Author: almakos

07 June Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në një intervistë me gazarët në Radio Televizionin e Maqedonisë duke folur për buxhetin shtetëror ka bërë të ditur se ka dokumente të paevidentuara për të cilat duhet të informohet opinioni, sepse me shumë gjasë Maqedonia ka borxh të fshehur rreth 1 miliard euro. Ai u shpreh se borxhi publik ka tejkaluar likuiditetin buxhetor dhe se borxhi kap vlerën prej 50 % të prodhimit bruto  vendor. Zaev shtoi gjithashtu se në buxhetin shtetit nuk ka 130 milion, siç pretendon qeveria e larguar, por vetëm 6 milion euro. Gjithashtu bëri të ditur se duhet të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev, të hënën do të realizojë vizitën e parë në Bruksel në cilësinë e kryeministrit. Ai së bashku me një delegacion të Qeverisë do të takohet me komisarin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han. Ndërkaq sa i përket takimit të liderëve të paralajmëruar sot, Zaev tha se një pjesë e këtij takimi është realizuar sot nëpërmjet telefonit ndërkaq me pjesën tjerër do të vazhdojnë nesër. Sa i përket çështjes së përzgjedhjes së zv ministrave, ai tha se liderët do të japin vetëm direktiva në formë të formimit të grupeve punuese, pasi komisionet janë ata që marrin…

Lexo më Shumë

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, bashkë me kryetaren e komunës së Tetovës, kanë vizituar sot Porojin, rajonin e prekur nga vërshimet e fundit. Pas një takimi të realizuar në komunën e Tetovës, Zaev dhe Arifi, dolën në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga këto vërshime. Ata thanë se do të merren të gjitha masat e nevojshme që të sanohen këto dëme, të dëmshpërblehen ata, pronat e të cilëve janë dëmtuar dhe se për një gjë të tillë do të caktohen komisione kompetente që do të merren me këto çështje. Ata paralajmëruan se përveç…

Lexo më Shumë

Vazhdoi edhe sot karvani i shpërndarjes së pakove me produkte ushqimore për familjet me nevojë nga Organizata Kulturore Humanitare “Merhamet”. Sot shpërndarja është bërë në fshatrat e komunës së Sarajit. Përfaqësuesi i Organizatën Kulturore “Merhamet”, Muhadin Limani, tha se aktivitetet bamirëse do të vazhdojnë edhe më tej deri në fund të muajit Ramazan. “Organizata humanitare Merhamet sot vazhdoi me shpërndarjen e pakove në pjesën e Dërventi të komunës së Sarajit. Në këtë morën pjesë fshatrat: Bojanë, Kopanicë, Laskarcë, Bukoviq, Sfillare, Lubin, Semenishte dhe disa fshatra tjera”, deklaroi përfaqësuesi i OKH Merhamet, Muhadin Limani. Edhe qytetarët janë të kënaqur nga interesimi…

Lexo më Shumë

Reshjet e mbrëmshme të shiut kanë lënë pasoja të rënda në fshatin Poroj të Tetovës ku edhe sot rruga drejt kalimit kufitar Jazhincë ishte e bllokuar dhe e mbuluar me baltë. Tokat pjellore janë dëmtuar tërësisht si dhe janë izoluar, rrugën prej arave ishin të bllokuara. Rrëshqitje të dheut dhe sasi të mëdha të ujit kishin hyrë edhe nëpër oborre duke sjellë me vete mbeturina, baltë dhe shtresa të mëdha të dheut. Banorët ankohen se pas premtimeve të mbrëmshme nga autoritetet komunale, sot deri në orët e pasditës atyre nuk ju ka ardhur asnjë ndihmë. Vërshimet kanë dëmtuar edhe rrjetin…

Lexo më Shumë

06 June Kryeministri Zoran Zaev me anëtarët e kabinetit qeveritar dhe me kryetaren e komunës së Tetovës pasdite vizituan fshatin Poroj. Zaev vendasit i njoftoi se qeveria ka ndërmarrë masa për riparimin e dëmeve të shkaktuara si rezultat i përmbytjeve. Janë formuar edhe komisione të posaçme të cilat do të duhet të bëjnë vlerësimin e dëmeve. Por është formuar edhe ekip që do ta realizojë projektin e UNDP-së dhe të komunës së Tetovës i cili para dy viteve është dorëzuar në qeveri, dhe me të cilin, në mënyrë afatgjate do të zgjidhej problemi i vërshimeve në këtë rajon.

Lexo më Shumë

06 June VMRO-DPMNE akuzoi ashpër ministrat pa resor të angazhuar për tërheqjen e investitorëve të huaj, duke thënë se personat e zgjedhur Ramiz Merko dhe Adnan Qahil dëmtojnë imazhin e Maqedonisë, pasi e kaluara e tyre në politikë flet për keqpërdorime të mëdha të detyrës zyrtare dhe se të njëjtit nuk janë të fushës. Sipas VMRO-së me zgjedhjen e tyre Maqedonia asnjëherë nuk do të arrijë që të tërheq investitorë të huaj. Ajo e cila më së shumti na brengos është potenciali kadrovik i ekipit që do punojë në tërheqjen e investitorëve të huaj. 1:31 Ministri pa resor për investime…

Lexo më Shumë

“Pas kronikës së djeshme në televizionin Shenja për ta alarmuar gjendjen e rrugës këtu në bulevardin ‘Xhon Kenedi’, pasi si pasojë e shiut të rrëmbyeshëm ishte shkaktuar shembja e dheut dhe ishte hapur një gropë në asfalt, mëngjesin e sotëm mund të shihen makineritë të cilat po punojnë për ta sanuar këtë problem”. Tre ditë pas shiut, makineritë punën e filluan sot, edhe pse nga Qyteti i Shkupit thanë se që dje do të merrnin masa për ta rregulluar problemin në këtë rrugë. Qytetarët e intervistuar gjatë ditëve të kaluara ndjeheshin shumë të rrezikuar nga kjo gjendje dhe ankoheshin për…

Lexo më Shumë

06 June Autoritetet lokale të Strugës dërguan kërkesë deri te ministria e pushtetit lokal dhe ministria e ambientit jetësor që në seancën e parë të radhës të gjendet zgjidhje për problemin me deponinë e qytetit. Kjo deponinë ditëve të fundit është shndërruar në ankth për banorët. Ushtruesi i detyrës kryetar i Strugës, Mustafa Zabzun, shpreson se qeveria e re do të përgjigjet pozitivisht. Zabzun thotë se po bëhen përpjekje që deponia të dislokohet në tjetër vend, ndërsa kompanisë e cila do të zgjidhet për mirëmbajtjen e saj do duhet t’i vendosen kritere më të rrepta. Nga 5-6 cisterna shkojnë dhe…

Lexo më Shumë

Në seancën e parë të Qeverisë që u mbajt dje, kryeministri Zoran Zaev, përcaktoi pesë zëvendësa të tij  dhe atë: Radmilla Shekerinska, si zëvendëskryetare e Qeverisë dhe ministre e Mbrojtjes, Oliver Spasovski, zëvendës-kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme, Bujar Osmani ministër pa portofol për zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar për çështjet evropiane, Koço Angjushev, ministër pa portofol për zëvendëskryetar i Qeverisë, i angazhuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resoret ekonomike dhe Hazbi Lika, ministër pa portofol për zëvendëskryetar të Qeverisë, i angazhuar për zbatimin Marrëveshjes së Ohrit dhe sistemin politik. Nga radhët e ministrave pa…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme ka vendosur që të inicioj procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik, Marko Zvërlevski, kanë njoftuar nga kabineti I Qeverisë nëpërmjet një komunikate. “Qeveria ka sjellë vendim, propozimi për shkarkim të Prokurorit Publik Republikan për shkak të ushtrimit të detyrës në mënyrë joligjore dhe mosveprimi në kohë, në përputhshmëri me normativat ligjore, ta dorëzoj deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik të Maqedonisë dhe të kërkoj mendim.”, thuhet në njoftimin e Kabinetit të Qeverisë. Në këtë seancë, po ashtu është shkarkuar drejtori i deritanishëm i Shërbimit për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të Republikës…

Lexo më Shumë

06 June Një ditë më parë për opinionin u hapën dyert e Qeverisë, me hapjen e portave nisën dhe reagimet e shumta në opinion për luksin e tepruar brenda ambienteve të ekzekutivit, për të cilin janë shpenzuar dhjetëra miliona euro. Ekspertët vlerësojnë se Luksi në ambientet e qeverisë i trashëguar nga VMRO-DPMNE-ja është jashtë realitetit ekonomik dhe social në të cilën jetojnë qytetarët. Analisti  Albert Musliu thotë se ky luks nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë.  Ne kemi 1 milion probleme ekonomike dhe nuk mund shteti të ndahet prej qytetarëve, të insistojë në luksin në vendet e punës së…

Lexo më Shumë