Author: almakos

14 April Moti i me diel ka tërhequr notarët e parë në Strugë. Një grup i vizitorëve nga Shkupi u lanë në ujërat e Drinit të Zi. Për disa vizitorë në Strugë, që kishin ardhur për festat e Pashkëve, ky ishte një atraksion i vërtetë. Pas gjumit dimëror, Ohri dhe Struga këto ditë u ngjallën me rastin e fundjavës së zgjatur festive. Shumica e mysafirëve janë nga Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi dhe Greqia. Hotelierët thonë se prenotimet janë në nivel të mjaftueshëm. Këtë vit kemi 80% prenotime në të dy objektet. Përveç vizitorëve vendor, shumica janë nga Bullgaria dhe…

Lexo më Shumë

14 April “Shumica e re parlamentare e ka marrë për obligim që së shpejti t’i zhbllokojë proceset demokratike dhe të zgjedh Qeveri të re reformuese e cila do të sigurojë jetë më të mirë për gjithë. Ajo do të bëhet sipas Rregullores, Kushtetutës dhe ligjeve, ashtu siç u ngjanë politikanëve të përgjegjshëm prapa të cilëve qëndrojnë 700.000 qyte tetarë të Maqedonisë”, njoftojnë nga LSDM-ja. “Pritjet e shumicës së qytetarëve të Maqedonisë, por edhe të opinionit ndërkombëtarë do të realizohen, pasi që rruga e vetme e rregullt për Maqedoninë është formimi i Qeverisë”, thuhet në komunikatën e LSDM-së. Në kumtesë gjithashtu…

Lexo më Shumë

14 April Është zgjeruar hetimi për vjedhjen e rëndë në Bankën NLB. Burimet e sigurta komentojnë se me gjasë i dyshuari Boban S nuk ka qenë i vetëm në tërë këtë operacion ku dëmtoi bankën për 3 milionë euro. Sipas informatave të verifikuar, nën hetim është edhe vëllai i vjedhësit i cili është i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë (BPM). Burimet e “Faktor” vërtetojnë se vëllai i të dyshuarit punon në BPM dhe se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) heton për vendin e punës së tij. Sipas burimeve, vëllai i të dyshuarit është punësuar në njërin nga sektorët…

Lexo më Shumë

Shërbimet e Shtëpisë së Shëndetit Shkup për ditët festive në vijim do të sigurojnë 24 orë mbrojtje shëndetësore përmes pikave kujdestare gjatë natës në poliklinikat Idadia, Çento, Çair, Gjorçe Petrov, Bit Pazar, Jane Sandanski, Shuto Orizarë dhe Draçevë. Siç informojnë nga Shtëpia e Shëndetit, prej orës 8:00 deri në orën 16:00 shërbim specialistik kujdestar do të ketë në Poliklinikën Bukuresht. Gjatë festave do të ketë mbulim 24-orësh nga Shërbimi për ndihmë të shpejtë mjekësore, ndërkaq rregullisht do të punojë edhe Shërbimi për vizitë shtëpiake.

Lexo më Shumë

Besimtarët e krishterë ortodoksë, sot kremtojë të “Premten e Madhe”, të cilën e quajnë edhe si dita më e vështirë e vitit. Kjo është dita në të cilën nuk bien kambanat e kishave, sepse në këtë ditë është kryqëzuar Jezu Krishti dhe me këtë ditë, fillojnë festat e Pashkëve. Kjo ditë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë kremtohet me liturgji fetare dhe lexim të evangjelisë.E “Premtja e Madhe” ndryshe quhet edhe Kryqëzim, sepse në këtë ditë, sipas besimit ortodoks është kryqëzuar Jezu Krishti, dhe nga këto arsye, llogaritet dita më e vështirë. Sipas besimit ortodoks, me një kurorë gjembash në kokë,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se në prag të festave të Pashkëve do të merren një sërë masash sigurie dhe aktivitete, në pajtim me planet adekuate operuese për punë, për zhvillimin e tyre pa pengesë, si dhe në drejtim të mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike të objekteve dhe të qytetarëve . “Duke marrë parasysh kërcënimet globale terroriste nga ana e SHI-së terroristë, në të cilat caqe janë edhe objektet fetare, siç ishin sulmet paraprake në Egjipt, pastaj targetimin e vendeve nga Ballkani, mes të cilëve edhe Republika e Maqedonisë, ndërsa përfshirë edhe tubimet masive të qytetarëve, MPB do…

Lexo më Shumë

14 April Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtëra të shiut në rajonet malore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri nëntë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 27 gradë.

Lexo më Shumë

Mundësitë për shkrirje janë gjithmonë prezent, por sigurisht që kjo varet nga ngjashmëria ose përmbajtja identike e programeve të partive politike. Kështu u shpreh kryetari i partisë UNITETI, Gzim Ostreni, i pyetur për mundësinë e shkrirjes së partisë së tij dhe krijimin e një partie të vetme nga koalicioni “Aleanca për Shqiptarët” Ostreni tha se në krijimin e “Aleancës për shqiptarët”, një grup ka punuar në unifikimin e programeve zgjedhore, e më pas është nënshkruar bashkëpunimi për krijimin e “Aleancës për shqiptarët”. Ai theksoi se sipas kësaj, partitë të cilat e formojnë këtë aleancë duhet të veprojnë së bashku në…

Lexo më Shumë

Ne e mbështesim shumicën e krijuar prej 67 deputetëve, dhe nuk ka zgjidhje tjetër institucionale. Kështu tha kryetari i partisë Uniteti, Gzim Ostreni, i cili është i ftuar në emisionin Arena në Televizionin SHENJA. Ostreni tha se dëshira e shumicës së votuesve në zgjedhjet e 11 dhjetorit, është që pikërisht kjo shumicë të ketë pushtetin. Ai tha se nuk bëhet fjalë për një marrje me forcë të Kuvendit, por për obligim që duhet ta realizojnë partitë që përbëjnë shumicën e re parlamentare. Ostreni thotë se i ka konsultuar edhe ekspertët juridik, të cilët thonë se krejt kjo që po ndodh…

Lexo më Shumë

LSDM përsëri ka paralajmëruar se në një të ardhme të afërt, shumë shpejt, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën do të marrin përgjegjësitë në Kuvend dhe do të zgjedhin kryeparlamentarin e ri dhe më pas edhe Qeverinë e re. Lupço Nikollovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve tha se nuk mund të publikojnë detajet e strategjisë së paralajmëruar nga kjo parti dhe se  pritjet e deritanishmë kanë qenë për shkak të kujdesit që ka treguar LSDM. “Opozita e deritanishme e përfaqësuar në Kuvend si shumicë përmes 67 deputetëve, gjatë gjithë periudhës, sillet me shumë durim, kujdes dhe përgjegjësi dhe…

Lexo më Shumë