Author: almakos

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, nesër do të arrij në Shkup. Në orën 16:30 ajo do të takoj Prësidentin e shtetit Gjorge Ivanov, raporton SHENJA. Në orën 17:00 do të jetë tek “Opera dhe Balet”, ku do të jetë paneliste në një takim me studentët. Më pas, në orën 18:00, Mogerini do të takohet me partitë politike në Kuvend. Ndërkaq në orën 19:15 do të ketë deklarata për media për selisë së BE-së në Shkup.

Lexo më Shumë

01 March Mediat italiane ditët e fundit shkruajnë për një skandal që ka përfshirë shtetin shqiptar me mbetjet toksike të ardhura nga Italia. Sipas revistës “Planeti Tokë”, 1300 konatinerë të dërguar nga Italia në Shqipëri janë zhdukur pa lënë gjurmë. Këto 1300 kontanierë ishin destinuar të shkonin në deponimin e Shkupit por aty nuk arritën asnjëherë. Ndërkohë që biznesi i plehrave shqetëson qytetarët e Shqipërisë dhe Maedonisë, politikanët i qëndrojnë lojës së trafikantëve të këtyre mbetjeve. Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë, Adriatik Llalla, ka zhvilluar disa ditë më parë, në Tiranë, një takim me Prokurorin e Antimafies italiane…

Lexo më Shumë

Kërkesat për paraburgim nga ana e Prokurorisë Speciale Publike për të dyshuarit e rastit “Trust” tani më janë shpërndarë tek gjykatësit për procedurë paraprake, ndërsa sot ata do të merren në pyetje. Në lëndën “Trust”, janë të dyshuar tre persona fizik tre juridik, mes tyre edhe drejtuesit e firmës “Transmet”, “Sileks”, dhe “Vato” për pjesëmarrje në tenderin e ELEM-it. Sipas PSP-së, ELEM u ka mundësuar konzorciumit të këtyre tre firmave të realizojnë profit prej 17 milionë euro.

Lexo më Shumë

Të punësuarit në Hekurudhat e Maqedonisë, të cilët protestojnë me bllokadë në komunikacion hekurudhor tani më dy javë me radhë, u takuan me u.d drejtorin e HM Transport Igor Korunoski, por ende nuk është arritur marrëveshje për ndërprerje të protestës. Sipas Korunoskit, kontaktet me të punësuarit do të vazhdojnë dhe kërkohet zgjidhje që gjatë ditës të fillohet me punë. “Sërish është ofruar zgjidhja që u prezantua dje, menjëherë të paguhet pjesa e parë e pagës së janarit dhe sigurimi shëndetësor dhe të fillojë me grumbullimin e mjeteve për pjesën e dytë. Të punësuarit kërkojnë informacion dhe garanci për pjesën e…

Lexo më Shumë

Ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq sot deklaroi se në fabrikën ushtarake në Kraguijevc ka pasur dy shpërthime, e jo një, siç ishte kumtuar fillimisht. Lajmin fillestar mbrëmë e kumtoi shërbimi për shtyp i Minsitrisë serbe të Mbrojtjes, cituar nga TASS. Shpërthimi i parë ka ndodhur në orët e pasdites në objektin “A28”, ku është kryer çmontimi i municionit, pas çka zjarri e ka përfshirë këtë por edhe objektin fqinj “A 27”. Ekipet zjarrfikëse, policia dhe punëtorët në fabrikë menjëherë kanë filluar ta shuajnë zjarrin, por 25 minuta pas shpërthimit të parë ka pasur edhe shpërthim të dytë. Në shpërthimin…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri e Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, nesër do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë në kuadër të mini-turnesë së saj nëpër shtetet ballkanike. Në prag të vizitës, përfaqësuesja e BE-së, deklaroi se kjo mini-turne e saj nëpër shtetet ballkanike është me qëllim të sigurohet “pakthyeshmëria e procesit të integrimit të këtyre vendeve në Union”. “Për Bashkimin Evropian, puna me vendet e Ballkanit Perëndimor, rajon i cili është në zemrën e Evropës, është prioritet kyç. Punoj që të shoh se çdo ditë e partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor lëviz përpara në rrugën e reformave,…

Lexo më Shumë

Asociacioni i gazetarëve të Maqedonisë (AGM) e dënoi sulmin e mbrëmshëm ndaj ekipit të gazetarëve të A1 on kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme ta pastrojë rastin. Nga AGM theksojnë se ekipi i tyre juridik u qëndron në dispozicion të punësuarve në mediave dhe të sulmuarve në këtë incident, si dhe për mbrojtje juridike për të gjithë dhunën paraprake ndaj punonjësve medial. “AGM u bën thirrje anëtarëve të saj dhe të gjithë ekipeve të gazetarëve për respektim të ligjeve dhe Kushtetutës së RM-së. AGM u bën thirrje të gjithë anëtarëve të saj dhe të gjithë ekipet mediale për profesionalizëm…

Lexo më Shumë

01 March Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, të cilat më shumë do të jenë prezent në pjesët lindore. Gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa rreth mesditës dhe pasditës mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, por më të mëdha do të jenë në pjesët perëndimore të vendit ku pritet të bien rreth 16 litra në metër katror. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit edhe erë e fuqishme juglindore, në orët e mbrëmjes dhe natës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Temperatura…

Lexo më Shumë

Çerdhja “8 prilli” në Komunën e Shuto Orizares është djegur tërësisht ndërsa ekipet e zjarrëfikësve ende jan në terren dhe po luftojnë me flakët. Kryetari i Komunes, Elvis Bajram, deklaroi për TV SHENJA se ky është një problem i madh për këtë Komunë. Ai tha se nuk e din arsyen nga se u shkaktua zjarri por se thuhet se mund të jetë hedhur diçka në kazanet e lëndës djegëse për ngrohje. Mbi 150 fëmijë kanë ngelur pa çerdhe. Kryetari Bajram thotë se në këtë çerdhe kanë qëndruar edhe fëmijët e pastrehë ndërsa nuk kanë paguar para për edukim në të…

Lexo më Shumë

Është përfshirë nga flakët Çerdhja “8 shtatori” e cila gjendet në Shto Orizarë. TV SHENJA mëson se se rasti ka ndodhur rreth orës 1 e 20 minuta pas mesnate. Në vendngjarje kanë ardhur ekipe të shumta të zjarrfikësve dhe të policisë. Ende nuk dihet nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme apo ka ndodhur vetëvetiu nga ndonjë arsye krejt të panjohur. /SHENJA/ [embedded content]

Lexo më Shumë