Pas thirrjeve të ndryshme që me protesta të bllokohen hyrjet e Kuvendit gjatë ditës së nesërme, kur dhe është thirrur takimi koordinues i grupeve parlamentare, drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov në një intervistë për Dojçe Vele tha se deputetët nesër do të mund pa kurrfarë pengesash të hyjnë në Kuvend. Çavkov tha se sikurse çdoherë tjetër edhe gjatë ditës së nesërme policia do të jetë në nivelin më të lartë të profesionalizmit. “Në Ministrinë e Brendshme funksionon shtab i cili pandërprerë i ndjek të gjitha informacionet. Policia ndërmerr plane operative në pajtim me informacionet dhe vlerësimet e sigurisë”, tha Çavkov. Reagimi i tij vjen pas paralajmërimeve për protesta masive nga nisma “Për Maqedoni të përbashkët” dhe pas kërcënimeve të tyre se deputetët ndoshta do të mund të hyjnë në Kuvend por pikëpyetje do të jetë nëse do të mund të dalin.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Gjendet i vdekur një punonjës i “Komunalec” Gostivar
- Logos-A sjell veprën monumentale në dy vëllime të Mevlana Xhelaleddin Rumiut “Divani Kebir”
- Goditja e grupit të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave! Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar! Trafikuan 50 tonë kokainë
- “Dhjetëra investitorë turq drejt Maqedonisë” – Mickoski: Erdogan më dha fjalë për kompani të reja
- Kasami: Një tjetër lajm i madh për Pollogun! Një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro
- BIRN: Ekspertët mjedisorë kundërshtojnë Ramën! Nika: Bën demagogji dhe manipulon mbi çdo argument që ka dhënë
- Fërçkoski: Maqedonia s’ka mosmarrëveshje me Bullgarinë, por me BE-në
- Besnik Emini edhe për një mandat në krye të ITSHKSH-së

