Srebrenica, pas zgjedhjes së kryebashkiakut serb, Mladen Grujiçiç po rikthehet gjjithnjë e më shumë në një territor që synon të varrosë historinë e tmerrshme që tronditi ndërgjegjen e botës në vitet ‘90 të shekullit të shkuar, me genocidin e pashembullt që masakroi më shumë se 8 mijë boshnjakë muslimanë, përgjithësisht fëmijë, gra e të moshuar. Tashmë kryebashkiaku i ri ka ndryshuar tabelat udhëzuese, duke zhdukur gjuhën boshnjake dhe vendosur diktaturën e cirilikes. Ndërkaq, Ministria e Arsimit e Republika Srbska, territor i së cilës sipas Daytonit është edhe Srebrenica, ka ndaluar të gjithë tekstet shkollore që vijnë nga Federata e Bosnjë-Hercegovinës.…
Author: almakos
Ndryshime në projektin “Termini im” në Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht vetëm shpërblime në vend të gjobave për mjekët, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në shënimin e 25-vjetrit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë. “Unë jam për ndryshime në “Termini im”, ndërsa që nesër do të kem takim me përfaqësuesit e “Termini im”. Pagesa në bazë të punës do të mbetet por nuk do të ketë gjoba. Paga do të jetë 100 për qind, ndërsa do të ketë edhe shpërblime për mjekët, respektivisht për ata që janë më të suksesshëm”, paralajmëroi Taravari. Shpërblimet për mjekët, sipas tij, duhet që…
Gjykata Penale ka refuzuar të ngrijë pasuritë e ndihmës ministrit, i dyshuar ne lenden publik “treqind” të ngritur nga PSP-ja, për furnizime publike të bëra në ministrinë e Brendshme. Gjyqtarja e cila ka refuzuar ka refuzuar kërkesën e Katica Janevës është gjyqtarja Jelena Josifovic. PSP-ja me vendimin e gjyqtares është informuar sot, por ajo ka njoftuar se nuk mund ta pranojë këtë dhe do të bëjë ankesë. Sipas hetimit të kryesua nga ekipi i Katica Janevës, pa dyshim ndihmës ministri ka abuzuar me pozitën e tij zyrtare dhe ka dëmtuar buxhetin e shtetit me mbi 450 mijë euro për blerjen e 300 automjeteve…
05 June Qeveria e re e Maqedonisë me në krye Zoran Zaevin, sot do të mbajë seancën e parë qeveritare, ku do të fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore, konfirmojnë për Alsat M nga LSDM dhe BDI. Sot duhet të zgjidhet edhe sekretari i ri gjeneral dhe drejtori i ri i shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta. Sipas informatave të deritashme ajo pritet të fillojë sot në orën 14.00. Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve. Nga bisedat pritet që…
Kryeministri Zoran Zaev ka treguar se cilat do të jenë pikat që do të diksutohen në mbledhjen e parë të Qeverisë, raporton SHENJA. “Pikat prioritare, janë të lidhura me fillimin e qeverisjes, ndarjen e resoreve dhe portfolin e ministrave pa resorë. Vendosja e zv/ministrat e Qeverisë, zgjedhja e sekretarit të përgjithshëm, shef i kabinetit, vendosjen e komisioneve ekzistuese dhe atyre që janë komisione Ad Hoc në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, që të mund ti vendosim konturat fillestare të vetë Qeverisë”, ka thënë Zaev, përcjell SHENJA. Ai ka shtuar se do të dëshironte që sot të ketë takim me kryetarin…
Ekonomia e Maqedonisë sipas prognozës më të re të Bankës Botërore këtë vit do të ketë rritje prej 2, 8 për qindëve, vitin e ardhshëm 3,3 për qind, ndërsa në vitin 2019 parashikohet rritje për 3,8 për qind. Në Raportin më të ri të Bankës Botërore për këtë vit parashikohet që rritje më të lartë ekonomike në rajon të ketë Kosova me 3, 9 për qind. Raporti parashikon që Shqipëria do të ketë një rritje ekonomike për 3,5 për qind, Bosnjë Hercegovina 3,2 për qind, mali I zi 3,3 %, Serbia do të ketë rritje ekonomike për 3 %, ndërsa…
05 June Sot është Dita ndërkombëtare e mjedisit dhe u caktua në vitin 1972 nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi…
05 June Personeli i makinistëve në Hekurudhat e Maqedonisë Transport Shkup nga ora 07:00 e mëngjesit kanë filluar një grevë për shkaqet në vonesat e pagesës së pagës dhe rritjen e saj selektive të një pjese të të punësuarve, deklaroi për MIA-n Dushko Çarakovski përfaqësues i Personelit të makinistëve. Me orarin e trenave të HM Transport treni i parë që duhet të qarkullojë pas hyrjes në fuqi të vendimit për ndërprerje të obligimeve të punës është paraparë për në orën 9 të mëngjesit. Përmes protestës, informon Çakarovski, kërkohet pagesë e pjesës së dytë të pagës të prillit dhe pagë për…
05 June Moti sot do të jetë me vrënësira të lehta, por edhe me periudha dielli, duke u bërë i paqëndrueshëm sidomos në periudhën e pasditës kur edhe pritet të ketë reshje lokale shiu dhe vetëtima, posaçërisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore. Temperatura minimale do të lëvizë nga 9°C e deri më 15°C, kurse ajo maksimale do të lëvizë nga 24°C e deri më 31°C. Në rajonin e Shkupit do të ketë mot të ngjashëm, kurse temperaturat do të lëvizin nga 13°C e deri më 30°C.
05 June Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmë në bulevardin “Aradhët Partizane” në Shkup, kur një makinë e tipit “Audi” me targa të Shkupit me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një karvani të policisë. Si pasojë kanë ngelur të lënduar 8 pjesëtarë të njësisë për ndërhyrje të shpejtë, të cilët me ndihmën e shpejtë janë dërguar në klinikat e Shkupit. Karvani i policisë po kthehej për në stacion policor pas festimeve që ishin në sheshin e Shkupit, për fitoren e Vardarit si Kampion evropian në hendboll. Ndërkohë, policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit ku mbetën…
Karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” ka vazhduar sot me shpërndarjen e pakove me produkte ushqimore për familjet në nevojë, kësaj radhe nëpër fshatrat e komunës së Likovës. Aktivistë të kësaj shoqate kanë shpërndarë gjithsej 130 pako në 13 fshatra të komunës së Likovës, përfshirë këtu fshatrat Llojan, Vaksincë, Sllupçan, Mateç, Nikushtak e kështu me radhë. Nga organizata Merhamet thonë se shpërndarja e pakove në komunën e Likovës, është pjesë e aksionit humanitar të filluar dje në Kumanovë, por që synon të shpërndajë pako me produkte ushqimore për nevojtarët në tërë Maqedoninë. “Edhe sot po vazhdon karvani i Organizatës Humanitare…
Pa ide për zhvillim, pa shpresë për një të ardhme më të mirë, politika kthehet në pazar të shitjes së votës. Kështu e shpjegon votën shqiptare për LSDM-në, njohësi i rrethanave politike Enis Sulstarova. Ai në një intervistë për revistën SHENJA duke folur mbi entuziazmin e ndërkombëtarëve për ta mbështetur Zaevin, tha se shqiptarët duhet lejuar që të tjerët të shprehin eufori, dhe vetë të shohin problemet me të cilat ballafaqohen. Ai tha se partitë shqiptare tanimë kanë platformën e përbashkët përveç Marrëveshjes së Ohrit dhe duhet t’ua bëjnë të qartë ndërkombëtarëve se kërkojnë shtet dykombësh e demokratik, pavarësisht se…

