Author: almakos

Duke folur për funksionarët e BDI-së të përfshirë në bisedat e përgjuara, deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri tha se në to ka bomba që janë publikuar dhe që nuk janë publikuar. Ndërkaq lidhur me hetimet e PSP-së ndaj funksionarëve të BDI-së, ai përmendi dy raste ku janë hetuar funksionarët e BDI-së, ndërsa shtoi se po hetohen edhe raste të tjerë, por ja la PSP-së që të tregojë cilët janë funksionarët e inkriminuar nga radhët e BDI-së. “Në bazë të bombave që janë publikuar dhe ato që s’janë publikuar janë dhënë PSP-së. Dhe unë mesa e di një rast për zgjedhjet…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri, në emisionin Arena në TV SHENJA, tha se BDI nuk ka pasur shumë fuqi në qeverisjen me VMRO-në dhe prandaj Zoran Zaev nuk ka publikuar bomba për ta. Këtë qëndrim të Zeqirit, Dimovski e quajti mbrojtje të BDI-së, parti të cilën Zeqiri e kritikonte në cilësinë e gazetarit. “Është qesharake se si Zeqiri i cili si gazetar kritikonte pa ndalë BDI-në, tani e mbron atë duke thënë se krimi më i madh që paskan bërë ata janë ato 20 mijë euro të shkollës në Zajaz”, tha Dimovski.

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri tha se nëntë ditë në Kuvend, deputetët e VMRO-DPMNE-së, po nxjerrin lot krokodili, kinse sipas tij, kujdesen për shqiptarët “Në Kuvend po qëndron një kriminel lufte si Johan Tarçullovski. Aty është edhe Antoni Milloshovski dhe Vllatko Gjorçev, që kërkoni dhoma gazi për shqiptarët. Edhe ju personalisht jeni shembull se sa shqiptarët i respekton VMRO-DPMNE. Ju dëgjuam në ‘bombat’ për rastin e Sopotit”, tha Zekiri. Nga ana tjetër Dimovski tha se në kohën e LSDM-së kanë ndodhur “Gostivari, Bit Pazari, Universiteti i Tetovës me Fërçkovskin. A edini ju mw ngjasoni me figurën e Rahman Morinës”, tha…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri ka akuzuar VMRO-DPMNE-së se derdh lot krokodili për shqiptarët, ndërsa shtoi se VMRO-DPMNE në shumë raste ka ofenduar shqiptarët. AI tha se në grupin parlamentar të kësaj partie ka kriminel që ka bërë krime ndaj shqiptarëve dhe deputet që kanë kërkuar dhoma gazi për shqiptarët. “Unë ende skam folur në KUvend. Ju 10 editë derdhni lotë krokodili dhe dëshironi të tregoni se sa i keni respektuar shqiptarët. Në Kuvend kemi deputet kriminel lufte, Johan Tarçullovski, ja sa i respektoni shqiptarët, Antonio Milloshoski dhe Vllado Gjorçev që kërkonin dhoma gazi për shqiptarët, ju dëgjuam në bomba…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes “Besa” Fadil Zendeli, në emisionin e sotëm “Arena” ka konfirmuar se grupi parlamentar i Lëvizjes “Besa” është pjesë e shumicës parlamentare që mbështetet nga 67 deputet. AI tha se kjo parti mbetet kozistente në qëndrimet e deritanishme dhe kontributin që jep për të debllokuar institucionet dhe për fillimin e reformave. “Mendoj se paraqitjet tona kanë qenë konstruktive dhe të qarta, ne jemi pjesë e 67 nënshkrimeve. Këtu nuk duhet të ketë dilema, ne e përkrahim procesin e ndryshimeve të cilat duhet të ndodhin në Kuvend. Kuvendi është vend ku duhet të debatohet, por për çdo gjë ka…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së, Ilija DImovski në emisionin e sontëm “Arena” në TV SHENJA ka thënë se ka dy zgjidhja për dalje nga kriza aktuale. E para sipas tij është të shpaloset marrëveshja e LSDM-së me partitë shqiptare dhe e dyta të shkohet në zgjedhje të reja parlamentare. Marrëveshja apo platforma, sipas DImovskit, duhet të publikohet me qëllim që siç u shpreh ai të shihet se kend e gënjen LSDM, shqiptarët apo maqedonasit. “Ka dy momente për daljen nga kriza. E para është nëse LSDM e nxjer në shesh platformën të cilën një herë thanë se e pranuan pastaj thanë se…

Lexo më Shumë

Kryetari aktual i Komunës së Çairit dhe njëherësh nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti, përmes faqes zyrtare në rretin social Facebook ka njoftuar se nuk do të kandidohet për kryetar komune në zgjedhjet e ardhshme lokale. Mexhiti ka falenderuar qytetarët e Çairit për mbështetjen që ia kanë dhënë për tre mandate rresht në postin e të parit të Çairit, për ta ndërtuar Komunën e Çairit sipas vizionit të Ali Ahmetit. Ja postimi i plotë i kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti: “Të nderuar banorë të Komunës së Çairit,Të nderuar votues të Bashkimit Demokratik për Integrim,Para dymbëdhjetë vitesh, Kryetari i nderuar…

Lexo më Shumë

Dështoi edhe sot tentimi i LSDM-së për ta zhbllokuar punën e Kuvendit në ditën e 9 të seancës konstituive. Interpretimi i Rregullores dhe neneve të saj ishin temat kryesore që e tensionuan debatin e sotëm në kuvend. Deputeti socialdemokrat Oliver Spasovski kërkoi mbështetjen e të paktën 10 deputetëve që të kalohen në pikën tjetër të rendit të ditës, respektivisht zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Për këtë Spasovski e kishte përkrahjen edhe të deputetëve shqiptarë të BDI-së dhe LR – PDSH-së, Xhevat Ademi dhe ZiadinSela, të cilët thanë se nëse nuk vendoset nga ana e kryesuesit propozimi i LSDM në votim,…

Lexo më Shumë

\ Parlamenti Evropian drejtoi kritika të ashpra ndaj presidentit Ivanov dhe kreut të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski. Gjatë seancës së mbrëmshme në të cilën u diskutua mbi raportin për Maqedoninë, eurodeputet bënë thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve dhe respektimin e shumicës parlamentare. Deputetët evropian shprehën shqetësim edhe ndaj përdorimit të retorikës nxitëse që sipas tyre cenon marrëdhëniet ndëretnike. Për shkak të krizës politike, Parlamenti shty sërish miratimin e raportit.  Sjellja e Presidentit maqedonas Gjorge Ivanov u kritikua nga BE-ja, SHBA-të dhe NATO dhe shumë liderë evropianë. Të gjithë i bëjnë thirrje që konform kompetencave të tij të mundësojë…

Lexo më Shumë

Debati parlamentar për formimin e komisionit për zgjedhje dhe emërim ka përfunduar para pak minutash si zakonisht në ora 18:00. Pas një pauze të shkurtër, në foltore u paraqitën vetëm deputetët e koalicionit të VMRO-DPMNE-së, ndërsa aspak nuk u paraqitën të partive të tjera. Në pushimin që zgjati rreth një orë mësohet se LSDM ka vendosur të mos diskutojë të paktën në seancën e sotme. Pas përmbylljes së debatit kryesuesi Trajko Veljanovski tha se debati vazhdon të hënën. Jozyrtarisht mësohet se në kordinim partitë janë dakorduar që të premten mos të ketë mbledhje të Kuvendit, ashtu si edhe të shtunën…

Lexo më Shumë

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë drejtuar mbrëmë kritika të ashpra për situatën politike në Maqedoni. Gjatë sesionit plenar të PE-së, eurodeputët kanë vlerësuar njëzëri se kriza politike e cila po zgjat dy vjet është shumë serioze, se vendi ka humbur shumë kohë dhe nuk është shënuar progres në rrugën e eurointegrimeve. Euredeputetët thanë se kriza gjithnjë e më e thellë rrezikon perspektivën evropiane të vendit. Po ashtu, janë adresuar kritika edhe ndaj presidentit Ivanov, të cilin e kanë quajtur si faktor që po bllokon procesin e zgjidhjes së krizës. Eurokomesari për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim, Neven Mimica, tha se situata…

Lexo më Shumë

Banka Botërore prezantoi sot raportin e rregullt ekonomik të Ballkanit Perëndimor, ku vihet në dukje gjendja ekonomike e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në raport theksohet se rritje kanë pasur Kosova me 3, 6 %, Shqipëria 3,2 %, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia me 2, 28%, Maqedonia 2,4 % dhe Mali i Zi me 2, 1%. Raporti gjithashtu tregon se këto vende kanë shënuar rritje më të shpejtë se në 2015, sipas së cilës rritja regjionale në 2016 shënonte 2, 8%, ndërsa në 2017, 3, 2%. Drejtoresha e Bankës Botërore për vendet e Ballkanit, Ellen Golldstin, ka thënë se Maqedonia duhet…

Lexo më Shumë