Author: almakos

Greqia mbështet gjithë aktivitetin në UNESCO lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë dhe, në këtë kontekst, mbështet Serbinë në aktivitetin e saj në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore. “Në këtë kuptim jemi të interesuar për bashkëpunim në nivel ekspertësh në rimëkëmbjen e trashëgimisë kulturore, në mbrojtjen e saj”, deklaroi në një intervistë për “Politika”, ministrja greke për Kulturë, Lidia Konjord, e cila ishte për vizitë në Beograd, transmeton RTK. Tutje ministrja greke shtoi se Serbia mund të llogarisë në ndihmën vendit të saj në UNESCO që ta mbrojë Kosovën si pjesë serbe, sidomos lidhur me objektet kulturore që ndodhen atje, të cilat,…

Lexo më Shumë

Grupi i aktivistëve që para 116 ditëve filluan marshimin nga Berlini për në Halep dhe i cili deri më tani ka kaluar më shumë se 1.500 kilometra nëpër Evropë, mëngjesin e sotëm ka arritur në kufirin verior të Maqedonisë, në afërsi të qytetit të Kumanovës, ku u prit nga shoqatat joqeveritare humanitare të cilat ndanë paketa ushqimore sikurse refugjatëve që kalonin nëpër territorin e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA). “Marshi qytetar për Halepin”, i cili u themelua në fund të vitit 2016 si Lëvizje ndërkombëtare e solidaritet, shkon në drejtim të kundërt me rrugën e refugjatëve që vijnë në…

Lexo më Shumë

21 April VMRO-DPMNE sot në një kumtesë e kualifikoi kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev si “rob të dëshirës për pushtet i përgatitur të gëlltit çfarëdo deklarate antishtetërore vetëm që të krijojë qeveri”. Sipas VMRO-DPMNE-së, partnerët e koalicionit të Zaevit nga Aleanca për Shqiptarët dje edhe një herë kanë konfirmuar se për ata nuk është me rëndësi interesi shtetëror, por çështja kombëtare e shqiptarëve gjegjësit se do të bëjnë koalicion për shkak përmbushjes së kërkesave nga e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” me LSDM-në. Për dallim nga Zaevi dhe zyrtarët e LSD-së, thuhet në kumtesë qytetarët nuk duan dygjuhësi, binacionalitet, bankënota dy…

Lexo më Shumë

Bllokimi i punës së Kuvendit, nxitja e tensioneve mes qytetarëve dhe dhuna që çojnë drejt paralizës së tërësishme të shtetit paraqesin shkelje të Kushtetutës së Maqedonisë. Kështu qëndron në kumtesën e sotme të LSDM-së, ku shtohet se këto vepra janë serioze dhe kundër interesave shtetërore, andaj çdo individ duhet ta ketë të qartë se mbart përgjegjësi. “Veljanovski dhe Ivanov nuk guxojnë që të mbrojnë platformat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe të udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së të cilët tentojnë që të shpëtojnë pasurinë personale në kurriz të interesave të qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Nga LSDM thonë se situata edhe më…

Lexo më Shumë

Anketa e zhvilluar me të rinj në gjithë territorin e Maqedonisë, në pyetjen se a do të ishit shpërngulur nga Maqedonia nëse do të gjenit ndonjë punë në shtetet e BEsë, sondazhi ka nxjerr që më shumë se 61 për qind e të rinjve janë të gatshëm të emigrojnë jashtë vendit. Kur në një shtet si Maqedonia, ku më shumë vite ka pasiguri politike dhe një politizim të skajshëm të autoriteteve qendrore, të cilët më tepër merren me politika të larta se sa me problemet thelbësore të të rinjve apo mbijetesën e njerëzve, shumë të rinj marrin vendime që sa…

Lexo më Shumë

Partnerët e koalicionit të Zoran Zaevit nga Aleanca për Shqiptarët mbrëmë edhe një herë vërtetuan se për ta nuk është i rëndësishëm interesi shtetëror, kështu mes tjerash thuhet në reagimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së. “Zoran Zaev është i dëshpëruar dhe ka nevojë patologjike për pushtet. Ai në pushtet e sheh shpresën e vetme për shpëtim dhe amnisti të të gjitha krimeve që i ka bërë ai dhe kryesia kriminale e LSD-së”, qëndron në kumtesën e VMRO-së. VMRO gjithashtu akuzon Zaevin se ai nuk ka mundësi që të dënojë asnjë deklaratë antishqiptare që vjen nga partnerët e tij zyrtar.

Lexo më Shumë

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në katër nga gjithsej gjashtë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në pesë prej tyre është shkaktuar dëm material. Gjatë ditës së djeshme policia ndërmori masa ndëshkuese për shkak të kundërvajtjeve tek dy vozitës të cilët kanë vozitur nën ndikim të alkoolit dhe të cilët janë përjashtuar nga komunikacioni, tre vozitës të cilët kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 15 vozitës të cilët kanë vozitur pa patent shofer, përkatësisht pa regjistrim. Janë hasur edhe 59 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë mbledhjen konstitutive në të cilën debatohet për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Në rrjedhën e deritanishme të debatit deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë nga ata të LSDM-së të heqin dorë nga marrëveshja me partitë politike shqiptare dhe të shkohet në zgjedhje të reja. Nga LSDM, ndërkaq, konsiderojnë se me debatin nuk po respektohet Rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës. Ata kërkuan të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të…

Lexo më Shumë

Ardhja e Turqisë në Ballkan përmes investimeve, kulturës dhe arsimit nuk rrezikon turqizmin e shqiptarëve, ashtu siç nuk gjermanizohen me integrime në BE, është shprehur profesori universitar Rizvan Sulejmani në emisionin Arena. Ai tha se shqiptarët duhet të shfrytëzojnë interesimin e Turqisë për Ballkanin dhe investimet turke për realizimin e interesave tona. “Fakt është se proceset globalizuese janë të pandalshme, fakt është se Ballkani ka nevojë për një ndikim të jashtëm stabilizues. Mirëpo të thuash se shqiptarët do të turqizohen, nëse Turqia vjen këtu me shkolla dhe biznese, është e njëjtë sikur të thuash se shqiptarët do të gjermanizohen nëse…

Lexo më Shumë

Turqia ka vizion pozitiv dhe zhvillimor për vendet e Ballkanit, vlerëson profesori universitar Ali Pajaziti. Ai thotë se Turqia ka zgjeruar investimet ekonomike në vendet e Ballkanit, si dhe ndihmon në zhvillimin e tyre e veçanërisht të shteteve ku jetojnë shqiptarët edhe në rrafsh ndërkombëtarë. “Investimet ekonomike që ka bërë Turqia në sistemin bankar, në aeroporte si dhe shumë investime në sferën e kulturës në aspektin pozitiv është një tregues se kjo Turqi ka një vizion më të gjërë, duke pasur parasysh edhe lidhjet që i ka me Ballkanin. Kjo flet se janë duke zhvilluar politika racionale, duke pas parasysh…

Lexo më Shumë

Profesori universitar, Rizvan Sulejmani, vlerëson se me referendumin e fundit, Turqia nuk ka braktisur demokracinë, or tani ka instaluar demokraci të vërtetë. Deri më tani ai tha se Turqia ka jetuar në një sistem ku ushtria ka kontrolluar popullin, ndërsa demokracia shton ai parasheh që populli të kontrollojë ushtrinë. Ai në emisionin Arena që transmetohet në TV SHENJA, i vlerësoi të tepruara vlerësimet se Turqia shkon drejt diktaturës, ndërsa sistemin e ri e barazoi me atë të SHBA-ve, Francës dhe Gjermanisë. “Mendoj se Turqia është përcaktuar që sigurinë ta vë në rend të parë dhe përmes sigurisë të sigurojë edhe…

Lexo më Shumë

Po përfundon edhe java e katërt e debateve maratonike në Kuvend dhe ende nuk ka një epilog. Edhe në debatin e sotëm ku në rend dite ishte formimi i komisionit për zgjedhje dhe emrim, deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë polimizuar mes vete, por duke lëshuar akuza në adresë të LSDM-së për të ashtuquajturën platforma e Tiranës. Përveç kësaj deputetët e VMRO-DPMNE-së, janë ankuar edhe për diskriminimin e maqedonasve në komunat e udhëhequra nga shqiptarët si dhe për mosrespektim të Marrëveshjes së Ohrit. “Këto ngjarje, dilema, rrethana në Maqedoni duhet t’i shohim edhe nga prizmi i politikës ditore por edhe nga prizmi afatgjat.…

Lexo më Shumë