VMRO-DPMNE në komunikatën e sotshme thekson se populli më 11 dhjetor nuk ka votuar për shtet binacional, për dy gjuhësi dhe ndryshimin e flamurit dhe himnit dhe për këtë shkak po kundërshton Platformën e Tiranës. “Qytetarët qartë tregojnë se nuk dëshirojnë platforma nga shtete të huaja. Qytetarët nuk e dëshirojnë platformën e Tiranës, të cilën LSD dëshiron ta çojë përpara dhe të formoj qeveri me çdo kusht. Kriminelët nga LSD nuk mund të gënjejnë popullin me qëllim shpëtimit nga burgu. Populli i ka lexuar dhe i porosit çdo ditë nga rrugët se do të përgjigjen para drejtësisë. Nuk mund me…
Author: almakos
Moti sot në Maqedoni do jetë i ftohtë por me diell dhe me vranësira mesatare. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej 4 deri më 16 gradë Celsius. Ditëve në vijim pritjet ngritja graduale e temperaturave dhe mot i qëndrueshëm.
Në ditën Botërore të Tokës, Lëvizja BESA – Karshiakë përmes fotografive ka paraqitur gjendjen faktike me deponitë e egra në vendbanimet e Komunës së Studeniçanit. Përmes një reagimi me shkrim Lëvizja BESA – Karshiakë ka kritikuar udhëheqësinë aktuale të Komunës së Studeniçanit se kanë dështuar në ruajtjen e ambientit ekologjik. “Derisa sot me 22 Prill shënohet Dita Botërore e Tokës gjithandej nëpër botë por edhe në Maqedoni në vende të ndryshme me aktivitete vetëdijësuese për ruajtjen e tokës e deri te pastrimi i deponive ilegale, udhëheqësia e Komunës së Studeniçanit thuaj se nuk kanë dëgjuar se ekziston një ditë e këtillë…
Grupi prej rreth 20 aktivistëve të vendeve të ndryshme të Evropës të cilët para 117 ditëve nisën “Marshin qytetar për Halepin” nga Berlini drejt Halepit dhe të cilët deri më tani kanë kaluar më shumë se 1.800 kilomera nëpër Evropë, sot mbërritën në qendrën e qytetit të Shkupit, ku u pritën nga disa aktivistë të të drejtave të njeriut dhe qytetarë për të parë pjesëmarrësit në këtë marshim, raporton AA. Pjesëmarrësit e “Marshit qytetar për Halepin” mëngjesin e ditës së djeshme arritën në Maqedoni, në kufirin verior të vendit, në afërsi të qytetit të Kumanovës. Ata u pritën nga ana…
Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, tha sot se nuk do të propozojë referendum për hyrjen e Malit të Zi në NATO. Ai tha se Parlamenti ka legjitimitet që të prononcohet për këtë çështje, ndërsa ai personalisht ka ndryshuar mendjen krahasuar me para katër vitesh, kur pohoi se do të ketë referendum mbi këtë çështje. “Unë para katër vitesh dhash pikëpamjet e mia, shumë qartë dhe sinqerisht, duke konsideruar se referendumi është mënyra më e mirë që të theksohet vullneti i qytetarëve. Katër vitet e fundit treguan se për këtë nuk ka nevojë. Nuk ka ndodhur asgjë që do…
22 April Rruga Tetovë-Jazhincë ka filluar të ndërtohet që para afro një viti, dhe në këtë gjendje vazhdon të jetë sot e kësaj dite. Banorët e lagjes Ivo Ribar Llolla, heqin të zitë e ullirit nga papastërtia dhe era e keqe që kundërmon nga kanalizimi, ndërkohë që kërkojnë prej komunës që të rregullohet fillimisht sistemi i ujësjellësit dhe kanalizimi, dhe më pastaj të shtrohet shtresa e asfaltit. “Kujt nuk i pengon, krejt dynjasë, të gjithëve na pengon ama kjo është çka me bë, i ka bë gjashtë muaj, në mos edhe më shumë”. “Gjithnjë ka penguar dhe na pengon, vetëm…
Moti i javës së kaluar do të përmirësohet gradualisht, ndërsa vranësirat do të vazhdojnë edhe këtë fundjavë dhe në fillim të javës së ardhshme. Rritje më të dukshme të temperaturave parashikohet të ketë pas festave të një majit. Moti nesër për dallim prej sot pritet të jetë më i ngrohtë dhe me vranësira mesatare. Pasdite në pjesët veriore do të ketë rritje të vranësirave dhe reshje të përkohshme të shiut, ndërsa do të fryjë edhe erë e lehtë. Temperaturat e mëngjesit do të sillen në interval prej minus tre deri në pesë gradë Celsius, ndërsa pritet që gjatë ditës temperaturat…
Qytetarët ankohen se tashmë tre muaj nuk kanë marrë asistencë sociale. Në adresë të televizionit tonë arritën disa ankesa të qytetarëve që thonë se këto tre muaj me radhë, mezi kanë arritur të mbijetojnë pa të hyra materiale. Edhe pse asistenca është një shumë simbolike, atyre u mbulon të paktën nevojat për ushqim dhe higjienë. Pyetëm Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale se cili është shkaku i vonesës, por ata mohojnë të ketë vonesa. Nga Ministria thonë se ka gjasa të ketë raste individuale të cilat mund të kenë probleme teknike të azhurnimit të të dhënave personale, por menjëherë duhet…
22 April Të dy shkollat e mesme në Kërçovë “Drita” dhe “Mirko Milevski” si dhe tri shkolla fillore për disa vite me radhë janë me llogari bankare të bllokuara për shkak të borxheve të mëdha. Kjo gjë e pamundëson funksionimin normal të tyre. Drejtori i SHM “Drita” Nebi Bilalli për Alsat thotë se për shkak të kësaj situate nuk mund të sigurojnë as pajisjet bazë, si shkumës, e lëre më të paguajnë faturat për energji elektrike apo ujë. Në këtë moment borxhi vetëm në SHM “Drita” është 15 milion denarë. Bilali thotë se shumë nga kompanitë e transportit, nëpërmjet përmbaruesve…
Ulëse të dëmtuara, mungesë gjelbërimi, mungesë uji, mungesë e tualeteve publike dhe një kënd i vogël e i dëmtuar i lodrave ku fëmijët mund të argëtohen, është kjo gjendja e parkut të Çairit. Nuk mund të kalojnë pa u vënë re edhe puset me ujë, të cilat shfaqen si kërpudhat pas shiut, e të cilat vështirësojnë edhe vetëm kalimin nëpër këtë park, ndërkaq që i njejti është paraparë për argëtim. Nuk ka nevojë të shikohet detalisht, pasi qartë shihen edhe dëmtimet e rrugicave, sidheatotek dërrasat e skenës së improvizuar që ndodhet aty. Qytetarët ankohen për kushtet minimale që ky park…
22 April VMRO – DPMNE duke rrezikuar sigurinë e Maqedonisë dëshiron të bëhet faktor për dalje nga kriza, thotë profesoresha universitare Ana Çupevska – Stanishkova. Ajo në lëvizjet e partisë që është ende në pushtet sheh përpjekje për ta amnistuar krimin e bërë nga zyrtarë të lartë, derisa kanë qenë në funksione të rëndësishme shtetërore. Me sigurimin e agjendës etnike, përkatësisht me atë që VMRO dëshiron të bëhet kërcënim ndaj sigurisë faktorizohet në skenë me të vetmin qëllim, të amnistohet. Tani do duhet të negociohet me ata, t’i lusim, aman, na jepni pushtetin – deklaroi profesoresha Ana Çupevska-Stanishkovska. Ljupço Petkovski…
22 April Në dalje të fshatit Nova Breznica ku edhe fillonte rruga për tek rezervuari i ARM-së “Jasen”, ishin vendosur sinjalizuesit për qarkullim të kufizuar. Rrugës për tek rezervari vëreheshin edhe maune me mallra. Aktualizimi i këtij rezervari erdhi pas storjes speciale në javoren “Fokus” me titull: Ivanov nga “Jaseni” do të komandoj arrestimin e “puçistëve”. “100 metra më lart ndodhet rezervari Jasen. Forcat ushtarake nuk na lejuan të incizojmë objektin, duke kërkuar kështu leje të posaçme nga ministria e Mbrojtjes”. Sipas javores “Fokus” në “Jasen” ndodhet një bunker i ish armatës jugosllave në të cilin Ivanov për përgatit terrenin…

