20 April Nuk dihet se kur do të vendoset në rend dite në Gjykatën Kushtetuese iniciativa e Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe Drejtësisë për vazhdimin e mandatit krerëve të komunave dhe këshillave komunal. Nga ky Institucion thonë se në këtë fazë është vlerësimi i iniciativës, nëse e njëjta ka bazë për shqyrtim. Ka dy iniciativa. Në rend dite do të vendoset pas tejkalimit të procedurave sipas rregullores. Jemi duke punuar në drejtim të përpunimit të iniciativave, më pas pason vlerësimi paraprak dhe pastaj vendosen në rend dite ku edhe vlerësohet Kushtetutshmëria e tyre. Për çdo gjë do të informoheni në…
Author: almakos
20 April Porositë e Departamentit Amerikan të Shtetit se të gjithë ata që pengojnë proceset demokratike në vend do të japin përgjegjësi nënkupton paralajmërimin e sanksioneve që mund të pasojnë. Ish ambasadori në NATO Nano Ruzhin thekson se porosia e DASH-it në thelb përmban sanksione individuale ndaj aktorëve politik në Maqedoni, të cilat sipas tij do t’i mbështesin edhe shtete tjera të BE-së. Nga vetë fakti se herën e fundit Uashingtoni dhe Departamenti Amerikan i Shtetit shprehin qartë qëndrimin se politikanët të cilët bllokojnë formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit tregon se është paralajmërim ndaj…
Ka rrugë për të dalë nga kriza politike. Kemi rezultat zgjedhor, do të duhet të formohet qeveri, së parit të zgjidhet kryetari i Kuvendit, ka deklaruar ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Althauzer. “Detyrat janë në tryezë dhe me reformat duhet filluar sa më shpejtë, dhe më pas do të vijnë edhe zgjedhjet lokale me radhë, por, si thash, me renditje që e numërova”, ka thënë sot Althauzer e cila sot është për vizitë në Koçani.
20 April Maqedonia vazhdon të mbetet politikisht në krizë. Në Kuvend VMRO-DPMNE-ja vazhdon të debatojë me vetveten, porositë e faktorit ndërkombëtar janë të qarta, madje edhe Departamenti amerikan i shtetit ishte shumë i qartë, ndërsa LSDM-ja edhe pse ka premtuar nuk po arrin të zgjedh kreun e ri të Kuvendit dhe Qeverinë e re, për shkak të reagimit të VMRO-DPMNE-së. Për të diskutuar për këto dhe tema të tjera sonte në “Rruga Drejt …” e ftuar është zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska, përballë gazetarëve Ana Petrusheva dhe Blerim Hyseni. Alsat-M
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier, njoftojnë nga BDI. “Lideri i BDI-së Ahmeti dhe Ambasadori Timonier diskutuan hapur mbi situatën politike në vend, rrethanat gjeopolitike dhe mundësitë për zgjidhje të ngërçit politik dhe institucional në vend. Ahmeti elaboroi mbi të gjitha hapat konstruktiv për dalje nga kriza që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik për Integrim në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar. BDI si parti fituese tek shqiptarët dhe përcaktuese në këtë mandat, i dha përkrahjen vendimtare shumicës së re reformuese parlamentare…
Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli, duke replikuar me deputetët e VMRO-DPMNE-së, tha se zgjedhjet nuk janë zgjidhje për krizën. “Në vazhdimësi këtu dëgjojmë fjalime se jemi për bashkëjetesë, por kur flitet për shqiptarët si tërësi të gjithë sulmojnë se bëhet fjalë për dokument të rrezikshëm. Çfarë porosie dërgoni për bashkëqytetarët shqiptarë. Bashkëjetesën nuk e ndërtuam ne por gjyshërit tanë, ne duhet ta kultivojmë atë. Takime të politikanëve shqiptarë këtu me politikanë nga Shqipëria ka pasur edhe në të kaluarën do të ketë edhe në të ardhmen dhe këtu s’ka asgjë të keqe. Ne duhet të fokusohemi në punën tonë…
20 April Gjenerata e sivjetme e nxënësve të shkollave të mesme katër vjeçare konfirmon se pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë nivel shkollimi është mbi 30 për qind në nivel të gjitha shkollave të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, në bazë të atyre që kanë paraqitur provimet e maturës për vitin shkollor 2016/2017, gjimnazin dhe arsimin e mesëm profesional katërvjeçar, në muajin qershor pritet ta përfundojnë mbi 16 mijë nxënës. Prej tyre, të paktën 5120 maturantë ose 31.6 për qind janë shqiptarë, respektivisht nxënës që përfundojnë shkollën e mesme në paralelet me mësim në gjuhën shqipe. Ndërkaq, nxënës që janë evidentuar…
20 April Temat lidhur me agjendën Evropiane të Republikës së Maqedonisë ishin kryefjalë në takimin mes zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi she euro ambasadorit Samuel Zhbogar Zëvendëskryeministri Ademi shkurtimisht iu referua gjendjes politike në Maqedoni, dhe i përshëndeti përpjekjet e deritanishme të Unionit për gjetjen e daljes nga kriza. “Vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë të BE-së janë dëshmi e angazhimit dhe mbështetjes nga ana e Bashkimit Evropian për Maqedoninë dhe orientimit të saj euroatlantik”, tha Ademi. Ai theksoi se është e rëndësishme, edhe në kushtet e vazhduara të krizës së brendshme, aktivitetet e rregullta të vazhdojnë lidhur…
Mëngjesin e sotëm shumë vende në Maqedoni janë përfshirë nga bora. Në mesin e tyre edhe Kodra e Diellit, raporton SHENJA. Ju sjellim disa fotografi se si dukej sot Kodra e Diellit dhe rruga drejt saj.
LR-PDSH e mbështetur nga LSDM ka votuar për shkarkimin e Kryetarit të këshillit komunal të Strugës, Abdulla Qazimovski. Nga LR PDSH kanë propozuar që përkohësisht me seancën të udhëheq këshilltari i LSDM-së Risto Qushko. Ky propozim i LR PDSH-së është mbështetur edhe nga VMRO-DPMNE dhe LSDM. Për shkarkimin e Qazimovskit të përmbajtur kanë votuar nga VMRO dhe BDI. Ende nuk ka propozim tjetër se kush do të udhëheq me këshillin komunal të Strugës.
Reshje të borës dhe temperature nën zero mëngjesin e sotëm janë regjistruar në disa qytetet në Maqedoni. Sipas informacionit të publikuar mëngjesin e sotëm në Qendra Hidrometeorologjike e Maqedonisë, bora është vërejtur në Tetovë, Lazaropole, Pozhorane, Gjurishte, Mavrovë dhe Kriva Pallankë. Reshje të borë ka edhe në Malin Sharë. Po ashtu edhe në disa fshatra të Gostivarit është vërejtur se ka ra borë. Edhe në Shkup ka pasur reshje të borës, më saktësisht në fshatin Çiflik.
Këshilli komunal i Strugës pritet që sot të shkarkoj kryetarin e saj Abdulla Qazimovskin, i cili në këtë pozicion erdhi si përfaqësues i LR-PDSH të Ziadin Selës. Seanca pritet të filloj në çdo moment ndërsa arsyet se përse Qazimovski do të shkarkohet ende nuk janë të njohura. Abdulla Qazimovski i cili është prej fshatit Llabunishtë ka prishur raportet me ish kryetarin e komunës së Strugës Ziadin Sela prej shumë kohësh. Burim të SHENJËS thonë se njëra prej arsyet se përse shkarkohet Qazimovski është edhe mosmarrëveshjet për deponinë e Stugës, e cila ditëve të fundit ka shkaktuar ndotje të madhe të…

