Author: almakos

Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov ka thënë se shumë shpejt në Maqedoni do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re. “Ndryshime do të ketë shumë shpejt. Shumica parlamentare do ta ndërmerr përgjegjësinë, ky proces do të zhbllokohet dhe përgjegjësi për këtë sjellje jashtë politikës duhet të ketë lloj tjetër të përgjegjësisë edhe për Nikolla Gruevskin si porositës, si dhe për Gjorgje Ivanovin dhe Trajko Veljanovskin që kanë zbatuar atë porosi. Për çfarë do të bisedonim ne në takim liderësh dhe me kë?! Ne kishim takime liderësh dhe në bazë të atyre takimeve u arrit Marrëveshja e Përzhinos”, ka…

Lexo më Shumë

24 April Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski nuk zbulon se kur do të merret vendim rreth kërkesës së Prokurorit Marko Zvërlevski për heqjen e paraburgimit për biznesmenin Sead Koçan. Vangellovsko refuzoi të përgjigjet përse po zvarritet procedura dhe përse gjykata më e lartë nuk merr ende vendim nëse Penalja dhe Apeli kanë vepruar drejtë kur i shqiptuan masën e paraburgimit Koçanit i cili gjendet në arrati.  Kjo është një temë tjetër për të cilën do të merrni përgjigje këto ditë dhe do të bisedojmë. Ta shfrytëzojmë rastin që jeni këtu, sidoqoftë është temë tjetër dhe të mos e shmangim…

Lexo më Shumë

24 April Nëse deri më 4 maj nuk ka zgjidhje konkrete për deponinë në Strugë, nga iniciativa qytetare “Mjaft Është”, paralajmërojnë bllokimin e rrugës që çon drejt deponisë. Nga ana tjetër, Komisioni të cilin e formoi Këshilli i komunës së Strugës, duhet të negociojë me autoritetet e komunës së Ohrit për të marrë leje që mbeturinat përkohësisht të dërgohen në deponinë Bukovo që gjendet mes Ohrit dhe Resnjës. Komisioni në afat prej dy javësh duhet ta informojë Këshillin nëse kanë marrë mendim pozitiv nga Ohri.  Ajo për çka angazhohemi është që të ketë zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme për…

Lexo më Shumë

24 April Fëmijët vijojnë të dhunohen dhe t’iu nënshtrohen padrejtësive të shumta. Ambasada e fëmijëve “Megjashi” në 25 vjetorin e themelimit të saj raportoi se vetëm në numrin e tyre SOS janë denoncuar rreth 21.000 raste të shkeljes së të drejtave të fëmijëve.  Varfëria, divorci në mes prindërve, përjashtimi i fëmijëve nga procesi arsimor dhe dhuna në mes fëmijëve moshatarë po mbizotërojnë 3-4 vitet e fundit. Ende nuk kemi raste kur fëmija vetë denoncon rastin sepse nuk ka besim se institucionet mund të zgjidhin problemin – deklaroi Dragi Zmijanac, Ambasada e fëmijëve “Megjashi”. Përveç fëmijëve nga “Megjashi” thonë se edhe…

Lexo më Shumë

Aeroplanët rusë këtë javë pritet që të fluturojnë mbi hapësirën ajrore të disa shteteve ballkanike. Në kohën kur në rajon figura e presidentit rus Vladimir Putin shihet si gogol, ky akt në sy të parë duket si agresion. Por, nuk është ashtu siç duket. Aeroplanët rusë An-30B “Clank” do të angazhohen për të vëzhguar të ashtuquajturin “kërcënimin bërthamor të rajonit”. Kreu i Qendrës të Ministrisë së Mbrojtjes, Sergei Ryzhkov, ka shpjeguar se ky aksion do të realizohet në kuadër të zbatimit të Traktatit të Qiejve të Hapur. Ky traktat, i cili hyri në fuqi në vitin 2002, duhej të rindërtonte…

Lexo më Shumë

24 April Edhe pse deputetët pretendojnë se iu përgjigjen kërkesave të qytetarëve dhe se janë të hapur ndaj tyre, hulumtimet dëshmojnë të kundërtën. Sipas Institutit për demokraci, shumica e qytetarëve vlerësojnë se deputetët të cilave ua kanë besuar votat nuk i përfaqësojnë në mënyrë të denjë në kuvend ndërsa nuk funksionon fare as projekti “Zyra të hapura për komunikim me qytetarët”. Nga kuvendi arsyetohen se projekti nuk funksionon për shkak se partitë nuk kanë formuar ende grupe parlamentare ndërsa nuk ka përfunduar ende as seanca konstitutive e kuvendit. Projekti “Zyra të hapura për komunikim me qytetarët” për momentin nuk funksionon,…

Lexo më Shumë

24 April Prokuroria Speciale Publike sot hyri në Telekomin e Maqedonisë. Ekipi i Janevës nën kryesimin e prokurores speciale Lençe Ristovska sot pasdite hyri në ndërtesën e Telekomit. PSP-ja ka konfirmuar informatën dhe ka paralajmëruar detaje pas përfundimit të vizitës.Ndryshe Gjykata penale katër herë radhazi ka refuzuar të jep urdhër për kontroll të sistemeve të operatorit më të madh të telekomunikimeve. Raportohet se takimi do të realizohet me prezencën edhe të përfaqësuesve gjerman të Telekom Maqedonia, por jo edhe ato vendor. Nuk ka të dhëna tjera nëse ekipi do të kryej kontrolle në Telekom, apo do të ketë fillimisht takim…

Lexo më Shumë

24 April Deputeti i LSDM-së Petre Shilegov në një konferencë për shtyp ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij se shumica e re parlamentare shumë shpejtë do të marrë përgjegjësinë për zhbllokimin e Kuvendit. Shiulegov derisa ka komentuar kërkesën e VMRO-së për takim liderësh është shprehur se partia e tij nuk do të pranojë takim të ri liderësh dhe marrëveshje të re sepse nuk ka më se çfarë të bisedohet në atë takim. Ndërkohë në pyetjen se a do të kyçen në debatin në Kuvend, Shilegov tha se ky nuk është debat por është një turp për të cilin deputetët…

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Kërste Mukovski në seancën sotme në Kuvendin e Maqedonisë tha se këto janë momentet kyçe për shtetin dhe se është e nevojshme të thirret një takim i liderëve. “Apeloj që të thirret takim i liderëve ku të gjithë liderët do të gjejnë zgjidhje për këtë gjendje”, tha Mukoski. /SHENJA/

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE në komunikatën e sotme ka thënë se LSDM është nxitësi më i madh i apetiteve të mëdha të shqiptarëve në shtet dhe rajon. Ata kanë porositur se Maqedonia do të ngelet shtet unitar dhe multietnik. Sipas VMRO-së, LSDM dhe Zaev në mënyrë që të shpëtojnë nga “krimet pranojnë: dygjuhësinë, ndryshim të himnit dhe stemës, ndryshim të emrit sipas vijave greke dhe federalizim të shtetit”. “Kriminieli i abonuar Zoran Zaev dhe LSD e kriminalizuar janë nxitësit kryesor të apetiteve të mëdha shqiptare në Maqedoni dhe rajon. Populli i Maqedonisë i ka kuptuar këto dhe për çdo ditë i porosit se…

Lexo më Shumë

Nuk është vetëm paga arsye për largimin e këtij stafi nga spitalet dhe klinikat, por dhe ngarkesa e punës. “Në vendet e BE-së, norma mesatare është 8.4 infermiere në 1000 banorë, për dallim nga Maqedonia ku kjo mesatare është 4. Këto . janë të dhënat nga publikimi i fundit “Health ata glance’ e Këshillit të Evropës në vitin 2016. Në lidhje me raportin mjek-infermiere, norma mesatare në BE është 2.5 infermiere nël mjek, ndërsa në Maqedoni është 1.4 infermiere në 1 mjek. Në shëndetin publik shpeshherë mungojnë infermiere. I fundit është shembulli në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 shtatori”…

Lexo më Shumë

LSDM ka alarmuar se për tre javë për tre javë do të ketë bllokim total të sistemit. Më 15 maj sipas tyre, ndërpriten të gjitha ingerencat e kryetarëve dhe këshillave të komunave. Ata kanë thënë se zgjedhje lokale mund të shpallë vetëm kryetari i ri i Kuvendit, përzgjedhjen e të cilit thonë ata po e bllokojnë deputetët e VMRO-DPMNE-së. “Për tre javë, nëse nuk debllokohet procesi demokratik, qytetarët do të ngelin pa ndihmën sociale që ju takon me ligj! Pa rroga do të ngelin të punësuarit në komunat, në shkollat, godinat kulturore dhe godinat tjera komunale! Punëtorët e angazhuar përkohësisht…

Lexo më Shumë