Qeveria e Republikës së Maqedonisë sot e ka mbajtur seancën e parë, në të cilën, siç theksoi në komunikatë, është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për punë të përkushtuar dhe efikase të anëtarëve, në interes të nevojave të qytetarëve dhe të interesave shtetërore të Republikës së Maqedonisë, përmes bashkëpunimit të mirë dhe respektit të ndërsjellë. Në seancën e sotme, kryetari i Qeverisë Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendës dhe atë: Radmilla Shekerinska, si zëvendës kryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa dikaster për zëvendëskryetar të Qeverisë, Koço…
Author: almakos
Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – vendkalimi kufitar Jazhincë, afër fshatit Poroj është në ndërprerjeje për shkak reshjeve të mëdha të shiu dhe daljes nga shtrati të lumit të Poroj, njoftoi LAMM. Prej LAMM shtojnë se komunikacioni nga ky drejtim riorientohet drejtë akseve tjera rrugore. LAMM informon Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektimin e sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir…
05 June Rusia punon prej gati 10 vjetësh me agjendën e saj në Maqedoni për ta larguar vendin nga perspektiva e NATOS-së dhe BE-së. Kështu shkruante gazeta britanike “The Guardian” e cila bazohet në informata sekrete, nga Shërbimet sekrete të Maqedonisë. Aktivitetet ruse, të mbështetura edhe nga shërbimi sekret serb, kanë nxitur frymën nacionaliste dhe pro – ruse në Maqedoni. Ky aktivitet ka nisur që në vitin 2008, kur Maqedonisë nuk iu mundësia hyrja në NATO, kur Greqia i vendosi veton për shkak të çështjes së emrit. Sipas informatave, të paktën tre spiunë rusë kanë punuar edhe në rekrutimin e…
Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar që lumi në Poroj të Tetovës të del nga shtrati. Video në vazhdim tregon pamjet që banorët janë duke e ndjekur situatën me panikë dhe bëjnë thirrje për kujdes. Sipas informacioneve të fundit rruga Tetovë-Jazhincë është bllokuar nga vërshimet në fshatin Poroj, fshat i parë nga rruga që lidh magjistralen me Kosovën. Enti Hidro-Meteorologjik bën të ditur se moti i paqëndrueshëm dhe me të reshura të dendura shiu, përfshi vetëtima, ka përfshirë rajonin e Prilepit, Kriva Pallankës Makedonska Kamenicë.
05 June Prokuroria Speciale Publike ka vërshuar hapësirat e Komunës së Çairit. Sipas burimeve të televizionit Alsat M, Specialja në Çair ka ndërhyrë në bazë të procedurës para-hetimore të cilën po e udhëheq dhe që ka të bëj me ndërtimet pa leje. Ekipi i Katica Janevas ka qëndruar mbi 3 orë në hapësirat e Komunës së Çairit duke kërkuar kështu prova materiale mbi ndërtimet pa leje, kryesisht në këtë komunë. Në bombat e opozitës, funksionarët të BDI-së madje edhe vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti, dëgjohen teksa bëjnë plane të brendshme partiake për shitjen e objekteve me 1000 euro metër-katror,…
Fshati Poroj, në Tetovë, është vërshuar nga uji i cili ka dalë nga shtrati i lumit që kalon nëpër këtë fshat. Për momentin raportohet vetëm për dëme të mëdha materiale dhe pa viktima në njerëz. Vershimt demtojne serish Porojin. Nai-post ni Alsat-M.TV noong Lunes, Hunyo 5, 2017
Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër drejtorit të Klinikës për Neurokirugji Aleksandar Çaparovski, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mit-marrje ”. Një javë më parë i dyshuari ka kërkuar në mënyrë direkte 1000 euro nga babai i një pacienteje 13 vjeçare për t’i dhënë vërtetim se Klinika për neurokirurgji nuk kryen intervenim kirurgjik. Më 30 maj drejtori i Klinikës i ka marrë paratë në formë dhurate. I dyshuari më pas është arrestuar dhe pas bastisjes në zyrën e tij të punës janë gjetur 24.890 euro, 4.477 dollar, 2.250 franga, 65 dollar australian, 170…
Numri një i arsimit dhe Shkencës, Renata Deskoska, ka paralajmëruar sot reforma në sistemin arsimor në vend. Gjatë konferencës profesionale,“Reformim i reformave të pasuksesshëm, si deri në arsim cilësor në Maqedoni”, Deskoska deklaroi se do të hapin proces të konsultimeve për të gjitha masat dhe të gjitha reformat të cilat do të bëhen. Ndërprerja e programit të Kembrixhit, rishqyrtim i programeve mësimore dhe zvogëlim i numri të lëndëve në arsimin fillor, si dhe ligj të ri në arsimin e lartë, janë disa nga reformat që sot i paralajmëroi sot ministrja e arsimit. “Jam e vetëdijshme se fillimisht vijon procesi i…
Prokuroria Speciale ka një vit e gjysmë që ka nisur fushatën për luftimin e krimit dhe korrupsionit por asesi nuk po arrin që të dërgojë prapa grilave ndonjë funksionar të akuzuar për vepra kriminale ose korruptive, raporton SHENJA. Propozimet e Speciales për paraburgim dhe ngrirje të pasurisë po kthehen prapa nga Gjykata. Për këto 18 muaj punë, Specialja vetëm ka humbur nga afatet e parapara për ngritjen e akuzave dhe ka stopuar përkohësisht dëgjimin edhe të gjysmës së mbetur të “bombave” ku mund të ketë edhe shumë materiale për krim dhe korrupsion. Aktualisht në zhvillim janë afro 70 procedura parahetimore…
Për Maqedoninë është e rëndësishme anëtarësimi në BE. Do të punojmë që sa më shpejt të hiqet rekomandimi i kushtëzuar. Kështu ka thënë kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në takimin që ka pasur me ambasadorin e BE-së në vend, Samuel Zhbogar. Zaev ka thënë se Qeveria e re ka energji pozitive dhe dëshiron që ketë pozitivitet ta transmetoj edhe tek qytetarët. “Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë pritshmëritë e BE-së që të kenë arsye të mjaftueshme për ta hequr rekomandimin e kushtëzuar. Jemi duke dakorduar takim me komisarin Johanes Hahn dhe ai duhet t’i tregoj pritshmëritë e tij nga…
Arsimi cilësor është kusht për krijimin e shoqërisë së lirë. Andaj domosdoshmërish duhet të kthehen vlerat dhe të rritet cilësia në sistemin arsimor, porositën ekspertët. Aleksandar Spasov nga Progres Instituti për demokraci sociale theksoi se urgjentisht duhet t’i kthehet autonomia universiteteve, ato të jenë në dispozicion të të gjithëve por të mos jenë thjeshtë “fabrika diplomash”. Arsimi i lartë duhet të jetë në dispozicion të të gjithëve, por kjo nuk do të thotë mos-ekzistim i kritereve për regjistrim. Kështu që duhet të mendohet edhe rreth politikës së regjistrimit, por kjo është e treta. E para është sjellja e ligjit për…
Sejdi Ramadani, 25 vjeç nga fshati Studeniçan është sulmuar mbrëmë nga disa persona të panjohur. Rasti ka ndodhur në stacionin e autobusëve “Jugo Dërvo”, ku Sejdiu ka qenë duke pritur autobusin për në fshatin e lartpërmendur. Sipas Sejdiut, ai është sulmuar dhe maltretuar nga tifozët e Vardarit të cilët ishin nisur për të festuar fitoren e këtij klubi si kampion evropian në hendboll. Rasti ndodhi te stacioni “Jugo Drvo”, isha duke pritur autobus për në shtëpi, për në fshatin Studeniçan. Zbritën huliganët maqedonas prej autobusit me numër 5, më pyetën a je shqiptar, u thash, po shqiptar jam. Filluan të…

