Të paktën një person ka humbur jetën, derisa autoritet janë vënë në kërkim të tre personave tjerë pas dy shpërthimeve të fuqishme që kanë ndodhur në fabrikën e municionit në Kragujevc, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes. Gjithashtu, raportohet se 25 pjesëtarë të ushtrisë serbe dhe të MUP-it kanë mbetur të plagosur, transmeton Telegrafi. Ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq dhe zëvendësministri Nenad Miloradoviq, kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’u njohur nga afër me detajet e kësaj ngjarje.
Author: almakos
Protestuesit janë nisur drejt godinës së Kuvendit, ndërsa protestuesve ju drejtua me fjalim aktori Vanço Petrushevski, i cili, tha se është bashkangjitur protestës ngase, siç u shpreh ai “vendlindje tjetër nuk ka, dhe se ka ardhur koha për ta mbrojtur shtetin”. “I bëjmë thirrje të gjithë partive politike të na bashkëngjiten. I bëjmë thirrje udhëheqësish së VMRO-DPMNE-së, të dalin dhe të na përkrahin, në mënyrë masive në mbrojtje të Maqedonisë unitare dhe të përbashkët”, tha ai duke shtuar se qëllimi i tyre është i sinqertë, dhe i arsyetuar, njofton SHENJA.
Ka filluar sot nga godina e Qeverisë, protesta e dytë me radhë e iniciativës qytetare “Per Maqedoni të përbashkët”. Elena Misirkova ju drejtua protestuesve duke thënë se ata do të bëjnë gjithçka që shteti të ruaj unitaritetin dhe të vazhdojnë të jetojnë edhe më tej të lirë. “Postulatet e shpalljes tonë janë drejtuar deri tek gjithë qytetarët, secili është i mirëseardhur këtu”, tha ajo, përcjell SHENJA. Marsh protestues përpos në Shkup, po mbahet edhe në katër qytetet tjera, në Prilep, Kërçovë, Shtip dhe Kumanovë.
28 Shkurt OSBE/ODIHR në ueb faqen zyrtare të tyre kanë publikuar raportin final për zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit. Në raport thuhet se këto zgjedhje ishin test për funksionimin e institucioneve demokratike, të cilave iu paraprinte kriza politike. Në raport janë nënvizuar një sere vërejtjesh, disa prej të cilave i përkasin punës së KSH-zë, gjegjësisht organizimit të brendshëm të këtij institucioni, problemet me listat zgjedhore si dhe tejkalimi I disa afateve konkrete ligjore. Rekomandimet e theksuara në raport kanë për qëllim që të përmirësojnë zbatimin e zgjedhjeve në Maqedoni. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë me shqyrtimin e Listës zgjedhore,…
Protestat që po mbahen në Shkup disa ditë me radhë, janë të nxituara politikisht dhe porositësi i tyre është VMRO DPMNE. Kështu vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Sipas tyre, Gruevski po tenton që nëpërmjet protestave të ruan vendin e tij në pushtet që e ka pasur deri më tani. Analisti Bashkim Bakiu, i cili këto protesta i quan irracionale, thotë se ato janë taktika për të arritur një strategji konkretisht të VMRO DPMNE-së.“Janë forma të simulimit të një rreziku nga popullata e shqiptarëve, të cilën VMRO DPMNE që nga themelimi I saj e paraqet tek maqedonasit dhe tek votusit e…
28 Shkurt Protestuesit kanë filluar të grumbullohen para qeverisë. Ndërkohë që është vërejtur se si iu ndahet edhe nga një shall. Ndryshe sipas paralajmërimeve sonte përveç në kryeqendër protesta do të organizohen edhe në qytetet e tjera të vendit. Protestuesit shprehen kundër qeverisjes eventuale mes LSDM-së dhe BDI-së. Ata madje lëshuar thirrje të shumta antishqiptare dhe kanë porositur se ligji për avancimin e gjuhës shqipe në Maqedoni nuk mund të miratohet.
[embedded content] 28 Shkurt Ministria e Arsimit dhe Komuna e Tetovës assesi të merren vesh se kush duhet t’i japë leje Shkollës “Liria” në Tetovë që procesin mësimor ta zhvillojnë në tre turne pasi nxënësit rrezikohen nga shembja e kulmit. Safet Neziri thotë se Ministria një leje të tillë mund ta japë vetëm në rast të luftërave apo fatkeqësive natyrore. Neve dy herë ua kemi përcjell letrat komunës dhe shkollës, njëra është me 20 janar dhe e dyta më dy shkurt të 2017, ku iu sqarohet në detaje mënyra e funksionimit të orarit dhe e kemi cituar nenin 38 alineja…
Presidenti Gjorgji Ivanov nuk ka njoftuar zyrtarisht se kur do t’i përgjigjet kërkesës së kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për ti dhënë mandatin për formimin e Qeverisë së ardhshme. Dje nga LSDM njoftuan se gjatë dorëzimit të nënshkrimeve të 67 deputetëve, Ivanov ka siguruar Zaevin se mandatin do t’ia jep gjatë dy ditëve në vazhdim. Por sot të kontaktuar nga televizioni Shenja, nga kabineti i presidentit Ivanov thanë shkurt se do të njoftojnë paraprakisht kur do të ketë diçka të re, duke mos dhënë më shumë hollësi. Pretendenti për mandatar, Zoran Zaev edhe një herë ka premtuar sot se Qeveria…
Me 54 vota për dhe 8 kundër, Komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian ka votuar Rezolutën për Republikën e Maqedonisë dhe ka miratuar 28 nga gjithsej 318 amendamentet kontestuese të dorëzuara. Me këtë rezolutë Parlamenti Evropian konfirmon rekomandimin e 8-të pozitiv të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, por me kusht që fillimisht të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos dhe reformat e rekomanduara. Nga ky institucion kanë porositur se presin që vendi të formoj qeveri sa më shpejtë. “Rezoluta rekomandon që Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë të formoj shpejt qeveri të re dhe…
Tre kompani të bashkuara në një konzorcium dyshohen për falsifikim të dokumenteve dhe të dhënave për kuadrin dhe makineritë e tyre, vetëm e vetëm që të fitojnë një tender për gërmim nga Elektranat e Maqedonisë të shpallur në vitin 2011. Të dyshuar në rastin e ri të Prokurorisë Speciale me emrin “Trust” janë tre drejtuesit e kompanive “Transmet” nga Shkupi, “Sileks” nga Kratova dhe “Vato Deo” nga Studeniçani. “Kjo lëndë do të tregojë se deri ku ka shkuar lufta me konkurrencën për të fituar tenderë dhe shuma të mëdha parash dhe si një konzorcium, me dokumentacion të falsifikuar, ka arritur…
Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, ka realizuar një takim me Ambasadorin e Polonisë, Jacek Stefan Multanowski. “Me këtë rast Kryetari Kasami e njoftoi Ambasadorin me aktivitetet e Lëvizjes BESA, si dhe bisedoj lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe me kontributin që e jep BESA në demokratizimin e vendit. Ai po ashtu ripohoi se për BESËN është e rëndësishme të formohet qeveria dhe vendi të shkojë drejt stabilizimit politik, zhvillimit ekonomik dhe euro-integrimeve. Përveç kësaj, Kryetari Kasami, ritheksoi se për Lëvizjen BESA platforma Ridefinimi, është një pikë – reference prej ku Maqedonia mund të rikthehet…
28 Shkurt Prokuroria Speciale e zgjeroi hetimet për rastin “Titanik” edhe me 17 persona, funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht Alsat M mëson se pjesë e hetimit të zgjeruar për parregullsi zgjedhore janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer dhe deputeti Ilija Dimovski. Në këtë fazë është zgjeruar hetimi për 17 persona për më shumë vepra penale. Këtu ka edhe implikime financiare. Kjo ka të bëjë me atë që pas përgjimit të audio regjistrimeve, konstatuam se ka më shumë persona të cilët janë të përfshirë në këto vepra penale – deklaroi Prokurorja Speciale Katica Janeva. Prokuroria Speciale në kuadër…

