Author: almakos

Ligji për avancimin e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe, akoma mendohet! Mosmbyllja e çështjes për përdorimin e gjuhës shqipe është burim i vazhdueshëm i tensioneve në vend. Mendohet se partitë shqiptare në pushtet, por edhe akterët politik me kombësi shqiptare, në LSDM do të gjejnë mirëkuptim edhe te komuniteti maqedon se kjo çështje duhet të zgjidhet. Janë ngritur zëra se shqiptarët kërkojnë edhe nga opozita dhe VMRO-DPMNE-ja ta mbështesin, këtë nismë. Por nëse miratohet Ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, kjo do të shihet në 100 ditëshin e formimit të qeverisë së re. Marrëveshja e Ohrit dhe integrimet janë çështje…

Lexo më Shumë

21 Qershor 2017 Në Shkup, Rrjeti Ballkan i Zhvillimit të Shoqërisë Civile organizoi takim me përfaqësuesit e Organizatat e shoqërisë civile, në Ballkan, me qëllim fuqizimin e themeleve për monitorimin dhe advokacinë lidhur me çështjet e mjedisit veprues dhe qëndrueshmërisë së shoqërisë civile në nivel rajonal dhe kombëtar; dhe Fuqizimi i strukturave për integrimin dhe pjesëmarrjen e OSHC-ve në politikat e BE-së dhe proceseve aderuese në nivel europian dhe kombëtar, njohton Almakos. Fani Karanfinlova – Panovska Drejtor Ekzekutiv i fondacionit “Shoqëria e Hapur”, në Maqedoni, tha se kjo konferencë është një mundësi e madhe , ku një numër i madh…

Lexo më Shumë

Raporti për programin vjetor të RTVM-së për vitin 2016 është i papranueshëm për deputetët e LSDM-së. Deputeti Bllagoja Poçvarski deklaroi se servisi publik sipas tyre ka shërbyer vetëm si propagandë për VMRO-DPMNE-në dhe Qeverinë e saj. Por, sipas kryetares së këshillit programor të RTVM Snezhana Klinçarovska, raportet e KE-së deri në vitin 2010 flasin se servisi publik një periudhë ka përjetuar vdeklje klinike. “Radio Televizioni i Maqedonisë 29 për qind të kohës ia ka kushtur Qeversë, 27 për qind VMRO-DPMNE-së dhe për LSDM të gjithë kohën e ka kushtuar në ton negativ, nëse është ky vlerësim i juaji, mendoj se…

Lexo më Shumë

Partitë shqiptare në koalicionin qeveritar, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët heqin dorë edhe nga zotimi kryesor dhe pika që në fushatën parazgjedhore u trumbetua më së shumti. Avancimi i përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe nuk ka zënë vend në 30 ligjet prioritare të cilat janë përpiluar nga Qeveria dhe pritet të miratohen së shpejti edhe pse partitë shqiptare gjatë fushatës kishin paralajmëruar se ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve do të miratohen madje edhe para votimit të Qeverisë. “Është një variant që të miratohet ose të futet në Kuvend menjëherë pas formimit të Qeverisë. Këtu ka një lehtësim për…

Lexo më Shumë

Mesazhet për zgjidhjen e problemeve historike me shtetet fqinje, që vinë pas takimeve bilaterale me Greqinë e Bullgarinë sipas ekspertëve tregojnë që qeveria e mëparshme qëllimisht e paska izoluar Maqedoninë gjatë gjithë kësaj kohe. Kreu i Këshillit Euro-Atlantik në Maqedoni, Ismet Ramadani vlerëson se qeveria e re po i jep fund politikës së deritanishme izoluese. Ne kishim një qeveri dhe një kryeministër që tërë kohën bazohej në provokime. Provokonte Greqinë duke tentuar t’ia merr ekskluzivitetin në Antikën e Vjetër, që është absurde dhe e pakuptimtë. Kishim një kryeministër i cili bënte inate dhe shkaktonte probleme edhe me Bullgarinë  plus edhe…

Lexo më Shumë

Përfundoi pa një marrëveshje konkrete takimi i sotëm mes iniciativës qytetare “5 në 12” dhe ministrave, atij të shëndetësisë dhe ministres së arsimit, në të cilin u bisedua lidhur me kërkesat e kësaj iniciative për ndryshime ligjore, për sigurimin e kushteve më të mira për personat me nevoja të veçanta.  Si ministri jemi të hapur, na sugjeruan se si disa çështje mund t’i zgjidhim së bashku. Do të shohim mundësitë ligjore dhe financiare se çfarë mund të bëhet. U dhanë disa propozime nga ana e tyre, çfarë do të mundemi, do të bëjmë. Nuk kemi diçka konkrete për të treguar…

Lexo më Shumë

Librat e historisë do të pastrohen nga gabimet që kanë nxitur reagime në shtetet fqinje, paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev. I provokuar nga mediat bullgare, Zaev tha se personalitete të ndryshme si Car Samoili, Shën Kirili e Metodi i takojnë historisë së përbashkët të popujve sllav në Ballkan. Një nga çështjet e hapura në Maqedoni është edhe çështja e përdorimit të papërshtatshëm të fjalëve në libra dhe materiale tjera të caktuara, që janë materiale zyrtare shtetërore. Ekziston konsensus në Maqedoni për këtë çështje. Të gjitha botimet e reja do t’i kenë të menjanuara këto gabime, që lënë gjurmë në mënyrën më…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA pyet publikisht nëse me tenderin e shpallur nga Kompania shtetërore EELEM, për ndërtimin e sistemit të ngrohjes me vlerë prej 46,3 milion eurosh në Manastir, po fillon bashkëpunimi i qeverisë së re me qeverinë e vjetër për tenderë dhe për interesa materiale. Arsyetimi se ELEM nuk e mori parasysh kërkesën e zëvendës/kryeministrit për çështje ekonomike të qeverisë së re, Koço Angushev që të anulohet ky tender nuk është bindës për opinionin, prandaj nuk mund të në bindë as neve si parti politike. “Nëse qeveria e re dëshiron të na bindë se po mundohet të parandalojë diçka, por nuk…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese do ta rishqyrtojë mundësinë që e ka Drejtoria për Siguri për përgjim më të gjerë të komunikimeve. Gjykatësit ngritën procedurën për Nenin 175 të Ligjit për komunikime elektronike. Në seancën e sotme, gjatë diskutimit tre orësh, shumica e gjykatësve dyshuan në kushtetutshmërinë e këtij Neni. Ata arsyetuan se ky akt mundëson ndjekje të pakufizuar të komunikimeve nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), pa kontroll përkatëse, ndërsa në këtë Nen nuk janë përcaktuar kushtet në të cilat lejohet ndjekja e komunikimeve. Nga ana tjetër, gjykatësit të cilët nuk shikojnë asgjë jokushtetuese në Nenin 175 thanë se ai ka…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar pas kritikave të VMRO-DPMNE-së rreth politikave shëndetësore të qeverisë së re të drejtuar nga Zoran Zaev. Partia në pushtet vlerëson se për 11 vjet qeveria e drejtuar nga VMRO ka shkeluar të drejtat e mjekëve dhe të pacientëve. LSDM përmend faktin se gjatë kësaj qeverisjeve ka ndodhur eksod i madh i punonjësve shëndetësorë, ku çdo vit iknin jashtë vendit së paku 200 mjekë. Ai thotë se këto politika kanë shkaktuar kolaps të plotë në sistemin shëndetësor. LSDM thekson se Qeveria e re do të mbajë premtimet për rritjen e pagave të mjekëve e specialistëve,…

Lexo më Shumë

Rroga më të larta se deputetët dhe katër herë më të larta se pagat e mësuesve, harxhime të jashtëzakonshme për qira, për shërbime të telefonike dhe pagesa shtesë të panevojshme… Këto harxhime sipas Komisionit për Çështje ekonomike, i kanë bërë anëtarët e Komisionit për Energjetik. Goran Milevski, deklaroi se të gjithë këto harxhime janë të palogjikshme. Ju në rrogë prej 1500 eurove, keni konstatuar të merrni dhe të holla për regres. Rroga ka qenë e vogël prandaj keni pasur nevojë edhe të holla për pushim. Edhe për jetë jashtë institucionit keni ofruar rrogë shtesë. Pak kanë qenë 500 euro për…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian pret që zëvendësi i Prokurorit Publik shtetëror, Marko Zvërlevski, të jetë i pavarur dhe i besueshëm. Kështu deklaroi ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, pasi publikimit  të disa prej kandidatëve të mundshëm për zëvendësimin e Zvërlevskit. Qëllimi i reformave që BE-ja i kërkon nga vendi juaj kanë të bëjnë me de-partizimin dhe de-politizimin e gjyqësorit. Çështja e emërimit të prokurorit të ri të shtetit është çështje për të cilën Parlamenti i vendit tuaj do të vendosë nëse do të zgjedhë kryeprokuror të ri. Nëse Kuvendi vendos të emërojë një Prokuror të ri shtetëror, ne si BE sinqerisht…

Lexo më Shumë