Author: almakos

Para disa çasteve, një kamion i rëndë ka rënë në gropë te fontana në sheshin Maqedonia. Nga goditja, fontana është thyer. Kamioni si duket është i ndërmarrjes komunale Ujësjellësi i Shkupit, që me gjasë ka dashur të kryejë riparime te Fontana. Tani për tani nuk dihen detaje tjera. Tek Sheshi Maqedonia po bëhen përgatitjet për pritjen e hendbollistëve të Vardarit.

Lexo më Shumë

Një agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë (OVS) në prill të vitit të kaluar është arrestuar në Maqedoni, pasi me dron e ka incizuar vilën presidenciale në Ohër. Ai është paraqitur si agjent i shërbimit sekret të Sllovenisë, kurse ka treguar edhe legjitimacion se është zyrtar i NATO-s. Slloveni i ka thënë policisë se është personalisht i tij dhe se ka luajtur me djalin. Policia maqedonase e ka arrestuar, ia ka marrë dronin, e ka dyshuar për spiunazh dhe e ka informuar Ministrinë e punëve të jashtme të Sllovenisë, transmeton Gazeta Lajm. Ministria sllovene e mbrojtjes më pas i ka…

Lexo më Shumë

Komunikacioni vendor i udhëtarëve dhe mallrave nga mëngjesi i sotëm është bllokuar tërësisht për shkak të protestës të personelit të makinistëve Transport sha Shkup. Është lëshuar vetëm treni i shpejtë Beograd-Shkup-Selanik. Protesta, që filloi dje me reduktim të komunikacionit, sipas personelit të makinistëve do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave për të cilat dje nuk u arrit marrëveshje me ekipin e menaxherëve. “Bllokimi do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave tona për rritje të koeficientit të komplikimit të vendeve të punës, pagesë të pjesë së dytë të pagës së prillit dhe garanci me shkrim se deri në fund…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në rrugën rajonale Tetovë – VK Jazhincë te fshati Poroj ende është në ndërprerje, për shkak të derdhjes së djeshme të Lumit të Porojit. Në atë pjesë të rrugës komunikacioni po riorientohet, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve. Siç informon LAMM, komunikacioni, në rrugët e shtetit po zhvillohet nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë –…

Lexo më Shumë

Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet” do të shpërndajë mbi 5000 pako me produkte ushqimore në Maqedoni. Rreth 100 familje nga Komuna e Studeniçanit me standard të ulët jetësor kanë pranuar sot pako me produkte ushqimore nga OKH “Merhamet”. Ky aktivitet, është në vazhdën e karvanit që filloi të shtunën ne Kumanovë, vazhdoi të dielën nëpër fshatrat e komunës së Likovës, ndërsa sot ndaloi në Studeniçan. Nga organizata “Merhamet”, premtojnë që ky aktivitet do të arrijë edhe në Strugë. “Organizata Humanitare ‘Merhamet’ me karvanin që filloi nga Kumanova, dje vazhduam në komunën e Likovës, sot jemi në komunën…

Lexo më Shumë

Rreth 100 familje nga Komuna e Studeniçanit me standard të ulët jetësor kanë pranuar sot pako me produkte ushqimore nga Organizata Kulturore “Merhamet”. Ky aktivitet, është në vazhdën e karvanit që filloi të shtunën ne Kumanovë, vazhdoi të dielën nëpër fshatrat e komunës së Likovës, ndërsa sot ndaloi në Studeniçan. Nga organizata “Merhamet”, premtojnë që ky aktivitet do të arrijë edhe në Strugë. “Organizata Humanitare ‘Merhamet’ me karvanin që filloi nga Kumanova, dje vazhduam në komunën e Likovës, sot jemi në komunën e Studeniçanit. Me 100 pako jemi këtu prezent sot, i kemi dorëzuar. Këtu do t’i përfshijmë të gjitha…

Lexo më Shumë

Mali i Zi është bërë këtë të hënë anëtari i ri i NATO-s, duke nënshkruar aderimin në Aleancën e Atlantikut të Veriut në selinë e Departamentit amerikan të Shtetit, në Uashington. Në ceremoninë e rastit mori pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili nënvizoi se hyrja e Malit të Zi në Aleancë i kontribuon paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. “Ky anëtarësim është një mesazh i fortë se dyert e NATO-s mbeten të hapura për të gjithë”, tha Stoltenberg. Ceremonia u ndoq nga kryeministri malazez Dusko Markoviq dhe ministri i Jashtëm, Srgjan Darmanoviq, ndërsa u organizua nga nënsekretari…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e MPPS-së, Frosina Remenski, do të jetë nënkryetare e Parlamentit. ‘Fokus’ mëson se ajo është përmendur si kandidate e mundshme në pushtetin ekzekutiv në fushën e sigurisë, megjithatë, sipas informatave të Fokus-it, ajo definitivisht do të ngelet në pushtetin legjislativ, përcjell Telegrafi Maqedoni. Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Parlamentit më 27 prill, në ditën kur protestuesit e dhunshëm u futën në hapësirat e Kuvendit dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët.

Lexo më Shumë

05 June Kryetarja e Komunës së Tetovës, Tuta Arifi, nga Poroji konfirmoi se banorët e këtij fshati nuk janë të prekur dhe se shtëpitë e tyre nuk janë të dëmtuara nga vërshimet gjatë ditës së sotme. Arifi shtoi se makineria për intervenim është rrugës dhe se pas qetësimit të motit të gjitha rrugët do të pastrohen dhe do të jenë të kalueshme. [embedded content]

Lexo më Shumë