Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, bashkë me anëtarët e partisë së tij, Nikolla Poposki, Nikolla Todorov, Trajko Veljanovski, Vlladimir Gjorçev dhe Aleksandar Nikollovski, është takuar me ndihmës sekretarin amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Hojt Brajan ji. Në komunikatën për media të VMRO-DPMNE-së, theksohet se mes tjerash në takim është biseduar edhe për dhunën ndaj deputetëve në Kuvend më 27 prill. “Nga ana e VMRO-DPMNE-së është potencuar se Maqedonia një periudhë të gjatë gjendet në një krizë të thellë politike dhe shumë gjëra i kanë kontribuar kësaj situate, dhe e gjithë kjo rezultoi me hyrjen në Kuvend të protestuesve. VMRO-DPMNE nuk…
Author: almakos
< Në një reagim të LSDM-së thuhet se Mitko Çavkov si udhëheqës i shtabit operativ në MPB në momentet e dhunës dhe skenarit të përgjakur në Kuvend ka qenë i kapshëm vetëm për Nikolla Gruevskin dhe për askënd tjetër në këtë shtet. Këtë e pranoi personalisht Nikolla Gruevski. Ky është edhe një vërtetim se Çavkov, bashkë me Gruevskin, Ivanovin e Veljanovskin janë në mesin e porositësve të tentimit të organizuar për vrasjen e deputetëve nga ana e kriminelëve dhe vrasësve të sjellë në Kuvend si dhe dhunës ndaj gazetarëve dhe të punësuarve tjerë. Ajo është vepër e rëndë penale, rrezikimit…
Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji pas takimeve që ka pasur në Shkup me liderët e partive politike ka deklaruar se duhet lejuar që shumica parlamentare të formojë Qeveri. Ai ka thënë se të gjitha debatet duhet të zhvillohen në Kuvend dhe jo në rrugë. Li ka dënuar incidentin në kuvend dhe kërkon që autorët të sillen para drejtësinë. SHENJA ju sjellë deklaratën e tij të plotë: Është fatkeqësi që liderët politik nuk arritën të formojmë Qeveri pas zgjedhjeve kredibile që u pranuan nga të gjitha partitë politike dhe komuniteti ndërkombëtar. Më alarmues nga…
Zëvendës-ndihmës sekretarin shtetëror i SHBA-së për Evropën dhe Euroazinë, Hojt Brajan Ji pas takimeve që ka realizuar në Maqedoni ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka thënë se SHBA është e shqetësuar në lidhje me situatën në Maqedoninë. Ja disa pjesë nga deklarata e tij Politikat e SHBA-ve kundrejt Maqedonisë mbeten në drejtim të integrimit në BE, stabilitetit dhe demokracisë. Do të punojmë me partitë poltiike, qytetarët, sektorin civil në këtë drejtim. Ne jemi të shqetësuar pasi besojmë se është një fatkeqësi që së fundmi progresi i Maqedonisë dhe prosperiteti nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë dhe…
Policia filloi të bastisë disa shtëpi shqiptare. Po kërkonin vrasësit e pesë djemve të ri në afërsi të Liqenit të Smillkovës…Ishin bastisur dhjetëra shtëpi që kishin rezultuar me 20 të arrestuar, në mesin e të cilëve edhe një plakë 65 vjeçare… Aksioni policor mbante emrit e koduar “Monstra”, ndërsa verdikti u shpall në konferencë për shtyp, ende pa shkuar rasti në Gjykatë. Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska doli në media dhe tha se kanë arrestuar vrasësit që i quajti një grup terrorist islamik. Pranë Jankullovskës qëndronte zëvendësi i saj, kuadër i BDI-së, Xhelal Bajrami i cili miratonte…
Me këto pamje shqiptarët e Maqedonisë nisën ditën e 1 majit 2012, 5 vite më parë. Dy burrat me maska që e shoqëronin në Gjykatë, nuk vendosën prangat vetëm ndaj një motre dhe nëne tipike shqiptare, por edhe ndaj krenarisë dhe dinjitetit të shqiptarëve, që ajo e simbolizonte. E tmerruar dhe nënçmuar, por me kokën lartë për drejtësinë e vonuar të cilën nuk e vinte në dyshim. Kimete Demiri edhe sot nuk dëshiron të flasë për tmerrin e përjetuar më 1 maj, por pjesëtarët e tjerë të familjes tregojnë ngjarjet e asaj dite. “U arrestua motra, nusja e vëllait, shoqja…
Qëndrimi i zbutur i presidentit Gjorge Ivanov për dhënien e mandatit për formimin e Qeverisë re tregon ndryshimin e kursit të partisë së Nikolla Gruevskit pas vizitës së diplomatit amerikan Hojt Ji, vlerëson profesori Sefer Tahiri. Tahiri beson se vizita e tij e përshpejtuar, flet për presionin dhe ndikimin që do të ushtrojë zyrtari i lartë amerikan për vazhdimin e konsitituimit të institucioneve dhe formimin e Qeverisë. [embedded content]
Ndonëse është traditë ndërkombëtare që 1 maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, të shoqërohet me protesta për plotësimin e kërkesave dhe përmirësimin e kushteve të punës për të punësuarit, në Maqedoni është traditë në këtë ditë të dilet në piknik. E një ndër vendet më të preferuara për këtë, është parku i Sarajit. Krahasuar me vitet e kaluara, numri i qytetarëve që kishin dalë në piknik ishte dukshëm më i ulët. Por, ajo që nuk kishte ndryshuar nga vitet e kaluara, janë kushtet infrastrukturore. Tualetet, ngjashëm si edhe viteve të kaluara, edhe këtë vit ishin të mbyllura me dry, akoma mungojnë…
Vendet e pasigurta dhe pagat e ulëta në sektorin privat dhe presioni politik në sektorin publik i detyroi një pjesë të punëtorëve,që të drejtat e tyre ti kërkojnë në rrugë. Nëpërmjet një marshi protestues, qytetarët e ngritën zërin duke kërkuar kushte më të mira pune. Marshi përfundoi para selisë së LSM-sq, ku kryetari i Sindikatës së punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatat civile kërkuan dorëheqjen e kryetarit të LSM-së Zhivko Mitrevski. Kjo ndërtesë prapa nesh dikur ishte një tempull i punëtorëve, tani është tempulli i shantazhuesve. Kjo ndërtesë është bosh, ka vetëm fantazma. Këtu është vetëm Zhivko Mitrevski dhe…
Katër personave u është shqiptuar masa e paraburgimit, dy të tjerëve u janë shqiptuar masa kujdesi ndërsa njëri është dërguar në arrest shtëpiak. Ky është vendimi më i ri i Gjykatë Themelore Shkupi 1 për të shtatë të arrestuarit për sulmin e së enjtes ndaj deputetëve dhe gazetarëve në Kuvend. Meqë procedura zhvillohet me Ligjin e ri për procedurë penale, në procedurë të përshpejtuar, paraburimi për këtë vepër mund të zgjasë më së shumti tetë ditë, thuhet në njoftimin e Gjykatës.Dje Ministria e Punëve të Brendshme ngriti kallëzim penal ndaj 15 personave për pjesëmarrje në turmë e cila pengon aktivitetin…
01 May Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën. Vazhdojmë t’i lëvizim proceset me mençuri dhe në periudhën e ardhshme do të veprojmë në formim të qeverisë së re reformatore, tha Zoran Zaev. Ai njoftoi se Gjorge Ivanov do të marr njoftimin deklaratë nga Kryeparlamentari i ri se ekziston shumicë parlamentare dhe do të kërkojë nga Ivanov të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe ta jep mandatin për formim të qeverisë. Gjithastu ekziston Program i Qeverisë së re reformatore e cila garanton unitaritetin e shtetit, respektimin e Kushtetutës, perspektivat…
Rroga minimale do të rritet për 20 përqind, pas ndryshimit edhe të ligjit për pagën minimale. Kështu ka deklaruar sot ministri i Punës dhe Politikës sociale Ibrahim Ibrahimi pas një takimi punë te realizuar me përfaqësues të sindikatave reprezentuese në Maqedoni. Ministri Ibrahimi theksoi se bëhet fjalë për bisedime fillestare midis përfaqësuesve të Sindikatës dhe Ministrisë për rritje të pagës minimale. “Atë që fillimisht konfirmuam është se ka hapësirë, ka dëshirë për rritje të pagës minimale dhe besoj se së shpejti në bisedimet plotësuese me përfaqësuesit e sindikatave, me punëdhënësit, do të gjejmë modus të përbashkët, zgjidhje të përbashkët për…

