Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pasdite ka realizuar takim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, në selinë e partisë në “Bihaçka”, njofton TV24, pwrcjell “SHENJA”. Takimi pason pasi që Zaev ka dorëzuar nënshkrimet presidentit Gjorge Ivanov, i cili në orën 16:30 pritet të mbajë konferencë për shtyp, ku do të tregoj nëse do të dorëzoj mandatin Zaevit, ose jo. BDI gjatë ditës ka njoftuar se ende nuk ka vendim zyrtarë nëse do të jetë pjesë e Qeverisë apo do të përkrah Qeveri të pakicës. [embedded content]
Author: almakos
01 March Gjykata Penale nesër do të vendos lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për paraburgim kundër dy personave, të cilët dyshohen në rastin e fundit të kësaj Prokurorie të koduar me emrin “Trust”. Nuk dihet se kur të dyshuarit do të paraqiten para gjykatësit në procedurë paraprake, edhe pse bëhet fjalë për masë urgjente që u kërkua dje nga Specialja. Jozyrtarisht, pranë Prokurorisë Speciale deri në këtë moment nuk ka arritur ndonjë ftesë nga gjykata. Një nga problemet e mundshme për ngecjen e procedurës është fakti se prej sot hynë në fuqi orari i ri në Gjykatën Penale Shkup,…
Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, sot në orën 16:30 do të ju drejtohet qytetarëve, kanë bërë të ditur nga Kabineti i Presidentit, përcjell “SHENJA”.
01 March Vala e protestave në Shkup dhe në qytetet e tjera në Maqedoni ka shqetësuar ambasadat e huaja në vend. Përmes faqeve të tyre në internet ata paralajmërojnë qytetarët e tyre se Maqedonia është një vend i rrezikshëm për t’u vizituar, ndërsa turistët që ndodhen aktualisht i këshillojnë të jenë shumë të kujdesshëm dhe vigjilent. Në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve thuhet edhe pse u tha se protestat do të ishin të qeta situata mund të eskalojë në dhunë. Edhe pse u paralajmëruan demonstrata të qeta, mund të ketë konfrontime që do të eskalojnë në dhunë. Ju duhet të…
Policia e Kosovës ka arrestuar tre shtetas të Serbisë të përfshirë në veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’. “Njësiti i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i Pejës, pas një pune operativo-hetimore në terren ka arritur të sigurojë informacione të sigurta, se disa të dyshuar kanë marrë një sasi të substancës narkotike në Kosovë dhe janë duke provuar që të njëjtën ta dërgojnë në Serbi. Njësiti i DHTN-Pejë në përkrahje të DHTN-Gjakovë dhe NJRSH-Pejë ka arritur që të ndalojë një veturë me targa të Serbisë në fshatin Gurakoc të Istogut, në të cilën gjendeshin…
01 March Numri i të prekurve nga diabeti po merr dimensione epidemike, paralajmërojnë ekspertët. Sipas të dhënave të akademikut Zhan Mitrev, madje 70% e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare që ai i ka trajtuar, kanë pasur sëmundje të diabetit. Për shkak të diagnozave jo përkatëse paraprake dhe trajtim të personave me diabet, ata kanë pësuar komplikime serioze të cilat më të rrezikshme janë ato të zemrës, thotë Mitrev. Diabeti paraqet sëmundje të hatashme pasi shkatërron organizmin me plotë kuptimin e fjalës, ka komplikime të diabetit që paraqiten në tërë trupin, humbje të shikimit, humbje të funksionit të veshkave, humbjen e imunitetit,…
01 March Mbishkrime me mesazhe ndaj deputetëve të LSDM-së nga Ohri, Tomislav Tuntev dhe Zhaklina Lazareska janë vërejtur tek gjimnazi i Ohrit dhe në bregun e qytetit. “Tuntev, a meriton Ohri të mësoj shqip” dhe “Profesoreshë Zhaklina a votuan fëmijët tuaj për dygjuhësinë në Ohër”, janë pjesë e grafiteve. Gjithashtu në më shumë objekte banesore në Ohër në kutitë e postës janë paraqitur bankënota të shtypura falso në dy gjuhë. Njëkohësisht, në disa lokacione në hyrje të Ohrit në tabelat rrugore janë vendosur shirita të cilat tregojnë mirëseardhje në Ohër. Alsat-M
01 March LSDM-ja ka shqyrtuar edhe skenarin e mundshëm të qëndrimit të BDI-së në opozitë dhe formimin e Qeverisë së pakicës. Zv/ kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska deklaroi se partitë duhet të jenë të vetëdijshme për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi prandaj reformat e nevojshme do të jenë vështirë të arritshme nga një Qeveri e pakicës. Ne para së gjithash jemi të vetëdijshëm se shteti vërtetë ndodhet në situatë të vështirë. Ne nuk do të kemi mandate standard në të cilin do të punët që gjërat të përmirësohen. Disa gjëra do të thuhet të fillojnë kryekëput nga…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në një takim pune në selinë e BDIsë në Tetovë, Ambasadorin e Suedisë në Shkup, z. Mats Stafanson. Ahmeti dhe Ambasadorja Stafanson bashkëbiseduan për gjendjen në Maqedoni dhe mbi negociatat midis partive politike. Kryetari Ahmeti njohtoi z. Stafansok që BDI ka arritur të rrumbullakësoj negociatat për ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe si dhe pikat nga Deklarata e Përbashkët e partive parlamentare shqiptare, ndërsa për çështjet tjera priten zhvillimet procedurale në vend në lidhje me mandatin për formimin e qeverisë. Lideri i BDI-së Ahmeti theksoi se në BDI…
Ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu ka dënuar ashpër sulmin që u bë mbrëmë ndaj gazetarëve të A1on. Sipas tij, MPB do të përdor të gjithë kapacitetet e saj për të zbardhur rastin. “Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë demokratike, të grumbullohen në vende publike dhe të shprehin mendimet e tyre, por Ligji për rendin publik duhet të respektohet”, ka thënë Nuhiu. Në lidhje me sulmin janë identifikuar 12 persona me të cilët do të realizohen biseda shtesë. Nga SPB Shkup po ndërmerren të gjitha masat për të vërtetuar motivin e sulmit si dhe zbardhjen e plotë…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënoi ashpër rrahjen e ekipit të portalit “A1On” në protestat e iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” dhe gishtin për këtë sulm e drejtoi kah VMRO DPMNE-ja dhe Nikolla Gruevski. Naser Selmani sot takoi ministrin e brendshëm Agim Nuhiu të cilit iu ankuan për sulmin dhe kërkuan zbardhjen e menjëhershme të rastit dhe kapjen e autorëve. Selmani tha se i është ankuar Nuhiut për një sërë rastesh të sulmeve ndaj gazetarëve që edhe sot e kësaj dite nuk janë zbardhur. Selmani e porositi kreun e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që në mënyrë të qetë ta dorëzojë pushtetin…
01 March Nuk ka vatra të reja dhe raste të reja të gripit të shpezëve në Maqedoni, deklaroi sot drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) Zoran Popovski. Siç tha Popovski pas prezantimit të projektit të ri për mbrojtje më të madhe të ushqimit, kafshëve dhe bimëve, gjendja me zgjuarsi po ndiqet dhe të gjithë rastet e dyshimta të hulumtohen që të ndërmerren masa në kohë nëse konfirmohet se nevojitet. “Mundësitë për paraqitje të gripit të shpezëve janë zvogëluar sepse me rritjen e temperaturave virusi nuk mund të qarkullojë aq shumë. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia për paraqitje të sëmundjes”,…

