Author: almakos

Organizata Humanitare Kulturore Merhamet ka filluar me shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë. Merhamet aksionin e saj humanitar e ka filluar në Kumanovë ku ka shpërndarë 230 pako ushqimore për familjet në nevojë, që përfshinin miell, vaj për gatim, kripë, sheqer, oriz e kështu me radhë. Qytetarët u shprehën të kënaqur nga ndihma që Merhamet u ofroi në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit dhe falenderuan këtë organizatë humanitare. Përfaqësuesi i Merhamet, tha se ky projekt do të vazhdojë në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa do të shpërndahen gjithsej 4500 pako ushqimore për familjet në nevojë. “Karavani i…

Lexo më Shumë

Pas çdo dite me shi, Saraji duket të jetë vendi që e pëson më së shumti nga të rreshurat. Sikur para disa ditëve, ashtu edhe sot, rrugët e Sarajit janë shndërruar në pellgje. Në fotot më poshtë shihet gjendja e rrugëve ku mezi qarkullojnë veturat për shkak të sasisë së madhe të ujit. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Rreshjet intenzive të shiut sot kanë bllokuar rrugën në hyrje të Butelit. Më konkretisht vendkalimi nën urën që është edhe hyrje për në këtë Komunë. Për shkak se rruga është bërë e pakalueshme për automjetet, autoritet kanë filluar menjëherë pastrimin e ujit.[embedded content]Shiu bllokon qarkullimin te ura në Butel by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Nesër skadon afati i parë i Prokurorisë Speciale për hetime dhe ngritjen e aktakuzave dhe nuk ka sinjale se këtij trupi që buron nga Marrëveshja e Përzhinos do ti vazhdohet mandati. Kjo po e lë Specialen me vetëm tre aktakuza të ngritura nga gjithsej 20 raste që i ka hapur prej themelimit të saj. Për gjatë këtyre 18 muajve u hapën rastet “Titanik”, “Target”,  “Tortura”, “Transportuesi”, “TNT”, “Fortesa” dhe “Fortesa2”, “Thesari”, “Toplik”, “Tenderat”, “Tanku”, “Tarifa”, “Trust”, “Tabela”, “Treqind”, “Total”, “Tifani”, “Traektorja”, “Lëndina” dhe “Talir”. Aktakuza janë ngritur vetëm në raste “Transportuesi” për keqpërdorimin e tenderëve për transport të nxënësvenë Manastrit,…

Lexo më Shumë

Liderët e vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Bërdo në Kranjë në konferencën Bërdo Brioni proces për të biseduar për përforcimin e besimit, përkushtimin, stabilitetin dhe pajtimin në rajonin e Evropës Juglindore, raporton AA. Nikoqirët dhe iniciatorët e këtij procesi presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviç paralajmëruan se për shkak të situatës momentale në Evropë dhe botë, forcimi i dialogut politik, krijimi i besimit dhe gjetja e zgjidhjes për të gjitha çështjet e hapura bilaterale dhe rajonale është prioritet. Mysafir nderi në këtë konferencë të sivjetmë është presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier. Në…

Lexo më Shumë

Partitë që janë pjesë e shumicës parlamentare mohojnë të kenë  filluar bisedimet lidhur me ndarjen e posteve të zëvendësministrave si dhe të instititucioneve publike që janë nën kompetenca të Qeverisë.  Të kontaktuar nga Televizioni SHENJA, LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, mohojnë të jetë biseduar lidhur me ndarjen e këtyre posteve, duke I quajtur spekulime emrat të cilat tanimë po qarkullojnë nëpër opinion si persona të mundshëm për postet zëvendës ministrore në disa ministri.  Nga LSDM thonë se në momentin që do të ketë bisedime për këto tema, opinioni do të jetë i informuar në kohë. “Nuk ka akoma diçka…

Lexo më Shumë

Shteti tërësisht e ka harruar shkollën më të vjetër në gjuhën shqipe në komunën e Strugës. Bëhet fjalë për shkollën “Ekrem Jakupi” në fshatin Koroshishtë. Deri më tani asnjë qindarkë nuk është investuar për riparimin e saj edhe pse prej këtu ka filluar të përhapet arsimi në gjuhën shqipe në rajonin e Ohrit dhe Strugës. Edhe nga të reshurat më të vogla të shiut, çatia e objektit të kësaj shkolle të ndërtuar në vitin 1946, pikon. Problem shtesë janë edhe tualetet që janë të vendosura jashtë shkollës. Alsat M informoi për gjendjen e kësaj shkolle para më shumë se një…

Lexo më Shumë

Familjarët presin që me ndryshimin e pushtetit, asht siç është premtuar, sa më parë të zbardhet edhe rasti “Monstra”. Për proceset e montuara, familjarët presin që të jepet drejtësia dhe të del në shesh e vërteta, që sipas tyre, nënkupton lirim të familjarëve të tyre. Bedri Ajdari, familjar i njërit prej të akuzuarve për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë kërkon një gjykim të drejtë, ashtu siç është premtuar nga vetë kryeministri. Unë shpresoj nga premtimet atij që i ka dhënë ta vendos në funksion ligjin dhe ta zbatojë të njëjtin, ai e ka marr detyrën është ngarkuar me atë postë…

Lexo më Shumë

Testimi ekstern, që tashmë i takon të kaluarës jo që nuk përmirësoi cilësinë në arsim por e dëmtoi atë, vlerësojnë ekspertët. Profesori Avzi Mustafa dhe ish ministri i arsimit, Nenad Novkovski sqarojnë se testimi ekstern kishte aq shumë mangësi, sa nuk mund të tolerohej më. Testi ekstern ka vetëm një qëllim kryesor, që të testojë vetëm njohuritë, gjegjësisht faktografitë që nxënësit duhet t’i mbajnë në mend, rregullat, formulat e jo atë anën tjetër ku mësimi ka edhe aftësimin e nxënësve, të aftësive, shprehive të tjera. Gjithashtu duhet të shikohet të menduarit kritik të nxënësit, që i është marrë kjo e…

Lexo më Shumë

Të reshurat e shiut që kanë përfshirë këto ditë Maqedonisë kanë nxjerrë në pah mangësitë infrastrukturorë të disa komunave shqiptare. Në Komunën e Çairit nga mungesa e kanalizimit janë përmbytur rrugë të tëra dhe shtëpi. Alsat gjatë ditës ishte në lagjen e Seravës ku banorët i frikësohen çdo reshje dhe mobilizohen që uji të mos u futet brenda në shtëpi. Ata thonë se këtë problem e kanë tashmë një kohë të gjatë kurse pushteti lokal i ka lënë në harresë. “Po kemi problem, hy në shtëpi, këtu ka qen si lum. Kur bie shi çdo herë kjo rrugë bëhet si…

Lexo më Shumë

Ndër reformat më të rëndësishme të paralajmëruara nga pushteti i ri duhet të jenë ata në gjyqësor dhe në administratën publike – theksojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile në emisionin “360 gradë” në Alsat-M. Njëra nga gjërat kryesore për ta është largimi i Prokurorit Publik, Marko Zvrlevski dhe emërtimi i një prokurori të ri. Nëse Zvrlevski largohet, Këshilli i prokurorëve publikë duhet që qeverisë t’i dorëzojë mendim pozitiv për një kandidat i cili më pas do të zgjidhej nga ana e Kuvendit. Megjithatë Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit paralajmëron se ky proces mundet që qëllimisht të zvarritet nga ana e…

Lexo më Shumë

Një burrë 33 vjeçar u bë grua pas operacionit i cili zakonisht zgjat 4-5 orë. Intervenimin kirurgjik e bëri ekipi për Kirurgji gjenitale Rikonstruktive në spitalin “Aci Badem Sistina” i udhëhequr nga profesor doktor Mirosllav Gjorgjeviq nga Serbia, shkruan tv21.tv Intervenimin e kanë ndjekur drejtë për drejtë pjesëmarrësit e simpoziumit të parë për kirurgji urogjenitale të organizuar nga “Aci Badem Sistina” dhe qendra për Kirurgji Urogjenitale Rikonstruktive nga Beogradi.

Lexo më Shumë