Asfalti në bulevardin “Xhon Kenedi” do të jetë i sigurt për 15 vitet e ardhshme, pati deklaruar kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski. Por, ja se si duket sot…ATMOSFERË Në kohën kur po bëhej riparimi i rrugëve në këtë bulevard, kreu i kryeqytetit dukej shumë i sigurt. “Ka ngelur vetëm një pjesë e paasfaltuar, kështu që kur do të jenë të përshtatshme kushtet atmosferike, ka mundësi edhe tani, megjithatë ekspertët thonë që më mirë të jetë më ngrohtë që të mund asfalti mirë të rregullohet, sepse ajo që do të asfaltohet, si e tillë do të qëndroj 15 vjet,…
Author: almakos
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me ambasadorin Samell Zhbogar ka thënë se sot do të zgjidhet sekretar gjeneral, shef i kabinetit , do të konstituohen komisionet e veçanta që funksionojnë në kuadër të Qeverisë. “E gjithë kjo që Qeveria vetë, në kapacitet të plotë ti fillojë që sot detyrimet e veta përpara qytetarëve dhe institucioneve. Sot do të bëhet edhe detyra ime e parë si kryeministër deri tek të gjitha ministrat, e ajo është udhëheqja e detyrave të asaj që kemi premtuar përpara qytetarëve. Çka pres prej tyre në 30 ditët e para, çka pres në 100 ditët e para….…
Ndryshimet e 30 ligjeve do të jenë të parët që do të shqyrtohen në seancën e parë të sotme qeveritare. Kryeministri Zoran Zaev shprehet se do të shqyrtohen masat për anulimin e taksës radiodifuzive, kthimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike, import të zvogëluar të rrymës, pako të masave sociale për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Një pjesë e këtyre masave, sipas Zaevit do të realizohen menjëherë derisa për realizimin e pjesës tjetër do të duhet të pritet rishikimi i buxhetit. Diku nga vjeshta duhet doemos të ndiqet rishikimi i buxhetit për një arsye të thjeshtë meqë kemi…
05 June Partitë e koalicionit qeverisë ende nuk kanë filluar bisedimet për ndarjen e pozitave të eshalonit të dytë dhe të tretë. Siç mëson Alsat fillimisht do të jetë një takim të liderëve të partive politike e më pas bisedimet do të kalojnë tek grupet e punës që duhet të dalin me propozime konkrete mbi ndarjen e postet e zëvendësministrave, sekretarëve shtetërore dhe drejtorit nëpër dikastere. Ndonëse në mbledhjen e parë të Qeverisë nuk pritet të flitet për pozitat e eshalonit të dytë dhe të tretë, kryeministri Zoran Zaev pretendon që sa më shpejtë të krijohen shtyllat e Qeverisë së…
05 June Me formimi e qeverisë së re hapet edhe rruga për intensifikimin e aktiviteteve për anëtarësimin e vendit në NATO. Sipas ekspertëve Maqedonia në këtë moment duhet të insistojë të hyjë në NATO me referencën e përkohshme FYROM. Në këtë drejtim sipas tyre do të mund të përdoret edhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës e cila lejon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO me referencën e përkohshme. Nuk mungon shumë. Greqia vetëm në atë pjesë ka probleme dhe mendoj se në NATO tani me formimin e Qeverisë së re kanë pikëpamje pozitive dhe mund të presim që së shpejti…
Ministria e Financave sot në llogaritë e 301.660 pensionsitëve ka paguar 4 miliardë e 174 milionë denarë pension për muajin maj. Nga Ministria e Financave informojnë se sot janë paguar edhe bursat e studentëve. Studentët i morën bursat për 5 muajt e fundit në vlerë prej 118,2 milionë denarë. Gjithashtu, sot Ministria pagoi 439 milionë denarë për subvencione, prej të cilave për kultura drithërore 114,1 milionë denarë, për mbjellje të të vjelave 31,8 milionë denarë, për kultura të kopshtarisë 36,3 milionë denarë, për masën kultivim i kafshëve 100 milionë denarë, për kultivim të deleve 154 milionë denarë dhe për qumësht…
Dita ndërkombëtare e ekologjisë, edhe këtë vit Tetovën e gjen me problem të shumta, siç është deponia në hyrje të qytetit, deponitë e krijuara nëpër vende të ndryshme në Malin Sharr dhe në Kodrën e Diellit, pa përjashtuar edhe ndotjen e ajrit. Dita e ekologjisë me disa aktivitete u shënua edhe në qytetin e Tetovës dhe Shkupit, me ç’rast Zyra për mjedis jetësorë e OKB në Shkup në bashkëpunim me organizatën CED, kanë porositur institucionet dhe qytetarët që ta bëjnë kujdes për mjedisin derisa Mali Sharr sa më shpejtë të shpallet Park Nacional. Duhet secili të gjej mënyrën e vet…
Ambasadori evropian në Shkup Samuel Zhbogar pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se pas zhbllokimit të punës së Kuvendit dhe formimit të kabinetit të ri qeveritar, në radhë është përmbushja e reformave dhe zhbllokimi i procesit euroatlantik të vendit. Zhbogar theksoi se Bashkimi Evropian është e gatshme t’i ndihmojë Maqedonisë në këtë mision. Ne mendojmë se tani është momenti kur puna e vërtetë duhet të fillojë. Të fillohet përmbushja e reformave, unë në takim kryeministrit ia shpreha gatishmërinë tonë për të ndihmuar, për të përkrahur, ne jemi të gatshëm të ofrojmë udhëzimin e nevojshëm që qeveria ti zbatojë reformat,…
Ka përfunduar marrja në pyetje e biznesmenit Sead Koçan në Prokurorinë Speciale Publike. Në dalje, ai ka injoruar gazetarët dhe nuk u përgjigje pyetjeve të tyre, nëse ndjehet fajtorë për veprat për të cilat ngarkohet. Koçan ishte në prani të avokatit të tij Nikolla Dodevski. Ai sot sërish është marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike për keqpërdorimet miliona eurosh me falsifikimin e të dhënave të firmës së tij “Transmet”. Koçan më shumë së dy muaj ishte në arrati dhe pasi u shfuqizua vendimi për paraburgimin e tij ai u kthye por direkt në spital. Këtë gjendje të rënduar shëndetësore…
Biznesmeni Sead Koçan, i dyshuari kryesor në rastin “Trust”, është paraqitur përsëri sot në Zyrën e Prokurorit Publik. Sead akuzohet për keqpërdorimet miliona eurosh me falsifikimin e të dhënave të firmës së tij “Transmet”, nga ELEM për nxjerrjen e qymyrit në minierën e Suvodolit . Koçan më shumë së dy muaj ishte në arrati. Gjendjen të rënduar shëndetësore ai e shfrytëzoi për të ikur nga paraburgimi. Kjo është hera e dytë që Koçan shihet në objektin e Prokurorisë Speciale. Ai sot u paraqit në Prokurori për të parë provat me të cilat dyshohet dhe sot do japë deklaratën e tij…
Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me ambasadorin e BE-së, Samuell Zhbogar tha se shpreson që sa më shpejt vendit t’i hiqet rekomandimi i kushtëzuar për anëtarësim në BE. Zaev tha se për Maqedoninë është e rëndësishme anëtarësimi në BE. Ai tha se me ambasadorin kanë biseduar për shumë çështje, por mbi gjitha mbi reformat që duhet të ndërmerren. Qeveria e re tha Zaev, ka energji pozitve dhe dëshiron që ketë pozitivitet ta transmetoj edhe tek qytetarët. “Do të bëjmë gjithçka që t’i plotësojmë pritshmëritë e BE-së që të kenë arsye të mjaftueshme për ta hequr rekomandimin e kushtëzuar. Jemi duke…

