Duke folur për funksionarët e BDI-së të përfshirë në bisedat e përgjuara, deputeti i LSDM-së Muhamed Zeqiri tha se në to ka bomba që janë publikuar dhe që nuk janë publikuar. Ndërkaq lidhur me hetimet e PSP-së ndaj funksionarëve të BDI-së, ai përmendi dy raste ku janë hetuar funksionarët e BDI-së, ndërsa shtoi se po hetohen edhe raste të tjerë, por ja la PSP-së që të tregojë cilët janë funksionarët e inkriminuar nga radhët e BDI-së. “Në bazë të bombave që janë publikuar dhe ato që s’janë publikuar janë dhënë PSP-së. Dhe unë mesa e di një rast për zgjedhjet është hapur, rasti i dytë është për keqpërdorimet në shkollën në Zajaz. Tjerat i ka PSP dhe ata kanë edhe shumë raste që janë duke procesuar dhe ju mbetet atyre të tregojnë se kush janë njerëzit e përfshirë”, tha Zeqiri.
Data 19.06.2026
Aktuale
- Riformatimi i qeverisë, Mickoski takohet me krerët e VLEN-it
- BDI ngriti dyshime: A është rrezikuar shëndeti i fëmijëve dhe edukatoreve për shkak të keqmenaxhimit?
- 17-vjeçari nga Çegrani përfundon pa ndjenja pas goditjes në një lokal në Gostivar
- Administrativja nuk lejoi transmetimin live të seancës, avokati i Veliajt: Kufizimi për mediat dhe publikun është i papranueshëm
- Nesimi dhe Koneski, dy çmimet e reja shtetërore
- BDI sërish për emrat në Tetovë: Goditje për shqiptarët, VLEN të mos i ik përgjegjësisë
- Bie në pranga një mjek dhe një infermiere e Klinikës – tentuan të kontrabandojnë botoks në vlerë prej 615 mijë denarë
- Prokuroria ngriti hetim dhe zbuloi motivin e errët të vrasësit serik nga rajoni i Kumanovës

