Author: almakos

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar është takuar sot me ish-kryeministrin Nikolla Gruevski. Për takimin ka lëshuar komunikatë VMRO-ja, e cila njofton se Gruevski i ka premtuar numrit një të BE-së se partia që ai drejton do të ketë rol aktiv në procesin e integrimit evropian, që do të mbështesë reformat e mëtejshme që janë të rëndësishme për anëtarësim në BE. “Gruevski ka thënë se anëtarësimi në BE është një interes strategjik për vendin dhe për përmbushjen e kritereve të larta të nevojshme për të çuar përpara procesin e integrimit. Ai vuri në dukje se shteti ka ngecur…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, Avokati i Popullit i Maqedonisë, Ixhet Memeti, ka lëshuar një komunikatë në opinion ku ka shprehur shqetësimin e tij të madh për atë siç thotë se Republika e Maqedonisë këtë ditë e shënon me politikë të kufijve të mbyllur për refugjatët, përkatësisht njerëzit të cilët kanë qenë të detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve ose persekutimeve, raporton Anadolu Agency (AA). “Në këtë drejtim, Avokati i Popullit u bën thirrje institucioneve kompetente që të respektojnë plotësisht të drejtat e këtyre personave, në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe në veçanti Konventën…

Lexo më Shumë

Shkup, 20 qershor – 2017 Shoqata jo qeveritare “ Mrezha 23”, pas një hulumtimi, ka dal me rezultate se mbrojtja e të dhënave personale gjatë komunikimeve elektronike nuk është e ruajtur nga kërcënimet e mundshme, ku edhe mund të keqpërdoren. Kjo shton dileme për bashkërëndimin e kornizës ligjore të Maqëedonisë, për mbrojtjen e të dhënave, me kriteret e Bashkimit Evropian. Dispozitat aktuale të Ligjit për komunikime elektronike i japin të drejtë operatorëve telefonik për mbajtjen e të dhënave. Këtu përfshihen bisedat telefonike dhe këmbimi i porosive që kanë zhvilluar qytetarët ndërmjet veti. çdo aktivitet telefonik është i regjistruar si vendi,…

Lexo më Shumë

20.06.2017 Sistemi arsimor në dekadën e fundit është përpjekur për reforma, të cilat edhe pse kishin qëllime të mira, për fat të keq shiheshte pak profesionalizëm. Sipas veteranëve të arsimi thuhet se ai është një nga fushat që jo vetëm i prin shoqërisë, por edhe ndikohet fuqishëm prej saj dhe ndryshimeve shoqërore. Fakti që sistemet e arsimimit janë në ndryshim të përhershëm, nuk tregon paqendrushmëri, shkruan Almakos. Sipas profesorit Xheladin Murati ndryshimi në sistemin arsimor duhet të bazohet në  cilësi; Të ndërtohet sistem arsimor stabil; Reforma të reflektoj tek nxënësit, të ndryshon pozita e tij në mësim, duke qenë më…

Lexo më Shumë

Akuza të shumta nga deputetët e pushtetit janë adresuar për Guvernatorin e bankës popullore të Maqedonisë, në lidhje me punën e tij në dy vitet e fundit, posaçërisht me ngritjen e zërit gjatë krizës politike gjatë viteve 2015-2016. Deputeti i LSDM-së, Sasho Pockov, ka kritikuar Guvernatorin Dimitar Bogov se nuk e ka infromuar qartë opinionin dhe sektorin e biznesit për nivelin e borxhit të shtetit. “Numrat janë numra, ju patjetër të keni perceptim, ju patjetër të keni vizione. Për shkak të paqartësisë së borxhit ne kthejmë investitorë të huaj. Patjetër të keni qëndrim konzistent dhe të qartë. Ju jeni institucion…

Lexo më Shumë

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” përveç Kosovës është duke ndihmuar familjet skamnore në të gjitha trojet shqiptare. Kjo shoqatë në ditën e 24 të Ramazanit ka zbritur në Tetovë të Maqedonisë për t’iu dalë në ndihmë 100 familjeve që jetojnë në kushte të rënda socio-ekonomike. Drejtori i kësaj shoqate, Halil Kastrati ka treguar për Ekonomia Online se këto familje që u ndihmuan sot janë përzgjedh nga autoritetet komunale të Tetovës, me ç’rast ka falënderuar kryetaren Teuta Arifi, e cila ndau mirënjohje në shenj falënderimi për këtë shoqatë bamirëse. “Sot i ndihmuam 100 familje nevojtare ne qytetin e Tetovës ne Maqedoni.…

Lexo më Shumë

Bullgaria do ta ndihmojë Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro atlantike, ndërsa dy vendet së shpejti do të nënshkruajnë një marrëveshje për fqinjësi të mirë me të cilën do të mbyllen kontestet dhe dallimet shumë vjeçare mes dy vendeve. Kjo u tha në konferencën e mbajtur pas takimit të kreut të Qeverisë, Zoran Zaev me homologun e tij bullgar Bojko Borisov.“Për vendin tonë nuk ka alternativë. Kemi hapur perspektiva të reja për avancimin e miqësisë tonë. Kemi biseduar për ndihmën dhe përkrahjen që Bullgaria mund të ia jep vendit në procesin e integrimit. Kemi përafruar mendimet për nënshkrimin e marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Ligji për përdorimin e gjuhëve dhe konkretisht për avancimin e përdorimit të shqipes nuk do të jetë në 30 ligjet paketë të Qeverisë së re të cilat përgatiten që të miratohen për një periudhë të shpejtë. Këtë e bënë të ditur nga LSDM-ja, sipas të cilëve: Aktualisht nuk është planifikuar afat konkret që përcakton se kur ligji për përdorimin e gjuhëve do të hyjë në procedure parlamentare. Qeveria është duke përgatitur 30 ligje paketë që përfshijnë çështje të tjera që janë të lidhura direkt me përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe kjo pike nuk është në mesin e tyre– thuhet…

Lexo më Shumë

20 June Në parim të gjitha partitë politike me përjashtim të VMRO – DPMNE-së janë që zgjedhjet ardhshme parlamentare të mbahen me lista të hapura dhe në një njësi zgjedhore. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev tha se në Maqedoni mund të ketë zgjedhje të besueshme dhe demokratike vetëm nëse Maqedonia bëhet me një njësi zgjedhore nga gjashtë sa janë tani. LSDM në periudhën e kaluar ka përkrahur që të ketë ndryshime në modelin zgjedhor. Thjeshtë, këtë nevojat e kërkuan dhe LSDM ka plan që seriozisht të bisedojë me të gjithë subjektet politike por kjo është çështje e…

Lexo më Shumë

Ekspertët kërkojnë regjistrimin e shpejtë të popullsisë në Maqedonisë. Sipas tyre regjistrimi duhet të jetë prioritet numër një, pasi vetëm falë të dhënave që sigurohen nga regjistrimi mund të planifikohen politika të sakta shtetërore. Është e nevojshme t’i dijmë të gjitha këto të dhëna, në mënyrë që nesër të veprojmë si duhet. Për shembull: Vazhdimisht dëgjojmë se popullata plaket, megjithatë nuk e dimë saktë ku dhe sa. Këto parametra, këto të dhëna do të mundësojnë të gjitha planifikimet tjera në shtet: Ku duhet të ndërtojmë shkollë; Ku duhet të ndërtojmë çerdhe; Ku duhet të ndërtojmë rrugë; në sferën e bujqësisë-…

Lexo më Shumë

Një tërmet i ri është regjistruar në Maqedoni. Sipas të dhënave dridhja ka qenë me fuqi 4.1 shkallë sipas Rihterit. Epiqendra e tërmetit ka qenë 6 kilometra larg Resnjës dhe 8 kilometra nga Jankoveci. Tërmeti është nderë edhe në Ohër.

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, së bashku me deputetët, Zeqirija Ibrahimi dhe Fadil Zendeli, sot u takuan me ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Kristine Althauser. Në këtë takim miqësor, siç informon Zyra për informim e Lëvizjes BESA; është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas dhënies së mandatit për formimin e Qeverisë së ardhshme dhe funksionimin e punës së Parlamentit si dhe u shpalosën qëndrimet BESËS. Kasami e njoftoi ambasadoren Althauser për rolin e Lëvizjes BESA duke e bërë punën si një opozitë konstruktive. Palët janë dakorduar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe…

Lexo më Shumë