[embedded content] Rreth 30 % të prenotimeve nga turistë të huaj në Ohër dhe Strugë janë anuluar, njoftuan për Alsat punonjësit turistik. Ndërkaq për shkak të krizës politike, një pjesë e turistëve kanë vendosur ti shtyjnë prenotimet e tyre për më vonë. Ka shumë anulime të prenotimeve. Imazhi që tregohet në Evropë dhe shtetet e tjera iu duket trishtuese dhe Maqedoninë si drejtim të mundshëm e anulojnë, të paktën për një kohë të caktuar. Mjaft prenotime janë anuluar dhe u ricaktuan. Rreth 30-40 rezervime në grup janë anuluar, me përqindje i bie diku rreth 30% – tha Boshko Kucinoski, menxher…
Author: almakos
LSDM ka reaguar ndaj intervistës së presidentit Gjorge Ivanov dhënë për gazetën austriake “Wiener Zeitung” në të cilën mes tjerash ka thënë se ai nuk do të ja jep mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Sipas LSDM, Ivanov nuk do të mund të pengoj vullnetin e qytetarëve duke mbrojtur kriminelë. “Me këtë Ivanov është bashkëpjesëmarrës në krimin që po u shkaktohet qytetarëve. Qytetarët e Maqedonisë kanë përfaqësuesit e tyre legjitim në Kuvend. Kjo është një shumicë stabile parlamentare e cila është pushtet në këtë shtet. Shumica parlamentare ka për obligim dhe do të mbroj interesat e qytetarëve dhe shtetërore, me…
Gjorge Ivanov, mes tjerash në intervistën për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, zbulon se koalicioni VMRO-DPMNE- BDI është dakorduar por në moment të fundit është prishur nga një bisedë telefonike. “Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë e bëra atë që e kanë bërë të gjithë paraardhësit e mi e kanë bërë, të jepet mandati për formimin e Qeverisë. Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të merret vesh me shqiptarët, në afatin e parashikuar prej 20 ditëve, sipas Kushtetutës. Të jem më preciz, koalicioni ishte dakorduar. Por në momentin e fundit kishte një telefonat dhe koalicioni nuk u bë”, ka thënë Ivanov.
Në aspektin juridik është e pamundshme që të formohet qeveri pa mandat të caktuar. Një qeveri e tillë do të ishte jolegjitime nga presidenti, gjegjësisht pa bazë institucionale, thotë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në intervistën për gazetën ditore austriake “Viner Cajtung”. I pyetur për mundësinë eventuale që të zgjidhet Qeveri në Kuvend, pa e caktuar mandatin presidenti, Ivanov me qëndrimin se juridikisht një gjë e tillë është e paqëndrueshme. “Një gjë e tillë është vetëm dëshirë. Juridikisht është e paqëndrueshme. Qeveria e tillë nuk do të ketë legjitimitet. Kjo është theksuar qartë në kushtetutën tonë. Në pajtim…
Platforma e Tiranës është përzierje direkte, por edhe rrezikim i sovranitetit të Maqedonisë. Kështu ka deklaruar presidentit i shtetit Gjorge Ivanov për gazetën austriake “Wiener Zeitung”, përcjell SHENJA, ku ka shtuar se kërkesat nuk janë vetëm politikisht të rrezikshme por edhe në kundërshtim me kushtetutën. “Cili shtet evropian do të kishte pranuar platformë i një shteti të huaj, të bëhet bazë për formimin e qeverisë. Ne jemi shtet multietnik, në të cilin askush nuk është i diskriminuar për shkak përkatësisë etnike dhe askush nuk është i përjashtuar. Në Qeverinë ka shqiptarë etnik si ministra të mbrojtjes dhe ministra të çështjeve…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, me rastin e festë së Pashkëve ka uruar të gjithë qytetarët e Maqedonisë që festojnë këtë festë. Ai në letrën e tij të urimit thekson se, kjo festë është një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të ardhme më të mirë. “Edhe përballë tundimeve dhe sfidave të kësaj kohe, mbaj bindje të palëkundur, se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë. Le të na shërbejë kjo festë në kultivimin, promovimin dhe forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. Për secilin…
LSDM ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të qetë dhe se në Maqedoni shumë shpejtë do të ketë demokraci, liri dhe barazi, vlera këto, që sipas tyre qytetarët i votuan në zgjedhjet e fundit. Në komunikatën e LSDM-së poashtu thuhet se retorika e dhunës, kërcënimet dhe krimet do të zëvendësohen me jetë kualitative për të gjithë dhe drejtësi për të gjithë. “Shumica e qytetarëve vendosën për jetë të përbashkët dhe integrim, dhe jo për ndarje dhe izolim. Vullneti i shumicës do të respektohet. Shumë shpejtë do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit dhe qeveria e re reformuese, në…
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite në disa vende do të rriten vranësirat por pa rreshje. Temperaturat ditore do të jenë në rritje dhe do të arrijnë deri 25 gradë celcius, ndërsa në Shkup deri 24 gradë. Ndërsa prej ditës së nesërme pritet të paraqitet erë e fortë, e cila do të vazhdojë deri ditën e hënë.
14 April Ambasada amerikane iu bën thirrje qytetarëve të vet të bëjnë kujdes të veçantë në këtë prag festash dhe në eventet dhe festivalet që janë organizuara këtë fundjavë me rastin e festave. Pikat më sensibile për terroristët, thuhet në komunikatë, janë vendet si kishat dhe vendet e tjera të kultit por edhe qendrat tregtare, arenat sportive, sallat e koncerteve, vendet e mbyllura në përgjithësi.Qytetarëve ju bëhet thirrje të rishikojnë planet e tyre të sigurisë, të rishikohen vendet e qëndrimit dhe të rritin nivelin e vigjilencë.
Si pasojë e një shpërthimi në silosin për ruajtjen e lëndëve organike, janë lënduar katër punëtor të Portit të Splitit në Kroaci, dy nga të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore, transmeton AA. Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Detarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, zyrtarët e Kapitanerisë së Portit të Splitit, sot në mesditë kanë marrë një denoncim për një shpërthim të ndodhur në një silos të portit të Splitit, ku ka punëtor të lënduar.
Problemi me transportin i lë shpesh herë pa mësim nxënësit e shkollave të mesme të fshatit Çiflik në komunën e Sopishtës. Ky problem është paraqitur edhe sot për rreth 80 nxënës të këtij fshati. Njëri nga prindërit, Gafurr Jusufi, thotë se për shkak të festës fetare ortodokse, autobusi sot nuk ka ardhur t’i marrë nxënësit e këtij fshati por edhe të fshatit Sveta Petkë. Për këto arsye numri i madh i nxënësve ka mbetur pa mësim. “Edhe sot, edhe tjera herë festat kur kanë qenë, autobusi tek ne në 6, fëmijët kanë mbetur pa shkuar në shkollë. Në jemi detyruar…
Ministria e Brendshme ka mobilizuar forcat policore për të siguruar mbarëvajtjen e festave të Pashkëve. Siç njoftoi policia, janë marrë një sërë masash për të ruajtur rendin publik dhe sigurinë e objekteve dhe qytetarëve. “Duke pasur parasysh kërcënimin global terrorist, në të cilën caqe janë dhe ndërtesat fetare, siç ishin sulmet e fundit në Egjipt, më pas shënjestrimin e vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë, duke përfshirë edhe tubimet masive të qytetarëve, nga ana e terroristëve të ISIS-it, MPB do të forcojë masat e sigurisë dhe aktivitete në ditët e ardhshme në të gjithë vendin”, paralajmëruan nga Ministria…

