Author: almakos

Në Kuvendin e Maqedonisë sot në mesditë duhet të mbahet takim koordinues i përfaqësuesve të grupeve parlamentare në të cilin duhet të konfirmohet propozimi për përbërje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve si parakusht për caktim të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit. Siç informoi të premten kryesuesi me Seancën konstituive të përbërjes së nëntë parlamentare Trajko Veljanoski, takimi është caktuar në pajtueshmëri me konsultimet me përfaqësues të autorizuar të partive parlamentare, e me iniciativë të dorëzuar nga LSDM-ja e mbështetur me nënshkrimet e 67 deputetëve për vazhdim të Seancës konstituive. Sipas Rregullores së Kuvendit, Komisionit për çështje…

Lexo më Shumë

Komisari për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn sot do të qëndron për vizitë në Shkup I shoqëruar së bashku me tre eurodeputetët Eduard Kukan, Ivo Vajgël dhe  Knut Flekenshtajn. Hahn priitet të ketë takime me përfaqësues të partive politike parlamentare si dhe presidentin e shtetit. Komisari dhe treshja e eurodeputetëve do të bëjnë përpjekje për të tejkaluar ngërçin politik dhe hapjen rrugës për formimin e Qeverisë së re. Sipas agjendës së paraparë, këto janë takimet që do të zhvillojë Hahn: Takim me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, ora 12:40. Takim me Bilall Kasamin e Lëvizjes BESA, ora 13:00. Takim me…

Lexo më Shumë

Rusia mbi Ballkanin është një faktor ushtarak, por jo edhe ekonomik, thotë komisioneri europian, Johannes Hahn për gazetën austriake ‘Der Standard’. Komisioneri i zgjerimit, Hahn në një intervistë të gjatë për median austriake, ka theksuar se takimi i Sarajevës mes gjashtë liderëve të Ballkanit perëndimor ishte takim për hapjen e tregut të lirë mes vendeve, pavarësisht se ata ndodhen larg integrimit në BE. Ndërsa takimi i radhës që do mbahet në Trieste në korrik 2017, do jetë për nënshkrimin e marrëveshjeve rreth transportit, përcjell botasot.info. Maqedonia duhet të krijojë qeverinë e re Në lidhje me pyetjen nëse Johanes Hahn është…

Lexo më Shumë

Është rregulluar problemi me veturat të cilat hynin e dilnin nëpër rrugët e çarshisë. Kryetari i shoqatës së Esnafëve të Çarshisë, Bejtulla Morina, thotë se veturat që frekuentonin brenda çarshisë shkaku i një defekti të shtyllave që duhej të pengonin hyrjen e veturave, përpos se ishin një pengesë e madhe për dyqanxhinjtë, ato jepnin edhe një pamje të keqe për çarshinë, si lokalitet turistik. “Normal që rregullimi i çështjes së parkingut për veturat që hynin në Çarshi ishte një fotografi shumë e keqe, dhe i sugjeruam Komunës dhe kryetarit të Komunës dhe me një bashkëpunim të mirëfilltë me ata e…

Lexo më Shumë

Policia serbe mbrëmë ka konfiskuar më shumë se një ton drogë skunk, që është një rekord i konfiskimit të narkotikëve në një aksion, jo vetëm në Serbi, por edhe në rajon, deklaroi sot zëvendëskryeministri i Qeverisë serbe dhe ministër i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq, raporton AA. “Drejtoria e policisë kriminalistike, konfiskoi lëndën narkotike në rajonin mes Novi Sadit dhe Baçke Palanke, ku edhe janë arrestuar pjesëtarët e grupit kriminal që transportonte drogën”, tha Stefanoviç. Ai saktësoi se më shumë se 1.000 kilogramë drogë është gjetur në vrima të fshehta të automjeteve. Siç thuhet vlera e drogës kap shifrat prej…

Lexo më Shumë

20 March Protestat me moton “Për Maqedoni të përbashkët” shënuan ditën e tyre të 22-të. Protestuesit në Shkup, në itinerarin e tyre të zakonshëm që fillon para godinës së Qeverisë dhe përfundon para Kuvendit, kërkuan refuzimin e platformës së përbashkët të partive shqiptare dhe mos-zbatimin e dygjuhësisë në të gjithë territorin. Organizatorët e protestës pretendojnë se platforma shqiptare rrezikon unitetin dhe sovranitetin e vendit. Gjatë ditëve të kaluara, përveç në Shkup, protesta kundër platformës ka pasur edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë. Alsat-M

Lexo më Shumë

Komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Johanes Han pritet që t’i japë një impuls të fuqishëm debllokimit të institucioneve dhe formimit të Qeverisë së re në Maqedoni. Partia e cila pretendon të drejtojë Qeverinë e ardhshme, LSDM, pret që komisari Han nesër të jetë i drejtëpërdrejtë në mesazhet e tij, veçanërisht ndaj presidentit Gjorgji Ivanov për të ndarë mandatin për formimin e Qeverisë, si dhe ndaj Nikolla Gruevskit për të ndërprerë retorikën që nxit dhunë politike. “Nga vizita e eurokomisarit Han presim që t’i përcjellë porositë të cilat tanimë janë dhënë nga ana e Komisionit Evropian,…

Lexo më Shumë

Pas thirrjeve të ndryshme që me protesta të bllokohen hyrjet e Kuvendit gjatë ditës së nesërme, kur dhe është thirrur takimi koordinues i grupeve parlamentare, drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov në një intervistë për Dojçe Vele tha se deputetët nesër do të mund pa kurrfarë pengesash të hyjnë në Kuvend. Çavkov  tha se sikurse çdoherë tjetër edhe gjatë ditës së nesërme policia do të jetë në nivelin më të lartë të profesionalizmit. “Në Ministrinë e Brendshme funksionon shtab i cili pandërprerë i ndjek të gjitha informacionet. Policia ndërmerr plane operative në pajtim me informacionet dhe vlerësimet e…

Lexo më Shumë

Biblioteka Universitare “Shën Klimenti Ohrit” në Shkup u ofron kushte mizore studentëve që shfrytëzojnë hapësirat e saj për të mësuar. Në redaksinë e TV Shenja, kanë arritur pamje amatore që pasqyrojnë gjendjen skandaloze të këtij institucioni publik. Me mbeturina të hedhura gjithandej dhe gjësende të tjera, ky institucion me karakter edukativo -arsimor, jo vetëm që nuk mirëmbahet dhe nuk ka pamjen e një biblioteke publike, por i ngjan një vendi ku mbizotëron kaosi dhe në të cilin nuk ka shkelur këmba e njeriut për një periudhe të gjatë. Nga pamjet mund të shihet se dera e leximores nuk funksionon dhe…

Lexo më Shumë

Një pjesë e kërkesave nga blloku politik shqiptar janë në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe nuk përputhen me gjendjen reale në shtet. Kështu është përgjigjur presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov në intervistën për gazetën hungareze “Magyar Hírlap”, i pyetur se si i vlerëson kërkesat e shqiptarëve. “Një pjesë e kërkesave në këtë platformë varen nga statistikat dhe realiteti në teren, ndërsa në Maqedoni 14 vjet nuk është realizuar regjistrimi i popullatës. Pa regjistrim të ri, nuk mund të kërkohen të drejta që varen nga statistika”, ka deklaraur Gjorge Ivanov, president. Presidenti Gjorgje Ivanov ka thënë se partitë zgjidhjen për…

Lexo më Shumë

Kryqi i Kuq i Maqedonisë me mbështetje të Gjermanisë u ka ndarë donacion gjashtë shkollave të cilat u dëmtuan nga përmbytjet e vitit të kaluar në Hasanbeg. Në donacion përfshihej nga një laptop, projektor dhe pëlhurë me qëllim pajisjen e shkollave për të pasur kushte më të mira. Sait Saiti, sekretar i përgjithshëm i Kryqit të Kuq në Maqedoni deklaroi se organizata edhe më tej do të ndihmojë qytetarët e atij rajoni. Ai potencoi se nuk është me rëndësi vetëm përgjigjja e parë gjatë një katastrofe të tillë. “Janë me rëndësi edhe fazat e mëtutjeshme, tash ndodhemi në fazat e…

Lexo më Shumë

Për nesër, Qeveria ka paraparë të marrë një borxh të ri të brendshëm në vlerë prej rreth 89 milionë eurove, ndërsa të mërkurën, është paraparë shlyerja e një borxhi, gjithashtu në vlerë prej rreth 89 milionë eurove. Ekspertët thonë se nuk duhet të befasohemi me trendin e marrjes së huave të reja për kundërpeshë të borxheve dhe obligimeve të cilat na vijnë, sepse borxhet e tilla janë krijuar në të kaluarën. Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Fatmir Bytyqi, thotë se brengosës është transparenca e institucioneve, dhe fakti që borxhi merret nga një Qeveri teknike. “Ne nuk jemi…

Lexo më Shumë