Prindërit dhe fëmijët me nevoja të veçanta përmes nismës “5 në 12” sërish i ngritën tendat përpara Kuvendit. Anëtarët e saj kërkojnë që pagesa e veçantë që marrin ata të mos kufizohet deri në moshën 26 vjeçe por të mbetet deri në fund të jetës së tyre. Gjithashtu, prindërit kërkojnë hapjen e qendrave shtesë ditore për përkujdesjen e tyre. “Me hapjen e qendrave ditore për përkujdesje do të zgjidhet problemi më i madh për prindërit sepse ne të gjithë jemi të aftë të punojmë por nuk mundemi sepse nuk kemi ku ti lëmë fëmijët”, tha Suzana Stojanovska, “5 në 12”.…
Author: almakos
Autostradat Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër të cilët Qeveria e VMRO DPMNE-së i shpalli si historike, po kthehen në puse pa fund. Kredia kineze prej gati 580 milionë eurove, ka gjasa të mos mjaftojë për ndërtimin e dy rrugëve. Kjo vlen sidomos për pjesën Kërçovë-Ohër, ndërtimi i së cilës ka ngecur. Këtë situatë e konfirmoi edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në një intervistë për emisionin “Magazina ekonomike” në Alsat M, duke thënë se dokumentet e projekteve në vende të caktuara nuk përkojnë me gjendjen në terren. Unë mendoj se edhe në pjesë të caktuara nuk…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në takimin në Athinë nuk kanë biseduar për propozime konkrete, e as për negociata për çështjen e emrit. Këtë për MIA-n e konfirmojnë burime të MPJ-së së Maqedonisë të cilat theksojnë se “ky është proces i cili kërkon seriozitet, kujdes dhe kyçjen e të gjithë faktorëve të mëdhenj politik në vend”. “Ky është proces që kërkon kontekst të drejtë”, thuhet në informacionin për MIA-n. Mediat greke, si zakonisht, këto ditë publikojnë informacione “ekskluzive” për atë se çfarë është biseduar në takimin Dimitrov-Koxias, duke iu…
Prokuroria Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka nisur procedurën para-hetimore për ngjarjen e dhunshme në 27 prill në Kuvend. Gjatë ditës në pyetje janë marrë pjesëtar të policisë dhe pjesëtarë të sigurimit të Kuvendit. Paraprakisht janë siguruar edhe dëshmitë materiale, shkresat dhe janë lexuar dëshmitë e deputetëve. Të gjithë personat do të ftohen pavarësisht statusit të tyre privat, shoqëror apo edhe zyrtarë. Kushti i vetëm është: nëse për persona të caktuar ka fakte se të njëjti mund të ndihmojnë në këtë fazë hetimi për të dhënë informacione dhe për të vërtetuar rrethanat në lidhje me ngjarjen e 27…
Nga sot e deri më 30 qershor në shtatë njësitë rajonale të ministrisë së Bujqësisë, bujqit do të mund të paraqesin dëmet e shkaktuar nga breshëri i para një jave. Bujqit kërkojnë nga ministria që sa më parë të nxjerr inspektorët në terren për ti konstatuar dëmet. Deri më mesditë në njësinë rajonale në Gazi Babë që përfshinë katër komuna të Shkupit janë paraqitur mbi 20 bujq. “Dëm të madh kamë shumë, kam mbi 300 ton bostan, mbi 150 ton pjepër, kajsia, mbi 100 ton e më tepër grurë. Nuk kishte shumë procedura me dokumentacion, në rregull jam, por disa nuk…
Edhe pse kryetari i VMRO-së Nikolla Gruevski në ditëlindjen e 27 të partisë gjatë fjalimit të tij bëri të ditur se në parti do të ketë reforma të brendshme dhe një qasje të re, kjo nuk u pa edhe në rastin kur disa anëtarë të komitetit qendror të kësaj partie dolën haptas dhe kërkuan reforma, të njëjtit një dit pas u larguan dhe u zëvendësuan me të rinj. VMRO DPMNE është në fazë të ristrukturimit të brendshëm dhe para freskimit në kuadro. Partia i bën përgatitjet e fundit për mënyrën e re të veprimit në situatën e re të krijuar.…
Ne jemi për Maqedoni të bashkuar dhe për anëtarësimin e saj në NATO dhe BE, theksoi kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit të sotëm në Sofje me kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë Zoran Zaev. Borisov theksoi se Maqedonia në mënyrë të brendshme-politike është stabilizuar dhe se ka shans historik për të bërë që qytetarët e saj të ndjehen më mirë. “Rruga drejt BE-së dhe NATO-s kalon nëpër një stabilitet të brendshëm-politik. I respektoj njerëzit të cilët i qëndrojnë fjalës”, tha Borisov, duke sqaruar se natën e 27 prillit gjatë trazirave në Kuvendin e Maqedonisë në një bisedë telefonike Zaev i…
Republika e Maqedonisë me gjeo-pozicionin e saj në rajon mund të jetë një nga më të goditurat dhe gjithsesi më të prekurat nga “depërtimi” eventual i rutave të reja të emigrantëve ilegalë, tha sot ministri Oliver Spasovski në fjalimin e tij në Konferencën e ministrave të punëve të brendshme në kuadër të Forumit të Salcburgut në Budapest, kushtuar migrimit ilegal, presionit migrues dhe situatës aktuale përgjatë rutës së Ballkanit Perëndimor. “Jemi të ballafaquar me fenomenet e reja të sigurisë, kapacitetet e përgjithshme të sigurisë së shtetit tonë në vazhdimësi janë orientuar drejt parandalimit të kanosjeve dhe rreziqeve të cilat dalin…
Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nga Bullgaria ka thënë se është i lumtur ngase fqinji i parë ka dëshirë të ndihmoj vendin që të integrohet në NATO dhe BE. “Për vendin tonë nuk ka alternativë. Kemi hapur perspektiva të reja për avancimin e miqësisë tonë. Kemi biseduar për ndihmën dhe përkrahjen që Bullgaria mund të ia jep vendit në procesin e integrimit. Kemi përafruar mendimet për nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha Zaev duke shtuar se janë afër nënshkrimit të dokumentit. “Së bashku do të festojmë Ilindenin në Maqedoni më 2 gusht dhe atëherë do ta mbarojmë marrëveshjen…
Është aksidentuar ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kamçevska Milevska mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të spitalit të qytetit, ndërsa tani për tani nuk dihet se kush është fajtorë për aksidentin. Në vendngjarje ka ardhur policia ndërsa sipas asaj që mund të shihet nuk është bërë dëm i madh. Makina e ish ministres është përplasur me një makinë të autoshkollës.
Komisari për zgjerim Johanes Han në fillim të javës së ardhshme, gjegjësisht të hënën viziton Maqedoninë, derisa të martën në Shkup do të qëndroj edhe Rajnhard Pribe, udhëheqës i Komisionit në emër të cilit BE më 2015 përgatiti listën e reformave të domosdoshme që vendi duhet t’i zbatojë që të kapërcejë ngecjen në rrugën drejt BE-së. “Pribe vjen në konferencën e ASHAM-it, ndërsa vizitat e tij esenciale të vendit, në të cilat do të diskutojë për prioritetet, do të jenë në korrik”, ka thënë zv/kryeministri për eurointegrime Bujar Osmani.
Një aksion kontrolli në katër objekte hotelerike është bërë nga forcat policore, vikendin e kaluar në Gostivar në rrugët “Zhivko Brajkovski” dhe “Beliçica”. Pas kontrollit të realizuar në orët e vona të natës, në këto objekte në të cilët qëndrojnë një numër i madh i të rinjve nga Gostivari nuk janë zbuluar kundërvajtja të prishjes së rendit dhe qetësisë publike muzikë me zë të lartë dhe të ngjashme, gjithashtu nuk janë hasur adoleshentë pas orës 12 të natës dhe as lëndë narkotike. Kontrolle dhe aktivitete të kësaj natyre janë planifikuar që të realizohen edhe në periudhën e ardhshme, në funksion…

