Author: almakos

Sigmar Gabriel, ministër gjerman i Punëve të Jashtme ka arritur për vizitë zyrtare në Serbi. Atje ai është me kryeministrin e ministrin e Jashtëm të këtij vendi, Alesandar Vuçiq e Ivica Daçiq, transmeton Koha.net. Para ardhjes në Beograd, shefi i diplomacisë gjermane ia ka dhënë një intervistë portalit serb “blic”. Gabriel, duke folur për gjasat e anëtarësimit të Serbisë në BE dhe a është sfida më e madhe e saj Kosova në këtë rrugë, ka thënë:

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Hungarisë Janos Ader u takua sot në Zagreb me presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq. Ata biseduan për politikat e migracionit dhe ranë dakord se e ashtuquajtura ‘rruga ballkanike’ duhet të mbetet e mbyllur, ndërsa kanë biseduar edhe rreth çështjetve të pazgjidhura midis dy vendeve si çështjet kufitare dhe INA-MOL, raporton AA. Grabar-Kitaroviq konstatoi se marrëdhëniet kroato-hungareze në vitet e fundit janë ngarkuar me çështje të hapura, edhe pse, siç tha, Hungaria ka ndihmuar Kroacinë që nga pavarësia e saj, në luftën e saj dhe anëtarësimin në BE dhe NATO. Ajo theksoi se çështjet e hapura kanë të…

Lexo më Shumë

[embedded content] 12 April Kryetari i VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski edhe një herë duke përdorur protestën e qytetarëve tha se populli nuk do të lejojë që në kurriz të tyre LSDM-ja të paguajë borxhet.  Gruevski edhe një herë i ofroi LSDM-së të gjithë deputetët e tij, për të formuar Qeverinë. Alsat-M

Lexo më Shumë

12 April Në ditën e 45 të protestës, Iniciativa për Maqedoni të përbashkët ka dalë me kërkesa të reja. Ata, njëjtë sikurse edhe VMRO DPMNE-ja po kërkojnë zgjedhje të reja. Sipas tyre, mundësia e vetme për të vlerësuar platformën e përbashkët të partive shqiptare janë zgjedhjet e reja. Ata porositën shumicën e re në Kuvend që të mos tentojnë gjatë festave të bëj siç thonë ata grushtet. Protestat do të vazhdojnë të martën. Alsat-M

Lexo më Shumë

Ndërmarrja aksionare “Skopski Pazar” është përgjigjur në lidhje me paqartësitë që dje u shfaqën tek një pjesë e shitësve, duke thënë se atë pjesë të Bit Pazarit e ka shitur që nga muaji korrik i vitit 2015. Nga ana tjetër, tregtarët për këtë shitje kanë kuptuar disa ditë më parë, kur edhe kanë filluar aktivitetet ndërtimore tek tezgat e tyre. “Në interes të informimit të saktë të opinionit, theksojmë se në vitin 2015, me vendim të Këshillit Drejtues të Shoqatës Aksionare numër 02-304/71 të datës 02.07.2015, është realizuar shitja e një prone me sipërfaqe të përgjithshme prej 501 M2, për…

Lexo më Shumë

12 April Deklarata e partive shqiptare dhe protestat kundër zyrtarizmit të shqipes ishin dy temat ku u fokusuan më së tepërmi deputetët në replikat dhe procedurat në seancën konstituive të Kuvendit. Pavarësisht bllokimit të Kuvendit, LSDM-ja edhe një herë paralajmëroi se ka plan për kapërcimin e situatës aktuale. “Zotëri Veljanovski, ju punoni në kundërshtim me misionin tuaj si kryesues i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Ju punoni kundër interesave të qytetarëve të Maqedonisë, prandaj ju lutem, ose orë më parë dorëhiquni, ose ne do ta gjejmë ilaçin për këtë”, tha Aleksandar Kiracovski, LSDM. Deputetët e VMRO DPMNE-së edhe një herë…

Lexo më Shumë

12 April Një udhëtar është plagosur si pasojë e një aksidenti ku në autobus i NQP Shkup u përplas me një veturë. Aksidenti ndodhi në orët e pasdites në afërsi të fabrikës “OHIS”. Udhëtari i lënduar është transportuar me automjetin e Ndihmës Urgjente Mjekësore. Nga NQP Shkup thanë se rasti është paraqitur në MPB për procedurë të mëtejshme.

Lexo më Shumë

Qytetarët në Maqedoni më 11 dhjetor votuan për dy koncepte, një që i përçan qytetarët duke kërkuar Maqedoni të përbashkët, dhe koncepti tjetër është që kërkon Maqedoni të bashkuar dhe multietnike. Kështu deklaroi gazetari Branko Gerovski në emisionin debativ Arena. Ai tha se koncepti që e ofron VMRO-DPMNE përçan maqedonasit dhe fyen shqiptarët. Por këto qëndrime u kundërshtuan ashpër nga analisti Sotir Kostov. “I kuptuar si shtet në të cilin do të ketë Maqedonas të bekuar dhe shqiptarët e mallkuar, kërkoj falje që e përsëris këtë termin,  por kjo këngë këndohet çdo natë në mitingje” , ka deklaruar analisti Branko…

Lexo më Shumë

Data 12 prill tashmë 5 vite është sinonim i tragjedisë në Liqenin e Smillkovës, ku pesë shkupjanë, në festën fetare ortodokse “E enjtja e madhe”, u vranë derisa peshkonin në liqen. Kjo vrasje u shndërrua në krimin më të përfolur në vend gjatë gjithë kësaj kohe. Vrasja pasoi me një aksion të ashpër policor, i cili u zhvillua më 1 maj të vitit 2012 me emrin e koduar “Monstra”. 800 forca speciale të policisë  bastisën dhjetëra shtëpi shqiptarësh dhe  arrestuan 20 shqiptarë, mes të cilëve  edhe një grua të moshës 65 vjeçare, si dhe shumë gra shqiptare. E për këtë…

Lexo më Shumë

Sot një vjet ndodhi falja masive e politikanëve të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Presidenti Gjorge Ivanov fali gjithsej 56 persona, disa prej tyre edhe për më shumë vepra penale. Në këtë grup hynin edhe persona të dyshuar në procedurë hetimore ose edhe parahetimore, por kishte edhe raste të personave që fare nuk ishin as të dyshur dhe Ivanov i kishte futur në listën e abolimit. Madje e falur ishte edhe vetë prokurorja Fatime Fetai dhe dy prokurorë të tjerë të Prokurorisë Speciale ndaj të cilëve ishte ngritur procedurë në Prokurorinë e Marko Zvrlevskit për gjoja presion ose kërcënim gjatë marrjes…

Lexo më Shumë

48% e të punësuarve mediatik vlerësojnë se kanë mjaftueshëm njohuri lidhur me të drejtat e mbrojtjes së të dhënave personale, ndërkaq 11.5% e tyre, janë përgjigjur “Nuk e di”. Këto janë rezultatet e hulumtimit me titull “Ndërgjegjësimi i medias dhe praktika e së drejtës së mbrojtjes së të dhënave personale dhe qasjes së lirë deri tek informatat në Republikën e Maqedonisë”.  Sipas këtij hulumtimi më shumë se gjysma e të anketuarve, respektivisht 73,6% vlerësojnë se numri amë mund të konsiderohet si e dhënë e veçantë personale dhe e ndjeshme  për të cilën duhet shkallë më e lartë e mbrojtjes. Ndërkaq…

Lexo më Shumë

12 April Gjykata Supreme në seancën e sotme nuk vendosi nëse  prokurori publik Marko Zvërlevski ka të drejtë të kërkojë rishqyrtim të paraburgimit për Sead Koçan, i dyshuar nga prokuroria Speciale. Sipas informatave, seanca dhe debati do të vazhdojë ditët në vijim. Nëse supremja në fund vendos se Zvërlevski ka të drejtë të kërkojë rishqyrtimin e paraburgimit të Koçanit, atëherë hapet mundësia të rishqyrtohet paraburgimi  pronarit të Transmet. Alsat-M

Lexo më Shumë