Gjendja e lirisë së mediave gjatë vitit të kaluar është përkeqësuar në të gjithë indikatorët e hulumtimit, siç është legjislativa mediatike dhe zbatimi i saj, gjendja e përgjithshme profesionale, ekonomike dhe sociale e gazetarëve si dhe siguria e tyre. Kështu thuhet në raportin e përgatitur nga SHGM, lidhur me nivelin e lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve në vitin 2016. Sipas kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani, aspekti i vetëm pozitiv në këtë raport është përmirësimi i praktikës gjyqësore për paditë për shpifje dhe ofendim kundër gazetarëve. Sipas Selmanit, pozitiv është fakti që numri i padive po ulet,…
Author: almakos
Është anuluar seanca e sotme gjyqësore për vrasjen e vogëlushit 4 vjeçar Almir Aliut. Avokati i familjes Aliu, Asmir Alispahiç tha për Televizionin SHENJËN se shkaku i shtyrjes së seancës është mungesa e ekspertit që është dashur sot të paraqitet në gjykatë, me arsyetimin që nuk ka qenë i gatshëm të dëshmojë këtë seancë. Edhe seancën e kaluar ishte vetëm njeri ekspert, neuropsikiatri Branisllav Stefanovski nga klinika universitare, i cili në vend që të tregoj gjendjen në të cilën ka qenë i akuzuari Boban Iliq kur e ka kryer veprën, ai sipas familjarëve por edhe avokatit të familjes Aliu mundohej…
Tashmë 36 ditë me radhë, biznesmeni i dyshuar për krim të rëndë 17 milion eurosh SeadKoçan, është i pakapshëm për policinë. Ai u arratis në ditën kur u mor vendimi për paraburgimin e tij dhe në momentin që mediat publikuan lajmin për vendimin gjyqësor, Koçan tashmë ishte diku jashtë shtetit por avokati i tij Nikolla Dodevski refuzonte ta quaj si arratisje por siudhëtim zyrtar. Por udhëtimi i Koçanit si duket ende nuk ka përfunduar. Duke parë që Koçan nuk gjendet në territor të Maqedonisë, policia lëshoi fletëarrest ndërkombëtar por edhe ky kërkim nuk rezultoime kapjen e Koçanit. Teksa vazhdim kërkimi…
13 April Punonjësit e gjykatave mbetën pa pagën e muajit mars, para festave të Pashkëve, akuzojnë nga sindikata e SPOGJ-it. Sipas tyre fajtori kryesor për këtë situatë është kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski. “Sindikata e SPOGJ-it dhe Shoqata e administratës së gjykatave reagoi ndaj sjelljes së papërgjegjshme të kryetarit të Këshillit buxhetor gjyqësor Zoran Karaxhovski, për sjelljen e papërgjegjshme dhe politikë-bërjen e të cilit punonjësit e gjykatave jo vetëm që nuk e morën rritjen e premtuar nga 10 për qind, por i la pa paga, para festës më të madhe krishtere Pashkët “- thuhet në deklaratën e SPOGJ-it. Alsat-M
13 April Sot në qytetin e Gostivarit është promovuar një ndër projektet me vlerë më të lartë në katër vitet e qeverisje aktuale. Bëhet fjalë për hapjen e një bulevardi rreth 500 metra të gjatë si dhe ndërtimin e urës lidhëse të dy pjesëve të qytetit, me një gjatësi prej 42 metra. Projekti ka filluar të realizohet në vitin 2014, ndërsa për të janë harxhuar mbi një milion euro, mjete të siguruara nga fonde të huaja dhe një pjesë nga buxheti i komunës së Gostivarit. Për ndërtimin e kësaj rruge dhe urës është dashur të dislokohen tre familje, të cilave…
[embedded content] 13 April Gjykata Supreme i mbron kriminelët, kështu konsideron ish gjykatësi dhe prokurori Aleksandar Nakov. Vendimi i gjykatës më të lartë që mos ta largojë kryetarin Vangelovski nga rasti i Sead Koçan, tregon se po përgatitet tereni që të minohet Katica Janeva dhe Specialja në nivel më të lartë gjyqësor. Pas kërkesës së Speciales për largimin e kryetrarit të Gjykatës, ai patjetër e kishte ta pranojë, sidomos pasi ishte pjesë e bombave dhe ai vetë pohoi se kjo është kështu, se përmbajtja e deklaratës është e besueshme dhe e saktë. Atëherë, çdo gjë do të ishte siç duhet…
13 April Vendimi i kryesuesit të seancës konstituive Trajko Veljanovski për ta shpallur të enjten ditë jo pune për deputetët, sipas ekspertëve është i palogjikshëm në kohën kur vendi ndodhet në një situatë të këtillë. Jane Dimeski nga Instituti për demokraci, vlerëson se është i palogjikshëm privilegji që marrin deputetët kur e enjtja është ditë pune për të gjithë qytetarët tjerë. Megjithatë sipas Dimeskit, kjo është një strategji tjetër për zgjatjen e seancës. E habitshme, sipas tij, është heshtja e shumicës parlamentare. Ishte e habitshme ajo që Kuvendi zgjodhi sot të mos punojë. Sot është ditë pune për të gjithë…
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të votojnë demarkacionin me Malin e Zi. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, Gabriel ka përsëritur qëndrimin se deputetët të votojnë demarkacionin në mënyrë që Kosova të mos jetë shteti i vetëm pa liberalizim vizash në Evropë
13 April Shkollat e mesme profesionale janë të gatshme për të pranuar gjysmë maturantët në drejtimet e parashikuara në konkursin për regjistrim për vitin akademik 2017-18. Udhëheqësit e shkollës “Dimitar Vllahov” thonë se ofrojnë drejtime interesante si kimi-teknologjike, shërbime personale dhe drejtimi i grafikës të cilat mundësojnë punësimin e menjëhershëm pas përfundimit të shkollimit tre dhe katër vjeçar, varësisht nga drejtimi i caktuar. Risi për këtë vit në “Dimitar Vllahov” është hapja e paraleles në gjuhën shqipe dhe maqedonase për drejtimin përkëdhelës dhe edukatorë për fëmijë. Është për herë të parë, është pilot projekt dhe mendoj se është i qëlluar…
13 April Qeveria në bashkëpunim me pushtetin lokale me anë të grupeve të punës do të mundohet të gjejë rrugë alternative ligjore për funksionimin e komunave pas skadimit të mandatit të kryetarëve dhe këshillit komunal. Pjesë e grupeve të punës është edhe kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski i cili apeloi që të mos parashikohet derisa grupi punues nuk del me propozime konkrete Unë nuk dua të parashikoj, duke marrë parasysh se ne jemi anëtarë në atë grup dhe përderisa ky grup nuk del me propozim konkret mendoj se ne vetëm mundemi të bëjmë parashikime dhe unë nuk do…
13 April Pas tre javë debati intensiv në Kuvend, me qarkullimin e temave të njëjta në foltore, deputetët të enjten e vetëshpallën ditë pushimi. Në prag të festës së Pashkëve, gjatë ditës nuk ka vazhdim të seancës konstituive dhe nuk do të ketë deri të martën. Megjithatë nga LSDM-ja tashmë disa ditë vazhdojnë të premtojnë të njëjtën gjë, zhbllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit ligjvënës dhe votimin e Qeverisë së re. Sipas tyre, shumica e re deri tani është sjellë në mënyrë të arsyeshme kurse askush nuk do të mund të pengojë hapin e ardhshëm…
Greqia të enjten ka kthyer 21 migrantë në Turqi si pjesë e marrëveshjes së ripranimit midis BE-së dhe Turqisë, bënë të ditur autoritetet greke, transmeton Anadolu Agency (AA).

