Author: almakos

[embedded content] 27 Shkurt Ministria e Transportit ka ftuar të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë që të ndërpresin grevën dhe të kthehen në vendet e punës për t’ua dhënë pagat.  Greva tashmë është shkelje e buxhetit dhe shfrytëzim i pabazë i mjeteve. Prandaj i ftoj të punësuarit që të kthehen në vendet e tyre të punës dhe të fillojnë të punojnë. Mjete ka në buxhet dhe të gjitha pagat do të paguhen për ta – deklaroi Vlado Misajlovski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sindikatën mbeten në qëndrimin se grevistët së pari duhet të marrin pagën e…

Lexo më Shumë

[embedded content] 27 Shkurt Thirrjet e Nikolla Gruevskit për mobilizim në mbrojtje të Maqedonisë, aktivistja, Mirjana Najçevska i quan trillime dhe përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen e popullatës nga problemet reale me krimin dhe shpërdorimet e shumta që janë bërë gjatë qeverisjes së tij e që kanë rezultuar me hetime të shumta nga Prokuroria Speciale. Malevska thotë se populli kërkon qeveri të përgjegjshme dhe të ndershme dhe jo vazhdim të krizës. Gruevski e ka patjetër të veprojë me kësi lloj deklaratash që të mund t’i ngjallë emocionet e qytetarëve dhe ato të defokusohen nga kërkesat themelore dhe të fokusohen në…

Lexo më Shumë

[embedded content] 27 Shkurt Pas deklaratave nxitëse të Gruevskit, natën e kaluar në Kumanovë janë shënuar disa provokime. Para shtëpisë së deputetit të LSDM, Maksim Dimitrievski disa qytetarë të panjohur kanë shkruar disa grafitë me porosi provokatore për të, si “ Makso tradhtari “ dhe “Makso është shërbëtor i shqiptarëve “. Deputeti Dimitrievski nuk ka pranuar të prononcohet para kamerës për këto grafite, por në profilin e tij në fejsbuk ka shkruar: “Të mjerueshme janë përpjekjet tuaja për të manipuluar me opinionin, kriminelë ”. Ndërkohë që gjatë natës ka pasur edhe provokime të tjera si çarja e gomave të veturave…

Lexo më Shumë

27 Shkurt Demë Shehu është i akuzuari i tretë që sot dëshmoi në seancën e radhës për rastin “Lagjja e Trimave” në Kumanovë. Edhe  si dy dëshmitarët paraprak, Sami Ukshimi-komandat Sokoli dhe Andi Krasniqi-Komandant Malisheva, edhe Demë Shehu tha se qëllimi kryesor i grupit të armatosur nuk ka qenë nxitja e konfliktit, por bërja e presionit për shkak të shkeljes së të drejtave shqiptare dhe moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit. Gjatë seancës gjyqësore Shehu ka dëshmuar se bashkë me Valdet Zekajn, Beg Rizajn, Mirsad Ndrecajn dhe Sami Ukshinin kanë sulmuar  pikën policore në Gushincë që me lehtësi të hyjnë ilegalisht…

Lexo më Shumë

27 Shkurt Kontrollet e kryera nga Gjykata Speciale në shtëpinë e ish kryeshefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski kanë qenë të ligjshme. Këshilli penal në Gjykatën e Shkupit ka pranuar ankesën e Katica Janevës. Më një shkurt, gjykatësja në procedurë paraprake Aleksandra Pop Stefanija morri vendim me të cilin bastisjen e Prokurorisë Speciale e vlerësoi si të paligjshme, pasi prokurorët dhe hetuesit kanë qenë në shtëpinë e tij përderisa ai ka qenë në paraburgim në burgun e Shutkës. Dëshmitë që i ka siguruar ekipi i Janevës tani do të mund të përdoren në procedurën e mëtutjeshme. Specialja në shtëpinë…

Lexo më Shumë

Prokurorët Speciale Katica Janeva dhe Fatime Fetai sot deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 kanë dërguar ankesa kundër vendimit të Gjykatës me të cilin ata u dënuan me nga 2000 euro, kanë bërë të ditur nga PSP, përcjell “SHENJA”. Ata thonë se vendimi është në kundërshtim me Ligjin, dhe për këtë arsye e kanë shfrytëzuar të drejtën e ankesës, ndërkaq kundër gjykatësve Aleksandra Pop Stefanija dhe Lidija Petrovska kanë ngritur parashtresa për të vërtetuar kryerjen e funksionit të gjykatësve në mënyrë joprofesionale dhe jo të përgjegjshme. “Poashtu dëshirojmë të denoncojmë edhe për bashkëpunimin jo adekuat të Shoqatës së Prokurorëve Publik…

Lexo më Shumë

Nga LSDM, për TVSHENJA, kanë konfirmuar se në takimin e sotëm, Prësidenti Ivanov, i ka thënë liderit të kësaj partie, se mandatin do të ja jep nesër ose pasnesër. Përndryshe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev,  para se të hyj në vilën presidenciale për t’i dorëzuar nënshkrimet e 67 deputetëve, tha se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, dhe pret që sa më shpejtë të jetë e mundur të merr mandatin për formimin e Qeverisë, raporton SHENJA. Zaev u shpreh optimist se gjatë periudhës në vazhdim, do të ketë një transfer të qetë të pushtetit.

Lexo më Shumë

Ish-presidenti i SHBA –së Joe Biden ka folur në përvjetorin e Këshillit këshillëdhënës të Bosnjë e Hercegovinës në Washington. Ky Këshill ia ka dhënë Bidenit çmimin për vepër jetësore. – kryetari i SHBA-së Joe Biden ka thënë se të gjithë njerëzit në B e H duhet ta vazhdojnë luftën për të ardhmen pas mbijetesës ndaj gjenocidit, transmeton Koha.net. “Për këtë arsye ju e kujtoni të kaluarën. Duhet t’ua përkujtoni fëmijëve atë të kaluar. Të gjithë duhet ta dinë atë. Keni dhënë shumë viktima për një qëllim”, ka thënë Biden duke shtuar se për gjenocidin në Bosnjë e Hercegovinë duhet të…

Lexo më Shumë

Këshilli penal ka pranuar ankesën e Prokurorisë Speciale për bastisjen në shtëpinë e ish Eprorit të Drejtorisë së pesë në MPB, Goran Grujoski. Këshilli penal ka sjellë vendim se bastisja në shtëpinë e Grujoskit ka qenë në korniza ligjore. Sipas PSP-së, nuk ekziston asnjë pengesë dëshmitë e siguruara gjatë kontrollit tek Grujevski të përdoren në procedurën, transmeton SHENJA. Më parë, për gjykatën ishte e dyshimtë fakti se bastisja është bërë përderisa Grujevski ka qenë në paraburgim. Goran Grujovski është  i dyshuar në rastin “Fortesa” për shkatërrim të sistemeve për përgjim dhe në “Fortesa 2”, ku akuzohet për falsifikim të dokumentit…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, para se të hyj në vilën presidenciale për t’i dorëzuar nënshkrimet e 67 deputetëve, tha se kjo është një ditë historike për Maqedoninë, dhe pret që sa më shpejtë të jetë e mundur të merr mandatin për formimin e Qeverisë, raporton SHENJA. Zaev u shpreh optimist se gjatë periudhës në vazhdim, do të ketë një transfer të qetë të pushtetit. Për atë që do të bisedohet me Ivanovi dhe përgjigjet e tij,  LSDM do të njoftoj me kumtesë. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Edhe pse ishte paralajmëruar për sot, megjithatë për një kohë të pacaktuar është anuluar  seanca e Kryesisë Qendrore e BDI-së. Në seancën BDI duhej të merr vendim nëse do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme të formuar nga LSDM, ose do të përkrah LSDM-në por do të ngelet në opozitë. Sipas informacioneve, seanca do të thirret menjëherë pasi shefi i shtetit Ivanov, do të ja dorëzoj mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Lexo më Shumë

27 Shkurt Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, është duke mbajtur  në këto momente një mbledhej me partnerët e kolaicionit parazgjedhor maqedonas ”Për jetë në Maqedoni”, dhe jo zyrtarisht mësohet se mbas këtij takimi me ta, në orën 14 do të paraqitet në Presidencë për të dorzuar nënshkrimet, presidentit të vendit Gjorge Ivanov. Takimi me partitë e koalicionit po mbahet në selinë e LSDM-së në rrugën Bihaqka në Shkup.

Lexo më Shumë