Qeveria e re reformatore e Maqedonisë është seriozisht e përgatitur dhe fuqimisht e vendosur që vendi ynë të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike. Kështu ka thënë ministri i ri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, në takimin e ministrave të Jashtëm në kuadër të takimit të liderëve nga Procesi “Bërdo-Brioni” në Bërdo afër Kranj në Slloveni. Ai theksoi se përforcimi i institucioneve, sundimi i së drejtës, promovimi i dialogut kulturor dhe kompromisi janë argumentet tona për integrim të shpejtë euroatlantik. Sipas tij, institucionet e pavarura dhe të fuqishme janë boshti i stabilitetit të vendit. “Detyra jonë është që…
Author: almakos
Pa u zbatuar tërërisht Marrëveshja e Ohrit, Sekretariati përgjegjës për implementim u shua. Analistët politik vlerësojnë se SIOFA nuk e ka kryer rolin për të cilin ishte themeluar, dhe kjo më së shumti lidhet me kuadrin që e kanë drejtuar këtë trup. Ismet Ramadani thotë se kanë dështuar të gjitha tentativat për zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes dhe tani është themeluar zv/kryeministria për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive për të cilin nuk është i sigurt se çfarë roli do të ketë në implementimin e kërkesave të shqiptarëve që dolën pas konfliktit, por për të me rëndësi është kuadri që…
04 June Sot skadon mandati i Prokurorisë Speciale për të ngritur aktakuza për lëndët të cilët i mori nga prokuroria Publike e Marko Zvërlevskit. Në fund të muajit qershor skadon edhe afati për aktakuzat që dalin nga materialet e përgjuara. Profesorja Besa Arifi thotë se Specialja duhet të vazhdojë me hetimet e saj. [embedded content]
04 June Partitë e përbërjes së re qeveritare nesër i fillojnë bisedimet për ndarjen dhe emrat e mundshëm të zëvendësministrave dhe drejtorëve në institucionet shtetërore, konfirmojnë për Alsat M nga LSDM dhe BDI. Jozyrtarisht, nesër mund të mbahet edhe takim, ndërsa temë bisede mund të jenë emrat e eshalonit të dytë dhe të tretë. Për momentin nuk ka informata nëse takimet do të kombinohen edhe me pjesëmarrjen e liderëve. Nga bisedat pritet që partitë shqiptare të kenë katër ose pesë vende të zëvendësministrave, edh atë në Financa, MPB, Transport dhe lidhje, Arsim dhe Mbrojtje. Ndarja e funksioneve mes BDI-së dhe…
04 June Përderisa policia vazhdon të sanksionojë pjesëtarë të saj për mos intervenim në Kuvend natën e dhunshme të 27 prillit, Prokuroria Publike akoma nuk kanë filluar hetime ndaj organizatorëve të protestës “Për Maqedoni të përbashkët”. Bogdan iliveksi njëri nga organizatorët e protestës konfirmoi për Alsat M se akoma nuk është ftuar as nga Gjykata e as nga Prokuroria. Deri më tani nuk jam ftuar nga gjykata edhe as nga prokuroria publike, në dispozicion të institucioneve janë dy adresat e banimit. Sa i përket rikthimit të protestave dhe ngritjes së iniciativës nuk mund të them asgjë konkrete – tha Bogdan…
Tentimi për atentat ndaj Nikolla Todorovit nuk ishte akt në afekt, ky ishte një akt i cili ishte i motivuar me vite. Kështu ka deklaruar Krste Jovanovski nga VMRO DPMNE, i cili akuzon LSDM-në dhe organizatat joqeveritare të Sorosit, se kanë shpikur gënjeshtra kundër Todorovit, derisa dikush ta besojë dhe të vendos të derdh gjak. Nga VMRO thonë se nuk ka vend në botë në të cilin nuk kanë vdekur pacient, por se shpallja e Todorovit si vrasës në masë, ka shërbyer si manipulim me ndjenjat e të sëmurëve, të afërmve të tyre ose të atyre që e kanë humbur…
LSDM nëpërmjet një komunikate ka thënë se qeveria e re do të siguroj jetë më të mirë për qytetarët, do të ketë drejtësie, dhe perspektiva euroatlantike për vendin. Sipas tyre do të ketë reforma të cilat do të sigurojnë paga më të larta dhe vende të reja të punësi. Ata thonë se do të ketë reforma në gjyqësor nëpërmjet rizgjedhjes sipas praktikave më të mira evropiane. “Sundimi 11-vjeçar i Nikolla Gruevskit solli vetëm izolim, varfëri, shpërngulje masive të qytetarëve, institucione të kapura, krim dhe korrupsion, shkatërroi sistemin shëndetësor dhe arsimor. Qeverisja e Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë qeverisja më…
Mali i Zi nesër në Washington do t’i dorëzojë SHBA-ve dokumentet e anëtarësimit në NATO, me çka edhe zyrtarisht vendi do të bëhet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike, raporton Anadolu Agency (AA). Qeveria e Malit të Zi ka bërë të ditur se kryeministri Dushko Markoviç ka udhëtuar në Uashington për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe takimin me zëvendëpresidentin amerikan Mike Pence. Siç thuhet, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dokumenteve, do të marrin pjesë, ndër të tjera edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg.
Qeveria e re reformatore e Republikës së Maqedonisë është seriozisht e përgatitur dhe fuqimisht e vendosur që vendi ynë të bëhet pjesë e integrimeve euroatlantike, ndërsa kjo është mundësi jo vetëm për Republikën e Maqedonisë, por edhe për rajonin, si dhe për proceset për inkuadrim”, theksoi Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Nikolla Dimitrov në takimin me liderët e Procesit “Bërdo-Brioni”. Dimitrov theksoi se përforcimi i institucioneve, qeverisja e të drejtës, promovimi i dialogut kulturor dhe kompromisi janë argumentet tona për integrim të shpejtë euroatlantik. Sipas tij, institucionet e pavarura dhe të fuqishme janë boshti i stabilitetit të vendit.…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa. LAMM rekomandon të jenë të kujdesshëm, të kenë shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe të respektojnë sinjalizimit të vendosur rrugor. Siç informohet, në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnjë -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Më 1 korrik skadon afati i parë i Prokurorisë Speciale për hetime dhe ngritjen e aktakuzave dhe nuk ka sinjale se këtij trupi që buron nga Marrëveshja e Përzhinos do ti vazhdohet mandati, raporton SHENJA. Kjo po e lë Specialen me vetëm tre aktakuza të ngritura nga gjithësej 20 raste që i ka hapur prej themelimit të saj. Nga Prokuroria Speciale për Televizionin Shenja thonë se nuk kanë ndonjë njohuri nëse ndërkohë Kuvendi po përgatit propozimin e ndryshimeve ligjore. Por, ishin të sigurtë se mandati i tyre nuk preket me datën e nesërme për të cilën mediat raportuan se gjoja…
VMRO-DPMNE vlerëson se LSDM-së i interesojnë vetëm masat populiste dhe jo projektet të cilat japin rezultate afatgjate. “Kjo qeveri nuk është reformuese por anti-reformuese. Qeveria anti-reformuese e LSD-së në vend që të fillojë me rritjen e pagave, pensioneve dhe rritjen e ekonomisë, mandatin e filloi me projekte shfuqizuese dhe paralajmërime për bllokime tjera. Këto masa nuk përputhen me jetën më të mirë të cilën ato e premtonin. Sipas VMRO-DPMNE-së përderisa populli pret premtimet për rritjen e pagave dhe pensionve LSDM po defokuson ato me gënjeshtra të zeza dhe propagandë destruktive kundër VMRO-së.

