Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka ngritur padi penale kundër drejtorit të Klinikës për Neurokirugji Aleksandar Çaparovski, nën dyshimin se ka kryer vepër penale “mit-marrje ”. Një javë më parë i dyshuari ka kërkuar në mënyrë direkte 1000 euro nga babai i një pacienteje 13 vjeçare për t’i dhënë vërtetim se Klinika për neurokirurgji nuk kryen intervenim kirurgjik. Më 30 maj drejtori i Klinikës i ka marrë paratë në formë dhurate. I dyshuari më pas është arrestuar dhe pas bastisjes në zyrën e tij të punës janë gjetur 24.890 euro, 4.477 dollar, 2.250 franga, 65 dollar australian, 170 kruna Kroacie, 60 leva bullgar dhe 4.700 denarë. Ndërkaq pas bastisjes në shtëpi janë gjetur dhe janë marrë 9.750 euro, 10.000 denarë dhe dokumente medicinale, për të cilat i dyshuari nuk ka pasur dëshmi se nga ku i ka marrë.
Data 26.06.2026
Aktuale
- Komisari i Zajazit në shërbim të Sulltan Surrelit
- Demiri: Lirinë e mediave e solli Zoran Zaevi, ai theu shumë tabu
- Prokuroria: “Pulse” filloi të operojë pa përmbushur kërkesat minimale teknike
- Pamje me dron/ Marshimi masiv i qytetarëve në ditën e 26-të të protestave anti-Rama
- Paçuku: Nevojiten reforma për të ulur largimin e të rinjve nga vendi
- VIDEOLAJM/ Grupi i ‘Flamingove’ i këndon këngën Ramës dhe Berishës: Do marr SPAK-un, do dal për gjah…
- A ishin pjesë e protestave për jurisprudencën? Përgjigjen Paçuku dhe Demiri
- Agron Demiri: Unë nuk e kam parë LSDM-në si parti maqedonase, ne jemi parti qytetare

