Author: almakos

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Kristine Althauzer, ka deklaruar sot se situata politike e krijon kornizën e gjithë shtetit. Kështu që, kriza e cila po zgjat shumë, siç ka thënë ajo, ka dëmtuar dukshëm ekonominë e vendit. Althauzer ka theksuar se politikanët posedojnë gjitha instrumente për ta zgjidhur atë, por se nevojitet vullnet politik për të ndodhur ajo. “Instrumente për zgjidhjen e krizës janë në tavolinë. Nevojitet vullnet politik që ajo të zgjidhet. Kuvendi të jetë operativ, të organizohet vet, të zgjidhet kryetar dhe pastaj të formohet edhe Qeveria e cila do të mund të veproj ai është rendi, është…

Lexo më Shumë

11 April Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë ankesat e 17 gjykatësve nga Gjykata Penale të cilët kontestonin sistemimin e ri të tyre. Ushtruesi i ri i detyrës, kryetar i Gjykatës Penale, Stojançe Ribarev e përgatiti sistemimin e gjykatësve dhe në pozicione kyçe vendosi gjykatës, të cilët janë pjesë e bisedave të përgjuara ose për të cilët Prokuroria Speciale kërkon që të vërtetohet veprimi joprofesional. Paraprakisht, Gjykata Supreme pranoi 7 ankesa të gjykatësve të Penales dhe ata u ankuan për sistematizimin e përgatitur nga kryetarja e atëhershme Tatjana Mihajllova.

Lexo më Shumë

Gjevgjelia është një qytet me rreth 16 mijë banorë dhe ka paraqitje të pazakontë. Tanimë një kohë të gjatë ajo ka dygjuhësinë e vet jozyrtare.Në hyrje të qytetit ju presin tabela të shumëllojshme të shenjave, bilborde, reklama në maqedonisht dhe greqisht. “Unë jam një nga ata që e flasin shumë greqishten”.Kur shkoni në dyqan nuk të përgjigjen në maqedonisht por në greqisht.“Gjevgjelia është në kufi me Greqinë. Dëgjuam se në fundjavë e vizitojnë nga 4 deri 6 mijë grekë në ditë.“Kjo më shumë vjen në shprehje të enjten. Atëherë nëse nuk janë ata, gjysma e mallrave në treg do të…

Lexo më Shumë

[embedded content] Deputetët e shumicës parlamentare duhet të jenë më të guximshëm në konstituimin e shumicës së re parlamentare, thotë nënkryetari i BDI-së, Izet Mexheti. Në një intervistë për programin 200 në Alsat, Mexhiti thotë se BDI-ja ka mbyllur kapitullin me VMRO-në e cila sipas tij do ta ketë të vështirë të gjej koalicion tek shqiptarët nëse vazhdon me retorikën nxitëse në raportet ndëretnike. Alsat- M

Lexo më Shumë

Tutunska Banka i siguroi qytetarët që kanë llogari bankare në këtë bankë se ky rast nuk do të ndikojë në punën e tyre të zakonshme. “Për momentin po bashkëpunojmë me organet kompetente dhe shpresojmë se së shpejtë do të ketë epilog pozitiv nga hetimi. Në mënyrë që të mos e pengojmë këtë hetim ne nuk do të komentojë asgjë lidhur me ngjarjen. Bindshëm mund tu them se kjo ngjarje nuk do të ndikojë në punën tonë të përditshme” Tutunska siguroi klientët se ka marrë të gjitha masat paraprake për sigurimin e parave të vjedhura”, thuhet në reagimin e NLB “Tutunska…

Lexo më Shumë

11 April Deklaratat e kreut të BDI-së Ali Ahmeti se nuk sheh dalje nga kriza politike ekspertët i vlerësojnë si papërgjegjësi. Qëndrimet e Ahmetit sipas tyre korrespondojnë me mos seriozitetin dhe pesimizmin e BDI-së ndaj zgjidhjes së mundshme të krizës së thellë politike. Profesori Mersim Maksuti konsideron se shumica e re parlamentare në vend të deklaratave pesimiste e ka për detyrë të ndërmerr hapa konkret për formimin e institucioneve. Është tejet brengosëse për arsye se kjo maxhorancë politike tashmë e cila ka 67 deputet nuk është në gjendje të demonstrojë aftësi politike për formimin e institucioneve, konstituimin e parlamentit dhe…

Lexo më Shumë

Gjykatësit suprem refuzuan kërkesën e Katica Janevës për ta hequr nga trupi gjykues Jovo Vangellovskin, kështu që Vangellovski do të jetë një prej gjykatësve që do të vendosin nëse Sead Koçan do të shkojë ose jo në paraburgim. Edhe pse në fund të marsit Janeva kërkoi largimin e Vangellovskit për shkak të lidhshmërive me bombat e publikuara të opozitës, një kerkesë e tillë u refuza dhe Vangellovski do të mbetet në pozicionin e tij. Ndërkohë që zhvillohej mbledhja e përgjithshme e gjykatësve të supremes, kryetari i Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski lëshoi kumtesë në të cilën kritikoi Prokurorinë Speciale për publikimin…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Tomisllav Tuntev në fjalimin e tij ka qenë decid se nuk LSDM nuk ka pranuar platformën shqiptare, por ai nxori platformën e LSDM-së duke thënë se kjo do të jetë programi e Qeverisë. Ai më tej në fjalimin e tij tha se kush nuk do ta pranon këtë program nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së ardhshme. “Nuk ka platformë shqiptare. Ka program të Qeverisë, ja kjo është. Kush e pranon këtë program do të bëjë Qeveri, kush nuk e pranon nuk do të bëjë Qeveri. Kjo është shumë e lehtë të kuptohet”, tha Tuntev. Ai…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajçe Dikov nga foltorja e Kuvendit e falënderoi deputetin e BDI-së Ejup Alimi që ua ka shpjeguar atyre se çfarë është platforma e Tiranës, raporton SHENJA. VMRO DPMNE mbështetet në deklaratat e Alimit të BDI-së, i cili para disa ditëve tha se Platforma e Tiranës ekziston dhe e lexoi atë në Kuvend. Këtë fjalim të Alimit, VMRO e merr si pretekst për të bllokuar punën e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re. Kjo i shton edhe më tepër dyshimet se BDI dhe VMRO DPMNE vazhdojnë të funksionojnë në koalicion të fshehtë, ndërsa partia e Ali Ahmetit…

Lexo më Shumë

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar protokollin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, të cilin më herët e miratoi Senati i SHBA-ve, ku edhe zyrtarisht përfundoi procesi i ratifikimit në SHBA. Senati amerikan paraprakisht ratifikoi protokollin me një shumicë të madhe votash të senatorëve nga të dyja palët, ku 97 votuan “pro”, ndërsa vetëm dy senator, Rend Pol dhe Majk Li, ishin kundër. Senatorët vlerësuan se kjo do të forcojë Aleancën dhe njëkohësisht do të forcojë demokracinë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

Lexo më Shumë

Deputeti i PRSD-së që është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Zoran Zaev, duke ju përgjigjur akuzave të VMRO-së tha se nuk ekziston ndonjë platformë shqiptare, por platformë kriminele të VMRO-së. “Të nderuar kolegë edhe nga ana tjetër edhe nga ana tjetër nuk mund të meremi vesht. Kolegë të nderuar nuk ka asnjë platformë. Deputetët e VMRO-së disa ditë mundohen ta mbështesin platformën “dora e majtë xhepi i djathtë”. Të nderuar koleg ka disa ditë që mundoheni ti mbroni kriminelët.”, tha Misovski.

Lexo më Shumë

Bakterija Stafilokoka është gjetur tek një i punësuar dhe në çezmën e kuzhinës së Qendrën për trajnim të Policëve në Idrizovë. Një gjë të tillë e treguan rezultatet nga brisi i marrë, që kur javën e kaluar tridhjetë persona të cilët janë pjesë e akademisë janë ankuar për simptoma të helmimit, derisa tre prej tyre kanë përfunduar në Klinikën Infektive. Ndryshe helmimi ka ndodhur para disa ditëve në qendrën e trajnimit të Ministrisë së Brendshme. Asokohe tre nga kandidatët për policë kishin humbur vetëdijen gjatë inspektimit të mëngjesit. Në vendngjarje ishte paraqitur ndihma e shpejtë, pas çka tre personat që…

Lexo më Shumë