Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, duke komentuar krizën politike dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë për agjencinë austriake APA, ka thënë se është e gjatë lista e mëkateve të BE-së ndaj Maqedonisë. Mes tjerash ajo ka theksuar mungesën e perspektivës së qartë të BE e cila, sipas saj, do të kishte pas mundësi të parandalojë eskalimin e politikës nacionaliste të Gruevskit. Ajo ka kërkuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së dhe komesari për zgjerim mbështetje më aktive për formim të Qeverisë së re. “Shefja e diplomacisë së BE-së Federika Mogerini dhe nga eurokomesari për zgjerim Johanes Han…
Author: almakos
Zëvendës-ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji, i cili është për vizitë dyditore në Maqedoni, sot duhet t’i vazhdojë takimet me kreun shtetëror dhe me liderët e partive politike të përfaqësuara në parlament. Ji duhet të takohet me presidentin e shtetit, Gjorge Ivanov, me liderët e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, të LSDM-së Zoran Zaev, si dhe me kryetarin e ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Sipas paralajmërimeve të Ambasadës, tema të bisedimeve do të jenë statusi i formimit të qeverisë, marrëdhëniet bilaterale dhe reformat e nevojshme për integrimin euroatlantik. Diplomati amerikan dje u takua me liderët e…
Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, vazhdon sot vizitën dy ditore në Shkup, ku sot pritet të takojë presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase: Lidhjes Social-Demorkate dhe VMRO-DPMNE-së. Të dielën, Yee ka takuar drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni. Takimet, edhe sot, pritet t’i kushtohen çështjes së formimit të qeverisë dhe realizimit të reformave. Zyrtari i lartë amerikan pritet të dalë në një konferencë për shtyp pasi t’i ketë përfunduar të gjitha takimet. Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë pas dhunës…
Zëvendës ndihmës sekretari i departamentit amerikan përgjegjës për Europë dhe Euroazi, Hojt Brajan Ji, po qëndron për vizitë dy ditore në Shkup. Edhe pse ai paraprakisht pati paralajmëruar vizitën e tij për më datë1 maj, arriti një ditë më herët. Takimet i filloi me përfaqësuesit e partive politike shqiptare, të BDI-së, Lëvizjes BESA, Aleancës për Shqiptarët dhe PDSH-së. Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Hojt Brajan Ji, ka thënë se vizita e tij është një përkrahje morale që i bëhet vendit. Ahmeti tha se Ji ka qenë shumë i qartë duke thënë se vendit i duhet stabilitet dhe…
Dy-tre vitet e fundit dhjetëra mjekë të rinj nga Struga e kanë braktisur Maqedoninë dhe janë zhvendosur jashtë vendit. Shkak ishte situata politike në vend, pamundësia për të siguruar punë të denjë dhe pritja e gjatë për punësim. Shumë mjekë të tjerë të rinj e mësojnë gjuhën gjermane dhe përgatiten për ta braktisur vendin, ndërsa numri nuk është i vogël as i kuadrit mjekësor me shkollë të mesme. Për situatën aktuale është i shqetësuar dhe vetë kreu i Strugës Mustafa Zabzun i cili edhe vetë me profesion është mjek. Jo zyrtarisht mësohet se nga Maqedonia vetëm në vitet e fundit…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Hoyt Brian Yee, Zëvendës Ndihmës Sekretari i shtetit të SHBA-ve pёr Evropё dhe Euro-Azi, ka thënë se vizita e tij është një përkrahje morale që i bëhet vendit. Ahmeti tha se Lee ka qenë shumë i qartë duke thënë se vendit i duhet stabilitet dhe zhvillim të proceseve në rrugë të mbarë deri në funksionimin e institucioneve. “Sigurisht kthim pas nuk ka. Gjitha këto zhvillime nëse ne nuk ndërgjegjësohemi, nuk vetëdisohemi sigurisht se do të pësojnë gjithë qytetarët e Maqedonisë, prandaj, duhet pranuar ky realitet i ri: zgjedhja e kryetarit të ri…
Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal ndaj 15 personave për pjesëmarrje në turmë e cila pengon aktivitetin e zyrtarëve policor dhe pjesëmarrje në turmë e cila bën vepër penale. Në mesin e tyre janë edhe organizatorët e protestës. Siç njofton policia, vetëm pesë prej pesëmbëdhjetë personave që janë në kërkim për dhunën e së enjtjes në Kuvendjanë kapur, ndërsa njësitet policore po kërkojnë edhe dhjetë të dyshuarit e tjerë që kryesisht janë nga Shkupi. Në momentin që do të arrestohen, të dyshuarit do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake dhe do të vendoset se cilat janë…
Tre ditë pas dhunës në Kuvendin e Maqedonisë, gjendja shëndetësore e kryetarit të LRPDSH-së Ziadin Sela po stabilizohet. Ai gjatë ditës së djeshme është transferuar nga spitali i Shkupit në spitalin e Tetovës, ku po trajtohet në repartin neurologjik. Edhe pse gjendja e tij po përmirësohet dukshëm, ekipi i mjekëve i kanë sugjeruar të mos pranojë vizita në ditët e ardhshme. Sela ishte një ndër deputetët që pësoi më së shumti gjatë invazionit të Kuvendit të Maqedonisë nga huliganët maqedonas. Në momentin e dhunës, Sela gjendej në press qendrën e Kuvendit, ku është goditur herën e parë, por pasojat më…
Nacionalistët maqedonas po “luajnë me zjarrin” duke refuzuar të dorëzojnë pushtetin paralajmëron ish negociatori për paqen gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, Pitër Feith. Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend përfshirë dhunën brutale ndaj deputetëve në kuvend, Feith ka theksuar se gjendja e sigurisë është sërish në rrezik. “Mos e dhëntë Zoti, por hapi i ardhshëm që mund të imagjinoj është të rroken armët si në 2001-shin, e nëse kjo ndodh do të gjendemi shumë shpejt në prag të një lufte civile”, ka thënë Feith në një deklaratë për “Reuters”. Diplomati holandez gjithashtu ka sugjeruar se Brukseli, jo…
Zёvendёs/ndihmës sekretari i shtetit pёr Evropё dhe Euro-Azi Hojt Brajan Ji ka filluar takimet intensive me krerët e partive shqiptare si dhe kreun e ri të parlamentit Talat Xhaferi. Në fokus të bisedimeve është kriza politike si dhe aktivitetet e shumicës së re për formimin e qeverisë. Ji nesër pritet të takojë presidentin Ivanov si dhe krerët e partive maqedonase.
Kryeministri teknik Emil Dimitriev në paraqitjen e fundit tha se nuk njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të kuvendit dhe se i qëndron fuqishëm pas drejtorit të sigurisë publike Mitko Çavkov duke i dhënë mbështetje veprimeve të tij lidhur me koordinimin e forcave policore nën kompetencë të tij. Dimitriev këtë deklaratë e bëri në emër të qeverisë ndërkohë që nuk kishte asnjë reagim nga dy zv/kryeministrat shqiptarë nga radhët e BDI-së Festim Halili, zv/kryeministri i angazhuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe Arbër Ademi, zv/kryeministri për çështje evropiane. Të njëjtit nuk janë proncuar dhe as nuk uruar kryeparlamentarin…
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Trandafil Ivanovski deklaron se emërimi i Talat Xhaferrit në pozitën e kryeparlamentarit është bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren për punën e Kuvendit. Andaj edhe pret që kreu i ri i Kuvendit Talat Xhaferi të vazhdoj seancën kuvendore, të formohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, ti vihet fundi kësaj çmendurie politike dhe Kuvendi t’i kthehet normalitetit. Populli, sistemi, Kushtetuta dhe shumica parlamentare e cila në fund e konstatoi dhe emëroi kreun e ri të Parlamentit, është faktori kryesor dhe nuk ka faktor tjetër që do të vazhdoj dhe më tej të keqpërdor funksionin, të…

