Author: almakos

Vullnet Ameti për të dytën herë radhazi është rizgjedhur në postin e rektorit të Universitetit të Tetovës. Me 42 vota pro dhe asnjë kundër, Ahmeti ka fituar garën për postin e rektorit ndaj kandidatit Alifeta Selimin, prorektor i financave, i cili ka grumbulluar vetëm tri vota të Senatorëve. Votimi për rektor të Universitetit të Tetovës ka qenë i fshehtë, ndërsa zgjedhjet i ka organizuar komisioni i senatit. Ameti në konferencën solemne për shtyp, është zotuar se besimin e dhënë nga senatorët, do e shndërrojë në punë dhe në angazhim për krijimin një Universiteti me performanca ndërkombëtare.

Lexo më Shumë

Zgjedhjet e fundit parlamentare prodhuan ndryshim. Tani për tani vetëm ndryshimin e pushtetit, në kuptimin e zëvendësimit të partisë maqedonase në pushtet. Shkoi VMRO-DPMNE-ja, erdhi LSDM-ja, tani më jo vetëm me BDI-në, por edhe me Aleancën për Shqiptarët. Por qytetarët presin ndryshime thelbësore, qasje të re nga pushteti dhe institucionet, mbrojtjen e interesit publik, interesit qytetar para atij partiak siç ka qenë deri më tani. Do të arrijë Maqedonia të bëhet shtet i vërtetë, që do të jetë në shërbim të qytetarëve, do të bëhet shtet demokratik apo do të lind një diktator i ri? Kjo është dilema kryesore e…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski do të vizitojë Brukselin, ku pritet të takohet me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian. I shoqëruar nga disa bashkë-partiak të tij, si ish ministri i jashtëm Nikolla Poposki, Vlladimir Gjorçev, Gruevski prtet të takohet me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Zgjerim Federika Mogerini, me kryetarin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë. Kjo vizitë realizohet pas takimit të djeshëm që Gruevski pati me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, ku është vërejtur se e ka zbutur retorikën në raport me BE-në.

Lexo më Shumë

VMRO-Popullore e drejtuar nga ish-kryeministri Lupçe Georgievski ka mirëpritur vizitën e kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari. Partia e ndarë nga VMRO-DPMNE-ja vlerëson se ky është hap i madh për përmirësimin e marrëdhënieve me vendin fqinj, i cili është anëtar i Bashkimit Evropian. VMRO-Popullore thekson se kjo është një mundësi për të fituar përkrahje në rrugën e integrimeve evropiane, duke akuzuar ish-partinë amë se gjatë viteve të qeverisjes së saj e ka injoruar Bullgarinë dhe Greqinë. Sipas partisë së Georgievskit, vizita e kryeministrit Zaev në Sofje është një hap drejt evropianizimit të Ballkanit.

Lexo më Shumë

Kryeministri Zoran Zaev beson se Bullgaria po i ofron vendit miqësi të sinqertë. Këtë përshtypje e ka krijuar kreu i Ekzekutivit gjatë takimeve në Sofje. Në kuadër të vizitës dyditëshe, Zaev sot është takuar me kryetarin e Kuvendit Popullor bullgar Dimitar Gllavçev. Shërbimi për informimi Kuvendit bullgar ka njoftuar se Zaev ka shfaqur shpresë se marrëdhëniet midis dy vendeve në të ardhmen do të zhvillohen dhe thellohen. Ndërkohë, Gllavçev ka theksuar se Bullgaria ka pozicion dinjitoz për mbështetje të perspektivës euroatlantike dhe evropiane të Maqedonisë. “Do të punojmë në ndërtim të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në Ballkan, ndërsa shembull…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtojë nismën për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Nenit 175 të Ligjit për komunikime elektronike me të cilin operatorët obligohen që ”të sigurojnë të gjitha kushtet e duhura teknike për të mundësuar përgjimin nëpërmjet rrjeteve të tyre”. Kjo nismë është dorëzuar në vitin 2015 kur LSDM-ja filloi me publikimin e përgjimeve dhe tek tani për shkak të materialit voluminoz, po merret në shqyrtim. Gjykata do të diskutojë edhe për Shpërbërjen e Kuvendit në vitin 2016 dhe për Shpalljen e zgjedhjeve të parakohshe Parlamentare, një iniciativë e cila u dorëzua së fundmi me arsyetimin se këto dy …

Lexo më Shumë

Në komunikatën e zakonshme të mëngjesit, sot VMRO-ja është fokusuar në çështjet e bujqësisë. Partia e Gruevskit kërkon nga Qeveria që të mbrohen prodhimet bujqësore vendore dhe të kompensohen dëmet e shkaktuara. “Fermerët kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm dhe masa e vërtetë, jo mashtrim me masa joefektive”, theksohet në komunikatë. VMRO i bën thirrje Qeverisë që të marrë vendim për dëmshpërblimin e pemtarëve në shkallën 100 përqind, Gjithashtu, kërkohet  rritja e subvencioneve për ruajtjen e fidanëve të pemëve, për më së paku 50 %. Sipas partisë opozitare, Qeveria duhet edhe të angazhohet për gjetjen e tregjeve të reja për…

Lexo më Shumë

Sabri Shabani, 60-vjeç nga Haraçina, ka humbur jetën dje në orët e mbrëmjes pasi është shtypur nga një kamion që po transportonte dru. Gjatë aksidentit është lënduar edhe 6-vjeçari Omer Shabani, i cili është nip i të ndjerit. I mituri është dërguar në Klinikën e Shkupit dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët e pranishëm në vendin e ngjarjes kanë treguar se trupi i të ndjerit është shtypur nën gomat e kamionit dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, për shkak dhe të tonazhit të lartë që mbarte kamioni. Dëshmitarët po ashtu kanë treguar se viktima në përpjekje që të shpëtonte…

Lexo më Shumë

Dita e dytë e vizitës së kryeministrit Zoran Zaev në Bullgari i kushtohet ekonomisë. Kreu i Ekzekutivit, së bashku me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski do të takohet me ministren e Energjetikës, Temenushka Petkova. Dje ai e filloi vizitën me takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë Bojko Borisov, ndërsa pasdite kishte takim me presidentin Rumen Radev, njofton raportuesi i MIA-s. Në takimin me Borisovin, kryeministri Zaev mori mbështetje dhe ndihmë në rrugën drejt integrimit në BE dhe NATO, dakorduan nënshkrim të marrëveshjes për fqinjësi të mirë, që sipas paralajmërimeve, duhet të ndodhë në kremtimin e përbashkët të…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë me diell, me vranësira të vogla dhe erë e dobët kryesisht veriore. Pasdite në male do të ketë vranësira të matura. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej nëntë deri 18, ndërsa ajo e ditës prej 27 deri 34 gradë Celsius. UV-indeski do të ketë vlerë 9. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla, në orët e pasditës edhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 15, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri 33 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

20 June Kryeministri Zoran Zaev sot pasdite u takua me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev. Zaev, kumton zyra e shtypit pranë kryeministrisë, mori urime nga presidenti bullgar Radev për marrjen e detyrës si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Presidenti i Bullgarisë Radev, siç theksohet, në Qeverinë e re reformuese të Maqedonisë sheh mundësi për  thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa ka shprehur edhe mbështetje të aspiratave euro-integruese të Maqedonisë. “Qeveria e Maqedonisë është fuqishëm e përcaktuar që përmes proceseve të nevojshme reformuese dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të sigurohet rruga e Republikës…

Lexo më Shumë

Këtë vit nuk do të ketë studime të disperzuara në Universitetin “Shën Kirilli dhe Metodi”, me kërkesë të vetë këtij universiteti e me miratimin e Qeverisë. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se studimet e disperzuara këtë vit edhe në Univerzitetet tjera do të jenë të reduktuara, duke mos precizuar se cilët do të jenë ato. Edhe pse u përfol shumë që edhe për Universitetin e Tetovës nuk do të ketë studime të disperzuara nëpër vendbanimet e tjera, nga Ministria e Arsimit mohojnë se tek ata ka arritur një kërkes e tillë. “Deri në këto momente, tek ne nuk…

Lexo më Shumë