Në zgjidhjen e krizës ne mbështesim 67 deputetët, mbështesim shumicën e krijuar, pasi këtë shumicë e ka zgjedhur populli. Kështu u shpreh kryetari i partisë UNITETI, duke shtuar se kjo është e vetmja zgjidhje institucionale. Ostreni i ftuar në emisionin e mbrëmshëm Arena në Televizionin SHENJA, theksoi se për thellimin e krizës politike dhe institucionale çdo ditë e më tepër po angazhohen VMRO-DPMNE dhe partitë që janë në kuadër të saj, të cilët sipas tij, duan që këtë krizë ta kalojnë në një krizë etnike me qëllim të pengimit të realizimit të proceseve të mëtejshme paszgjedhore. Ai thotë se duke…
Author: almakos
Kriza momentale në Maqedoni është ajo që e vështirëson jetesën në këtë shtet dhe njerëzit të lodhur nga gjithë këto ngjarje që po ndodhin vazhdimisht detyrohen të ikin jashtë vendit, kështu deklarojnë qytetarët e intervistuar nga Televizioni SHENJA. Ata thonë që kriza politike ka paralizuar çdo institucion dhe madje ajo ka shkaktuar edhe krizën ekonomike, ndërsa politikanët në vend që të përmirësojnë këtë gjendje, e çojnë vendin akoma më prapa. “Kriza për momentin, madje jo për momentin por mund të them që 20 vite prapa jemi kthyer. Kjo është katastrofë, krizë shumë e madhe, po e shihni vet, popullata pa…
Nuk kanë pushuar përplasjet mes VMRO DPMNE-së dhe LSDM-së as gjatë ditëve të festës. LSDM edhe sot inkurajoi se së shpejti do të zgjidhet Qeveria e re nga shumica e re parlamentare dhe se qytetarëve do tu ofrohet një jetë më e mirë. “Pritjet e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar do të plotësohen dhe të njejtat do realizohen. Maqedonia do të ketë së shpejti një qeveri të re. Kjo është rruga e vetme për shtetin. Krijimi i qeverisë është prioriteti më i lartë për të çuar para interesat e shtetit dhe të qytetarëve. Qeveria e re reformuese do të mundësojë zgjidhje…
[embedded content] 14 April 79 banorë të zonave të përmbytura gjatë gushtit të kaluar duhet që të lëshojnë konviktin Tome Stefanovski Seniq dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Ky është vendimi i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, numri një i të cilës, vlerëson se janë krijuar kushtet që banorët të kthehen në shtëpi. Sipas ministrit Ibrahim Ibrahimi, vetëm dy familje do të vendosen në qendrën 25 maji e cila është në kompetencë të kësaj ministrie pasi që sipas tij, është e panevojshme që edhe më tej të shpenzohen mjete për qëndrimin e banorëve në konvikte. Ekipet kanë dalë…
[embedded content] 14 April Ministria e Brendshme ka shtuar masat e sigurisë në të gjitha nivelet shtetërore në prag të festave të Pashkëve. Sipas qëndrimin zyrtarë të këtij dikasteri, veprimet e tilla burojnë nga informacionet operative mbi ndonjë sulm të mundshëm dhe kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik. Në fokus janë objektet fetare. Duke mos kumtuar më tepër, nga MPB thonë se po merren parasysh kërcënimet nga sulmet e mundshme terroriste të paralajmëruara nga Shteti Islamik. Ndërkohë masat e larta të sigurisë po vazhdojnë edhe nëpër burgjet ku momentalisht mbahen të akuzuarit për rastin “Lagja e Trimave”. Ditë më…
[embedded content] 14 April Shkupi dhe shumë qytete të tjera të Maqedonisë thuajse janë zbrazur tërësisht. Rrugët nga të cilat jo më larg se dy ditë më parë ngriheshin tensione dhe bëhej thirrje për mbrojtjen e shtetit sepse gjoja ajo kërcënohej nga Tirana janë boshe. As zhurma e deputetëve të cilët ishin shumë të zëshëm këtë periudhë nuk dëgjohej. Dyert e dritaret e Kuvendit nga ku çdo ditë u mësuam të dëgjonim fjalë të “mëdha”, sot ishin të mbyllura. Deputetët së bashku me protestuesit apo “mbrojtësit” e Maqedonisë zgjodhën të pushojnë në kohën kur kriza politike ka arritur kulmin e…
[embedded content] 14 April Vendimi i Gjykatës Supreme që të mos pranojë asnjë ankesë të gjykatësve të pakënaqur nga sistemimi i ri në Gjykatën Penale, për avokatin, Zvonko Davidoviq është dëshmi se dikujt i konvenon, gjykatësit që janë pjesë e “bombave” ose për të cilët PSP-ja kërkon përcaktimin e veprimit joprofesional, të jenë në pozicione kyçe në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Davidoviq është i bindur se dikush nga jashtë e drejton Gjykatën Penale dhe bën orarin e gjykatësve sipas dëshirës së dikujt. Ai konsideron se orari i ri i ushtruesit të detyrës kryetar, Stojançe Ribarev, i cili është thuajse identik…
14 April Shtresë e re e asfaltit në gjatësi prej gjysmë-kilometri, trotuare, ndriçim rrugorë dhe kanalizim i ri atmosferik në gjatësi prej 800 metër u lëshuan në përdorim në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përfundimin e këtij projekti e nënvizoi si shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kryetarët e komunave tjera. Trajanovski tha se qytetit të Shkupit re-konstruimi i kësaj rruge i ka kushtuar rreth 8 milion denarë. Zyrtarët e Komunës së Gazi Babës paralajmëruan se deri në fund të vitit në territorin e kësaj komune do të rindërtohen edhe 80 rrugë,…
14 April Shtresë e re e asfaltit në gjatësi prej gjysmë-kilometri, trotuare, ndriçim rrugorë dhe kanalizim i ri atmosferik në gjatësi prej 800 metër u lëshuan në përdorim në lagjen Hasanbeg të Shkupit. Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski përfundimin e këtij projekti e nënvizoi si shembull të cilin duhet ta ndjekin të gjithë kryetarët e komunave tjera. Trajanovski tha se qytetit të Shkupit re-konstruimi i kësaj rruge i ka kushtuar rreth 8 milion denarë. Zyrtarët e Komunës së Gazi Babës paralajmëruan se deri në fund të vitit në territorin e kësaj komune do të rindërtohen edhe 80 rrugë,…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka kërkuar nga shtetasit amerikan që janë në Maqedoni, të kenë kujdes të veçantë gjatë festave fetare këtë fundjavë, duke e vënë theksin tek evenimentet e mëdha publike. “Terroristët në rajon edhe më herët kanë dashur që të sulmojnë objektiva siç janë kishat apo vendet tjera të adhurimit, lokacionet e frekuentuara, arenat sportive, sallat e koncerteve dhe tubimet publike. Rishikoni planet tuaja në aspekt të sigurisë, qëndroni të vetëdijshëm për rrethinën tuaj, duke përfshirë evenimentet lokale dhe ndiqni lajmet lokale për përditësimet. Mbani një nivel të lartë të vigjilencës dhe ndërmerrni…
Deri nesër zgjatë afati për parashtrim të kërkesës për themelim dhe punë të kooperativave bujqësore. Në vitin e parë të themelimit kooperativat kanë të drejtë për drejtorin dhe një agronom apo veterinar të kërkojnë subvencione në vlerë prej një rroge mesatare mujore. Mbështetja financiare është e pakthyeshme, ndërsa mjetet janë paraparë për themelimin dhe për punën e kooperativave të regjistruara bujqësore. Subvencionet për polisat e sigurisë për kooperativistët janë më të larta dhe paraqesin prej 70 deri 80 për qind varësisht nga madhësia e kooperativës, por jo më shumë se tre milionë denarë në vit. Kërkesat parashtrohen çdo tre muaj,…
14 April Amnistia e politikanëve të dyshuar për krime dhe keqpërdorime financiare, sipas disa analistëve, do ta thelloi edhe më tej krizën politike dhe nuk është garanci për stabilitet të qëndrueshëm në Maqedoni. Ish deputeti Zudi Xhelili në emisionin “Rruga drejt” tha se Maqedonia mund të shpresojë për një të ardhme më të mirë në aspektin politikë ose të sigurisë, vetëm nëse politikanët e përfshirë në krime, mbajnë përgjegjësi për veprat e tyre. “Unë mendoj se askush nuk ka të drejtë të amnistohet dhe asnjë nga këto protagonistë që kanë marrë fatin e popullit në Maqedoni, ta nxjerrin nga ky…

