Author: almakos

Qytetarët e Maqedonisë kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare që të mund LSDM të merr dënimin e merituar, kanë thënë nga VMRO-DPMNE nga komunikatën e sotme. Nga partia konfirmojnë se LSD është parti e cila në çdo moment është e gatshme që të shet vendin për të ardhur në pushtet. “Për këtë shkak populli është në rrugë. Për këtë shkak populli del në rrugë dhe i porositë gënjeshtarët e LSD se gënjeshtrat e tyre i kanë lexuar. Gënjeshtrat e LSD nuk kalojnë tek populli maqedonas”, thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.

Lexo më Shumë

26 April Organizata “Reporterët pa kufij” e rendisin Maqedoninë në pozitën më të rëndë dhe të fundit në rajon, kurse në botë renditet në vendin e 111-të nga 180 vende të botës. Sipas këtij raporti vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë bërë përparime të lehta në rajon, në një kohë rënieje të lirisë së medias në botë. Kjo organizatë e radhiti Shqipërinë në vendin e 76-të, ndryshe nga një vit më parë kur ishte në vendin e 82-të kurse Kosova radhitet e 82-ta, ndryshe nga një vit më parë kur ishte radhitur në vendin e 90-të. Kjo organizatë vlerëson se në botë…

Lexo më Shumë

Bllokadat e pa arsyeshme të Gruevskit po e bllokojnë tërë shtetin, ndërsa vullneti i shumicës duhet të respektohet, thuhet në komunikatën e sotshme të LSDM-së. Nga partia përsërisin, se është e palejuar që në një demokraci parlamentare vullneti i qytetarëve të pengohet me dhunë. “Interesi i qytetarëve është që të punësuarit në komunat, shkollat, çerdhet, godinat kulturore dhe institucionet tjera komunale të mos ngelin pa rroga, të angazhuarit përkohësisht pa kompensimet. Kjo do të ndodhë nëse për tre javë vazhdon bllokimi i Kuvendit, sepse më 15 maj do të përfundojnë kompetencat e kryetarëve dhe këshillave komunal, ndërsa zgjedhje të reja…

Lexo më Shumë

Nga të gjithë vendet e rajonit Maqedonia është e ranguar më ultë në raportin e ri të përpunuar nga “Reporterët pa kufi” për sa i përket lirisë së medieve. Raporti është publikuar sot. Maqedonia është në vendin e 111, për dallim nga viti i kaluar kur ishte në vendin e 118, dhe është në grupin e vendeve ku situata e medieve është e rëndë. Pjesa më e madhe e vendeve në rajon janë në grupin me probleme të theksuara. Gjendja më e mirë është në Bosnjë dhe Hercegovinë e cila është në vendin e 65, Serbia është një vend më…

Lexo më Shumë

Aktivitetet dhe deklaratat e shumicës së re parlamentare në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit janë intensifikuar kohët e fundit, kjo bëri që dje të takohen dy liderët, Ahemti dhe Zaev. Mbas takimit të djeshëm që patën të dy liderët e koalicionit të ri, sot parashikohet një tjetër takim rreth orës 12, gjithmonë në ambientet e Kuvendit. Ahemti i ka garantuar Zaevit  mbështetje të plotë ndaj hapit të ardhshëm për zhbllokimin e institucionit ligjvënës, gjegjësisht zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Publikisht dy partitë, deklaruan se do të veprojnë si shumë e koordinuar kurse zgjidhja mund të pritet të arrihet…

Lexo më Shumë

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë, Hojt Brajan Li më 1 maj do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtuan nga Ambasada Amerikane në Shkup. “Zëvendës-ndihmës Ji më 1 maj do të arrijë në Maqedoni kur në takime me liderët politikë do të bisedojë për statusin e formimit të qeverisë, për marrëdhëniet bilaterale dhe për reformat e nevojshme në procesin e integrimeve euroatlantike”, theksohet në kumtesë. Departamenti amerikan i shtetit javën e kaluar shprehu shqetësim për situatën në Maqedoni dhe kërkoi formim të qeverisë pa shtyrje me qëllim që vendi të vazhdojë me reformat në rrugën drejt integrimeve euroatlanitke.

Lexo më Shumë

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet ta vazhdojnë debatin për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Sot është vazhdimi i 19-të i seancës konstitutive, e cila filloi më 30 dhjetor të vitit të kaluar, por ishte ndërprerë sepse nuk ishte siguruar shumicë parlamentare për zgjedhje të kryetarit të Shtëpisë ligjvënëse.

Lexo më Shumë

Duke vazhduar programin e saj të privatizimeve, të diktuar nga huadhënësit e saj, qeveria greke ka mbyllur një marrëveshje të rëndësishme për shitjen e 67% të aksioneve të Portit të Selanikut. Fituese e tenderit me ofertën më të mirë është një konsorcium i përbërë nga 3 kompani, mes të cilave kolosi gjerman “Deutsche Invest Equity Partners GmbH”, ai francez “Terminal Link SAS” dhe “Belterra Investments Ltd.”, që i përket manjatit greko-rus, Ivan Savidis, njëkohësisht investues i madh në Greqinë e veriut dhe president i klubit të futbollit të PAOK-ut të Selanikut. Vlera totale e marrëveshjes arrin në 1.1 miliardë euro,…

Lexo më Shumë

Edhe sonte kanë vijuar protestat kundër të ashtuquajturës platformë e Tiranës. Qytetarët protestuan me buldozerë dhe kamionë. Organizatorët e protestës, njësoj si VMRO DPMNE-ja kërkojnë zgjedhje të reja parlamentare. Qytetarët protestën e përfunduan para selisë së LSDM-së. [embedded content]

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e kreditorëve ndërkombëtarë ishin sot në Greqi për të analizuar ecurinë e programit të reformës ekonomike. Pas krizës financiare të vitit 2008, Greqia ka premtuar reforma të mëdha në këmbim të një pakete financiare deri në 86 miliardë euro (94 miliardë dollarë). Sipas burimeve të Ministrisë greke të Financave, në fokus të tyre do të jenë privatizimet, përfshirë kompaninë e energjisë elektrike, DEI, si dhe shqyrtimi i reformave mbi të drejtat kryesore dhe sindikatat, rritjen e taksave dhe reduktimet e pensioneve. Ekspertë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane (ECB) , Mekanizmi i Stabilitetit Europian (ESM) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar…

Lexo më Shumë

Refuzohet kërkesa për ekstradimin në Turqi të tre ushtarëve puçistë të arratisur në Greqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO, raporton AA. Süleyman Özkaynakçı, Feridun Çoban dhe Abdullah Yetik tre nga 8 ushtarët puçistë që u larguan në Greqi pas tentativës për grusht shteti dolën përballë gjyqtarit pas kërkesës së re për ekstradim të bërë nga Turqia. Prokurorja Ourania Stathea, e cila ka marrë fjalën pas mbrojtjes së ushtarëve puçistë duke pretenduar se nuk i sheh të besueshme provat e reja të paraqitura nga Turqia ka kërkuar refuzimin e kërkesës së ekstradimit. Gjykata e cila ka vendosur…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Shkupit thotë se po punon në mënyrë intensive në zbardhjen e rastit “Maxhar Telekom” dhe tashmë është dëgjuar një dëshmitar i këtij rasti. Nga kjo prokurori për televizionin Shenja thanë se iniciativa është marrë pas publikimit të deklaratës së Sllobodan Bogoevskit dhe se deri tani kanë hetuar shumë rrethana dhe persona që mund të kenë ndonjë lidhshmëri me rastin. Themelorja thotë se ka qenë e inkurajuar nga njoftimet në media për të kërkuar ndihmë nga zyrtarët amerikan në hetimin e rastit. “Kemi hetuar edhe disa persona dhe kemi bërë kërkesë për Ndihmë ndërkombëtare juridike deri tek zyrtarët…

Lexo më Shumë