përkundër motit të ftohtë dhe shiut të rrëmbyeshëm, duke brohoritur “vjedhës” dhe “dorëheqje”. “Qeveria e humbi të gjithë besimin. (Partia qeveritare Socialdemokrate fitoi  në zgjedhjet e dhjetorit) dhe  këtë nuk e kontestojmë, por ajo duhet që të gjejë njerëz të ndershëm që do të udhëheqin vendin, deklaroi një nga folësit në protestë. Një tjetër porositi…

Lexo më Shumë

Qytetet në veriun e Malit të Zi gjithnjë e më shumë po zbrazen, ndërsa trendi i shpërnguljes së banorëve nga 12 komunat të vendosura në veriun e vendit ka vazhduar edhe përgjatë vitit 2016. Ndërsa nuk ka shifra të sakta për numrin e banorëve të cilët e kanë braktisur Veriun, të dhënat e para flasin se mijëra banorë shpërngulen në vit, shkruan AA. Gjendja e vështirë ekonomike, papunësia, mungesa e investimeve të mëdha, janë vetëm disa nga arsyet që ndikojnë tek qytetarët e veriut të cilët për çdo ditë largohen nga shtëpitë e tyre duke kërkuar strehë në Podgoricë dhe…

Lexo më Shumë

Është vendim i partive se çfarë Qeveri do të formojnë pasi që zgjedhjet e 11 dhjetorit sollën rezultat jashtëzakonisht të ngushtë. Kështu ka deklaruar ambasadori i SHBA-së, Xhejs Bejli në një intervistë për televizionin, Sitell, në të cilën ka shtuar se nëse sërish ka zgjedhje për një kohë të shkurtë, siç kërkon VMRO-DPMNE, kjo nuk do të garantonte rezultate të ndryshme nga ata të 11 dhjetorit, dhe dalje të vendit nga kriza. “Ne kemi potencuar, sikurse ambasadorë tjerë dhe Komesari Han- nga perspektiva ynë, ajo që është me rëndësi është që Qeveria e re të punoj në zbatimin e reformave…

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate ende po shqyrton materialet e dorëzuara nga BDI në formë të vërejtjeve për mangësitë që partia shqiptare i ka parë në propozimet e LSDM-së, kryesisht për Ligjin për Gjuhën Shqipe. Përgjegjësit për komunikim me media të kësaj partie thanë se nuk kanë asgjë të re për të shtuar në kontekst të materialeve të dorëzuara nga BDI dhe qëndrojnë në deklaratën e liderit të tyre Zoran Zaev se kur ta marrin mandatin, do të shprehin mendimin për platformën dhe për propozimet e tjera që burojnë në këtë kontekst.  “Qëndrimi është se derisa nuk e marrim mandatin, nuk komentojmë…

Lexo më Shumë

Një shqiptari, i cili ështe i dënuar për trafik drogë ka surprizuar policinë italiane. Fabio Poloni ka gjetur një portofol me 1300 euro dhe e ka dorëzuar atë polici. Pronari Luigi Filardi, me banim në Loreggia të Italisë është punonjës në një kompani industriale, humbi portofolin e tij, pasi kishte dalë nga puna. Filardi ka vënë re mungesën e portofoli dhe menjëherë, ka bërë një denoncim në polici. Gjatë kohës që ai ka thënë se në portofol kishte 1300 euro, karabinierët i kanë treguar se kuleta e tij ishte aty, pasi një i ri shqiptar e kishte gjetur. Filardi ka…

Lexo më Shumë

Persona të sigurimit të ish shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov, mbrëmë kanë sulmuar në formë verbale dhe fizike deputetin e LSDM-së Muhamed Zekiri. Zekiri pohoi se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë Dion, ku ai dhe miqtë e tij po qëndronin aty pasi edhe kishin rezervuar një tavolinë ndërkaq në një tavolinë tjetër, sipas tij, ka qëndruar Mijallkov. Sipas Zekirit, dhjetëra persona kanë kërkuar nga ai dhe miqtë e tij që ta braktisin objektin pasi bëhej fjalë për një aheng privat dhe ata nuk ishin të dëshiruar. “Dhjetëra persona të cilët qëndronin në tavolinën rreth Mijallkovit, erdhën deri tek…

Lexo më Shumë