Liderët e vendeve të rajonit janë mbledhur sot në Bërdo në Kranjë në konferencën Bërdo Brioni proces për të biseduar për përforcimin e besimit, përkushtimin, stabilitetin dhe pajtimin në rajonin e Evropës Juglindore, raporton AA.
Nikoqirët dhe iniciatorët e këtij procesi presidenti i Sllovenisë Borut Pahor dhe presidentja kroate Kolinda Grabar – Kitaroviç paralajmëruan se për shkak të situatës momentale në Evropë dhe botë, forcimi i dialogut politik, krijimi i besimit dhe gjetja e zgjidhjes për të gjitha çështjet e hapura bilaterale dhe rajonale është prioritet.
Mysafir nderi në këtë konferencë të sivjetmë është presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.
Në konferencë, krahas Pahorit, Kitaroviçit dhe Steinmeierit, marrin pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Malit të Zi, Filip Vujanoviç, Kosovës, Hashim Thaçi, Maqedonisë, Gjorge Ivanov, Shqipërisë, Bujar Nishani, si dhe anëtari i Presidencës së BeH-së, Dragan Çoviç.