Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva ka paralajmëruar padi dhe parashtresa për çdo shkelje të ligjit e cila do të bëhet në dëm të saj dhe të kësaj prokurorie. Sipas saj, edhe pse PSP i mbron interesat e qytetarëve, megjithatë disa institucione të caktuara dhe individ të punësuar në këto institucione “nuk e kuptojnë këtë dhe vlerësojnë se për ata nuk vlejnë Ligjet në Maqedoni”. “Qasja ynë çdoherë ka qenë dhe do të jetë profesional, edhe përkundër tentimeve tona për të vendosur kontakt dhe bashkëpunim me gjitha institucionet dhe të punësuar në këto institucione, megjithatë kjo nuk ndodhi, andaj e përsërisë…
Author: almakos
28 Shkurt VMRO-DPMNE-ja mohon që paraprakisht t’i ketë ofruar BDI-së një draft ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, të ngjashëm me atë të LSDM-së. Në një reagim të VMRO-DPMNE-së ata vlerësojnë se këto informacione janë për arsyetimin e aktit të turpshëm të LSDM-së që çon drejt ridefinimit të shtetit. VMRO-DPMNE nuk ka arritur asnjëfarë marrëveshje me BDI-në rreth çështjeve që kanë qenë temë diskutimi në bisedimet për formimin e Qeverisë. Edhe ashtu, pozita e VMRO-DPMNE-së që nga fillimi ka qenë “Qeveri po, por jo me çdo kusht”. Atë që e ka pranuar Zoran Zaev në asnjë segment nuk mund ta…
SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër dy shkupjanëve për shkak të dyshimit bazë se kanë bërë vepër penale “vjedhje”. I dyshuar është 44 vjeçari S.S. i cili duke punuar si elektricist nga shtëpia ku ishte i angazhuar në disa raste ka vjedhur gjëra në vlerë të përgjithshme prej rreth 25 mijë euro. Në disa raste në periudhën nga mahi deri në nëntor të vitit të kaluar ka marrë dy unaza ari me diamant, disa enë kuzhine dhe rreth 20 mijë euro. Për vjedhje është dyshuar edhe 51 vjeçarja Zh.Ç, e cila në të njëjtën shtëpi ka punuar si kujdestare,…
Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Polonisë, Jacek Stefan Multanowski. Me këtë rast Kryetari Kasami e njoftoi Ambasadorin me aktivitetet e Lëvizjes BESA, si dhe bisedoj lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe me kontributin që e jep BESA në demokratizimin e vendit. Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve. Përveç kësaj, Kryetari Kasami, ritheksoi se për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet…
Prokurori i Departamentit të Veçantë të Prokurorisë për Krime Lufte në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) ka ngritur aktakuzë kundër Dragan Lubarda, Zdravko Lubarda dhe Ozren Planojeviç për krime lufte të kryera në zonën e Rogaticës, raporton Anadolu Agency (AA). Dragan Lubarda i lindur në vitin 1956, dhe Zdravko Lubarda në vitin 1954 në Rogaticë janë shtetas të BeH-së, ndërsa Planojeviç, i lindur në vitin 1971 në Rogaticë, ka shtetësi të BeH-së dhe Republikës së Serbisë. Të akuzuarit ngarkohen se në periudhën nga fundi i majit të vitit 1992 deri në fund të vitit 1993, gjatë një sulmi të gjerë dhe…
Në një konferencë për shtyp, Prokuroria Speciale Publike ka njoftuar mbi rastin e ri, të titulluar “Trust”, shkruan SHENJA. Bëhet fjalë për dokumente të falsifikuara nga ana e një konzorciumi, gjë që e ka bërë të mundshme që të fitojë tenderë në vlerë prej 1 miliard e 60 milionë denarë, u tha mes tjerash gjatë konferencës për shtyp. I dyshuari kryesor është menaxher i kompanisë Transmet, i dyshuari i dytë është menaxher i kompanisë Sileks nga Kratova, ndërsa i dyshuari i tretë është menaxher i Vato nga Studeniçani i Shkupit. Ata janë të dyshuar për keqpërdorim të thirrjes publike dhe…
Seanca e radhës e cila duhej të zhvillohej sot në Gjykatën Themelore të Kumanovës, është anuluar për shkak se rezultatet mjekësore nuk ishin të gatshme. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiq tha se seanca fillimisht u shty për më 10 mars, por me arsyetimin se as më atë datë nuk do të jenë të gatshme rezultatet mjekësore, seanca u shty për më 24 mars. /SHENJA/
Me 54 vota “pro” dhe vetëm tetë “kundër”, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian sot e miratoi Propozim-rezolutën për përparim të Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane në vitin 2016, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Eurodeputetët në të a.q. AFET-komiteti paraprakisht harmonizuan 28 amendamente me kompromis (në lidhje të gjithsej 318-të të parashtruara) dhe sot të gjithë i kanë miratuar, ndërsa në to janë përmbajtur edhe termet “Maqedoni”, “maqedonas” dhe të ngjashme, por gjithashtu edhe parashikim se shteti i Maqedonisë do të bëhet me Qeveri të re dhe kështu kërkohet “tranzicion transparent”. Parlamenti Evropian me këtë Rezolutë…
Prokuroria Speciale ka njoftuar se sot në ora 12:00 do të mbajë një konferencë për shtyp. Media të afërta me partinë e Gruevskit, shkruajnë se gjatë kësaj konference për shtyp, do të hapet një rast i ri ku besohet të jetë i përfshirë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski. Gjithnjë sipas këtyre medieve, kjo bëhet me qëllim që të tërhiqet vëmendja nga protestat të cilat zhvillohen kundër koalicionimit të mundshëm LSDM-BDI. /SHENJA/
28 Shkurt Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite, posaçërisht në pjesët perëndimore, vranësirat do të rriten. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, kryesisht jugore.
Prej sot deri më 4 mars në tre salla të Panairit të Shkupit, do të mbahet Panairi i 14-të ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor dhe 7. RealExpo – Panair ndërkombëtar i patundshmërive. Në Panairin e ndërtimtarisë do të ofrohen produkte dhe shërbime për punë, mirëmbajtje, modernizim, riparim dhe pajisim të objekteve dhe pronave. Qëllimi i Panairit të ndërtimtarisë është që ta mbajë dhe promovojë rritjen e kësaj dege ekonomike dhe t’u ofrojë vizitorëve qasje direkte deri te kompanitë më të mira, të cilat funksionojnë në këtë sektor. Pritet që panairin ta vizitojnë edhe një numër i madh i…
Tre linja të reja ajrore nga Aeroporti i Shkupit sot do të promovojnë TAV Maqedonia dhe “Viz er” dhe së bashku do të informojnë edhe për arritjen e tre milionë udhëtarëve në Maqedoni nga ana e kompanisë ajrore ukrainase. Në ngjarje është paraparë të mbajnë fjalime ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vllado Misajllovski, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Alp Er Tunga Ersoj dhe drejtoi i përgjithshëm për çështje korporative të “Viz er” Oven Xhons.

