19 April Prokuroria Speciale do të tentojë të hyjë në “Telekom” përmes drejtorëve gjermanë. Portali “Sakam da kazham” publikoi se Katica Janeva deri në fund të muajit do të ketë takime me tetë anëtarë të Këshillit të Drejtorëve të Telekomit maqedonas nga Gjermania dhe Hungaria, pasi pas katër përpjekjeve nuk mori urdhër gjyqësor për bastisje në suaza të dy hetimeve lidhur me përgjimin masiv në periudhën 2008-2015. Në bazë të provave të Speciles ekziston dyshimi i bazuar se përmes sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në këtë periudhë në mënyrë joligjore janë përgjuar të paktën 4286 numrave të telefonit, për të…
Author: almakos
19 April Për shkak të ndryshimit drastik të motit shumë qytetarë janë ankuar për migrenë, lodhje, sëmundje reumatike dhe çrregullime te personat me sëmundje kronike. Rënia e menjëhershme e temperaturës që nuk është tipike për këtë periudhë pranverore ka ndikuar negativisht ndaj shëndetit të qytetarëve. Më shpesh paraqiten qytetarë që kërkojnë ndihmë apo këshillë të natyrës vegjetative, rritje të shtypjes së gjakut, marramendje, dhimbje në nyje, ne u japim këshilla për terapi orale ose intervenojmë – tha Elena Kareva, mjeke në ndihmën urgjente. Mjekët rekomandojnë që qytetarët e prekur nga sëmundjet kronike ta marrin terapinë me rregull dhe të konsumojnë…
Presidenti Gjorge Ivanov deklaroi se nuk ndjen përgjegjësi për zvarritjen e krizës dhe sfidat tjera me të cilat mund të ballafaqohet shteti nga kriza. Ai deklaroi sot se nuk do të lëvizë nga qëndrimet e tij dhe nuk do t’i mundësojë shumicës parlamentare që të formojnë Qeveri nëse nuk zgjidhen pengesat juridike dhe politike.“Përderisa ato pengesa nuk largohen unë nuk mund të sjellë vendim i cili do të kontestohet. Nëse kontestohet një vendim i tillë, atëherë do të hapet çështja për përgjegjësinë time. Andaj kërkoj dhe insistoj që pengesa juridike dhe politike të largohen”, deklaroi Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.…
19 April Drejtuesi i makinës që shtypi për vdekje të miturën Senija Lutfiu një ditë më parë në lagjen Çariçankë, është ndaluar në Stacionin policor në Bit Pazar dhe pritet të nxirret para gjykatësit përgjegjës. Kështu kumtuan nga ministria e Brendshme pas hetimeve të bëra.“Personi B.D nga Shkupi më 19 prill 2017 do të nxirret para gjykatësit përgjegjës. Lidhur me ngjarjen, një zyrtar policor ka përfunduar me lëndime gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare, respektivisht gjatë tentimit për të ndaluar prishjen e rendit publik ka rrëshqitur dhe është lënduar. Ai është dërguar në Spitalin e Qytetit”, njoftojnë nga Ministria e Punëve…
Në vendin e njëjtë në të cilin dje ndodhi aksidenti që kishte pasoja tragjike, ku jetën e humbi vogëlushja Senije Lutfiu, ka ndodhur edhe një aksident trafiku, njofton SHENJA. Fotografitë më poshtë janë dërguar në redaksinë e Televizionit SHENJA, ndërsa personi që i ka dërguar, shkruan se aksidenti i fundit ishte më i vogël dhe vetëm me pasoja materiale, mirëpo kjo flet për atë se sa e rrezikshme është kjo pjesë e Çairit. /SHENJA/
19 April VMRO-DPMNE-ja reagon ashpër kundër deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili ditë më parë për mediat në Shqipëri deklaroi se Nikolla Gruevski ka pranuar Platformën e Tiranës dhe atë pa asnjë kusht. Nga partia e Nikolla Gruevskit thonë se VMRO-DPMNE as që ka negociuar për platformën në fjalë, duke shtuar se Rama po tenton të relativizojë rrezikun e kësaj platforme në Maqedoni. Edi Rama përveç që ndërhyn në punë e brendshme të Maqedonisë, së fundi edhe me deklaratat e tij për bashkim të shteteve të Ballkanit nxit destabilizim edhe më të madh në Ballkan si dhe…
19 April Ambasadori i BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar përsëriti edhe një herë porosinë e Brukselit për zhbllokim të Kuvendit, në mënyrë që t’i hapet rrugë formimit të qeverisë. Zhbogar theksoi se kaloi koha e debatit dhe se tani është koha formimit të institucioneve dhe unifikimit të gjitha palëve rreth së njëjtës. Kishte kohë për zgjedhje, kishte kohë për diskutim pas zgjedhjeve dhe debat pas zgjedhjeve. Tani është koha e nevojës për formimin e institucioneve, por është gjithashtu koha që gjithkush të merr mësim, të dëgjojë disa nga argumentet e debatit të fillojnë rindërtimin e unitetit të vendit. Qëndrimi im…
Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, duke i replikuar, Ziadin Selës, ka thënë se ky i fundit gjatë mandatit të tij, nuk ka bërë asgjë për të mirën struganëve. Ai e mori shembull, Nevzat Bejtën si kryetar komune, për të cilin tha se edhe pse nuk pajtohen, megjithatë ka bërë shumë punë për komunën e Gostivarit. “Unë nuk pajtohem me Nevzat Bejtën politikisht por si kryetar komune nuk mund të themi se nuk bën. Ai punon si kryetar komune”, tha Dimovski.
Shefi i delegacionit të BË-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka bërë thirrje edhe njëherë që të zgjidhet kriza politike në vend. Zhbogar gjatë vizitës së sotme në komunën Negotinë në kuadër të fushatës “BE për ty”, ka deklaruar se është e domosdoshme unitetit për formimin e institucioneve në vendin dhe se tani është koha e duhur për të bërë këtë. “Çdoherë ekziston kohë e duhur për shumë çështje. Ka pasur kohë kur u caktuan zgjedhjet dhe kohë e cila u nda për diskutime dhe debate pas zgjedhjeve. Mendoj se tani është koha që të vendoset nevoja për formimin e institucioneve”,…
Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, ku po replikon me deputetin e VMRO-DPMNE-së, Ilija DImovski, deputeti i LR PDSH-së, dhe kryetar i komunës së Strugës, Ziadin Sela, kaq thënë se do të rikandidohet edhe një herë për kreun e Strugës. “ Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela.
Paradite në Ohër është regjistruar një tërmet. Sipas të dhënave të Qendrës Evropiane Sizmologjike, në orën 11.42 është regjistruar tërmet me fuqi prej 2.5 shkallë, 5 kilometra në jug-lindje të Ohrit, gjegjësisht 83 kilometra në lindje të Tiranës. Epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej dy kilometrave. Sipas të dhënave tërmeti është ndjerë në Ohër, Strugë dhe vendit përreth.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, sot është takuar me ambasadorët e Gjermanisë- Kristine Althauzer, të Britanisë,- Çarls Gareth, ambasadorin e Suedisë- Mat Stefanson dhe ambasadorin e Holandës- Vauter Plomp. Në takim, thuhet në komunikatë, përcjell SHENJA, është konstatuar se Maqedonia duhet t’i vazhdoj proceset me çka do të sigurohet e ardhme stabile për qytetarët e vendit. “Shumica parlamentare është e gatshme të realizoj vullnetin e qytetarëve për ndryshime e shprehur në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Hapat që do të pasojnë në kohë të shkurtë janë përzgjedhja e kryetarit të ri të kuvendit dhe qeveri të re reformatore, sipas Rregullores së…

