Author: almakos

[embedded content] 16 April Jugo ishte një nga simbolet më të njohura të ish Jugosllavisë. Nëse para 25 viteve rrugët në Maqedoni ishin përplot me këtë automobil, sot është rrallësi e vërtetë. Ndoshta sot voziten automobila më të mirë, por, çka mendojnë qytetarët, a jetohet tan i më mirë sesa në kohën e Jugosllavisë?” Në Jugosllavi, kuptohet. Atëherë kishim një sistem tjetër që ndoshta nuk do përsëritet asnjëherë e askund në historinë e njerëzimit, për fat të keq” Në kohën e Titos. Këtë mund ta them. Pse ishte më mirë në atë kohë? Sepse populli disi ishte i bashkuar” Jugosllavia.…

Lexo më Shumë

Mot me vranësira dhe të ndryshueshëm prej orëve të mesditës do të shoqërohet me paraqitjen më të shpeshtë të jostabilitetit dhe reshjeve të rrëmbyeshme të shiut (në nivel lokal 25l/m2) dhe me paraqitjen e vetëtimave veçanërisht në jug dhe në lindje. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore e cila pasdite do të ndryshojë në erë veriperëndimore dhe e cila gjatë natës përkohësisht do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 17 deri në 24 gradë Celsius. Në Shkup temperatura do të arrijë deri në 22 gradë Celsius. Siç njoftojnë nga DPHM, nga pasdite do të fillojë ndryshim…

Lexo më Shumë

Gjatë përleshjes së djeshme që ka ndodhur në Matkë ku i vdekur ka mbetur 17-vjeçari H.I si pasoj e goditjes së marrë me thikë në pjesën e gjoksit, i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij, ka bërë të ditur policia, përcjell SHENJA. “Dje rreth orës 15:00 në rrugën “1” në Matkë ka ndodhur një mosmarrëveshjes mes personave A.E (18), Xh.S (18) dhe një person tjetër i moshës 16 vjeçare të gjithë nga fshati Shishovë, nga njëra anë, dhe 16-vjeçarit nga Saraji i Shkupit, pas çka i njëjti është sulmuar edhe fizikisht. Për një kohë të shkurtë me motoçikletë ka…

Lexo më Shumë

“Dëshiroj që të gjithë të krishterëve t’ua uroj këtë ditë të madhe – Pashkët, dita kur simbolikisht jeta e fitoi vdekjen. Prandaj, t’i gëzohemi jetës, të gjitha të mirave dhe bukurive që na i sjell ajo”, deklaroi sot presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili mori pjesë në liturgjinë me rastin e Pashkëve në Tempullin “Shën Klimenti i Ohrit”. Siç tha Ivanov, në vitin kur shënojmë pesë dekada nga themelimi i Kishës ortodokse të Maqedonisë – Ipeshkvisë së Ohrit duhet t’i përkujtojmë të gjitha zakonet dhe traditat tona të cilat na kanë mundësuar të qëndrojmë ndër shekuj. “Dëshiroj…

Lexo më Shumë

Komunikacioni nëpër rrugët e Maqedonisë po zhvillohet vende-vende në rrugë të lagështa, informojnë sot në mëngjes nga LAMM. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i matur. LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në gryka malore është e mundur dukuria e shembjeve, posaçërisht në drejtimet rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë,…

Lexo më Shumë

LSDM në një komunikatë për media ka thënë se Maqedonia e ka shansin për tu bashkangjitur me botën demokratike. Sipas tyre, qytetarët e Maqedonisë e kanë rastin të jetojnë jetën e tyre sipas vullnetit personal, pa direktiva, kërcënime, qetë dhe lumtur. “Dhe nuk bëhet kjo përnjëherë. Asnjë ndryshim nuk është i lehtë. Së bashku kemi filluar ndryshimet që shpien deri tek një jetë më kualitative për të gjithë, drejtësi, liri dhe barazi dhe së bashku duhet t’i mundësojmë. Kemi vendosur të jetojmë së bashku. Kemi zgjedhur jetë për të gjithë. Ndryshime do të ketë, ato e sjellin jetën që e…

Lexo më Shumë

16 April Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me diell. Pasdite në disa vende do të jetë jostabil, ndërsa do të ketë kushte për reshje të shiut. Do të fryejë erë e lehtë jugperëndimore, ndërsa në fund të ditës dhe gjatë natës do të fryejë erë më e fortë veriore. Temperaturat ditore do të lëvizin prej 11 deri 24 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë deri 21 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Një përleshje mes dy të rinjve ka përfunduar me vrasje. Sot rreth orës 15:00  në hyrjen e fshatit Matkë në Komunën e Sarajit, është vrarë me thikë një 17 vjerçar nga Saraji. Ngjarjen për TV SHENJA e konfirmuan edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Në komunikatë organet e rendit njoftojnë se viktima është goditur në pjesën e kraharorit. “Sot rreth orës 15:00 në hyrje të fshatit Matkë- Shkup, pas mosmarrëveshjes paraprake dhe përleshjes fizike E. A. i lindur në vitin 1998, nga fshati Shishovë ka therrur me thikë H.L i vitit (2000) nga fshati Saraj, në pjesën e gjoksit,…

Lexo më Shumë

Një djalë i  moshës së re është vrarë me thikë në hyrje të Matkës pas një përleshje mes disa të rinjve. Përleshja ka ndodhur në pronën private të viktimës, ndërsa autori është kapur nga policia. Sipas Policisë i ndjeri është nga Saraj por nuk japin më shumë informacione, pasi siç thonë, janë duke hetuar rastin. Në vend ngjarje menjëherë ka arritur ndihma e shpjet, ndërsa të pranishëm janë edhe njësitet e alfës

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollës “Bajram Shabani” të fshatit Vishticë mësojnë në një shkollë të vogël, të vjetër e të ndërtuar diku para 70 viteve. Nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, në mungesë të hapësirës së mjaftueshme në këtë shkollë, detyrohen të udhëtojnë deri në fshatin Mateç, ku është edhe shkolla qendrore, pasi “Bajram Shabani” është vetëm shkollë periferike. Kjo shkollë ka vetëm nga dy klasa dhe një korridor të vogël, hapësirë që e pamundëson për të mësuar të gjitha klasat, nga e para e deri në të nëntën, shkruan TV SHENJA. Zëvendës-drejtori i shkollës qendrore “Kultura”, të fshatit…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së Pashkëve, kreu i Kishës Ortodokse në Maqedoni, kryepeshkopi Stefan, të gjithë qytetarëve që festojnë ju ka dërguar mesazh urimi. Në mesazhin e tij, kryepeshkopi u bën thirrje qytetarëve të kthejnë dashurinë dhe paqen, ndërsa të largojnë urrejtjen dhe xhelozinë. “Fatkeqësisht në kohën tonë, ka shumë keqkuptime, përplasje dhe vuajtje. E mira, dashuria dhe e vërteta janë shtypur nga e keqja dhe urrejtja. Është koha që njerëzit të kthehen tek Zoti. Rrugë e cila është e vetme dhe e vërtetë. Populli jonë e di se pa Zotin dhe kishën nuk mundet. Populli ynë e din se…

Lexo më Shumë

I vidhen paratë Lumturije Qailit, nënës së tre fëmijëve që është trajtuar si rast social nga Televizioni Shenja. Ajo shpjegon që pasi transmetimit në këtë televizion ishin paraqitur shumë njerëz që i kanë zgjatur dorën për ndihmë, por një natë fatëkeqe ajo kishte shkuar në spital për mjekim të vajzës së saj dhe në momentin që është kthyer në shtëpi e ka gjetur derën e hapur, kur ka shkuar për t’i kërkruar paratë tek vendi që i ka lënë, ato nuk i ka gjetur më. Kështu ajo e përlotur dhe e zhgënjyer tejmase tregon momentin kur është kthyer në shtëpi…

Lexo më Shumë