Nacionalistët maqedonas po “luajnë me zjarrin” duke refuzuar të dorëzojnë pushtetin paralajmëron ish negociatori për paqen gjatë konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, Pitër Feith. Duke komentuar zhvillimet e fundit në vend përfshirë dhunën brutale ndaj deputetëve në kuvend, Feith ka theksuar se gjendja e sigurisë është sërish në rrezik. “Mos e dhëntë Zoti, por hapi i ardhshëm që mund të imagjinoj është të rroken armët si në 2001-shin, e nëse kjo ndodh do të gjendemi shumë shpejt në prag të një lufte civile”, ka thënë Feith në një deklaratë për “Reuters”. Diplomati holandez gjithashtu ka sugjeruar se Brukseli, jo vetëm që duhet të marrë në konsideratë vendosjen e sanksioneve, si ndalimi i udhëtimit apo masa financiare që të shënjestrojnë drejtpërdrejt udhëheqjen e VMRO-së, por edhe të mendojë bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë për t’i dhënë fund këtij ngërçi të rrezikshëm. Ndërkaq diplomati suedez Karl Bild i cili pak kohë më parë vizitoi vendin në përpjekje për të shoshitur mosmarrëveshjet mes palëve ka theksuar se konflikti në Maqedoni nuk është etnik por konflikt për pushtet dhe korrupsion. Megjithatë Bild ka shtuar se frika etnike tani po shfrytëzohet fuqishëm në këtë betejë gjë që është shumë e rrezikshme.
Data 23.06.2026
Aktuale
- Përçarje te Laburistët/ Deputetët ndahen për garën që mund të pasojë largimin e Starmer
- Prej 23 ditësh mijëra qytetarë i kërkojnë dorëheqjen, Rama i acaruar për Financial Times: Protestuesit më quajnë “Kumbari” i Shqipërisë, u them “F*ck you” (Shkoni q*huni)
- Grabitje në një shtëpi në Gjakovë, zhduket arma me 30 fishekë
- Kolegu godet me kamion për vdekje 54 vjeçarin në punë, ja detajet nga policia
- DAP: Do të ketë një ndërprerje të përkohshme në sistemin “TVSH-ja Ime” për shkak të një përmirësimi teknik
- Shi, bubullima dhe erë e fuqishme deri të premten
- Pasi Fondi Shëndetësor miratoi një ilaç gjenerik në Maqedoni, çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë
- Ndryshime në Policinë e Shtetit, shpallen emrat e rinj që marrin drejtimin e disa qarqeve

